LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Levandovski pret që Shqipëria të humbasë edhe ndaj Anglisë

13 Tetor 2021, 06:50, Sport CNA
Levandovski pret që Shqipëria të humbasë edhe ndaj

Robert Levandovski ka pranuar se ishte i ndërgjegjshëm në çdo moment se gjyqtaria nuk do ta mbyllte ndeshjen Shqipëri-Poloni në momentin kur e ndërpreu sfidën për shkak të sjelljes së tifozëve.

?E dinim që gjyqtari nuk do ta mbyllte ndeshjen dhe do të kthehej në fushë?, tha sulmuesi polak për TVP. ?Sidomos pasi ne shënuam një gol dhe në fakt kishin mbetur 13-14 minuta deri në fund të sfidës, ndaj ishte një vendim i vështirë për të?, shpjegoi fillimisht ai.

Fitorja minimale ndaj Shqipërisë sipas tij erdhi edhe për shkak se ekipi shqiptar bëri mirë mbulimin e emrave më të rrezikshëm të sulmit të përfaqësueses polake. ?Mund të thuhet se bëmë minimumin, por gjithsesi e kryem detyrën. Kishim kontrollin në mes të fushës, vetëm rreth 20 metra nga porta e kundërshtarit nuk kishim shumë lojtarë tanët. Kishte gjithmonë dyluftime, nuk kishte hapësira, kishte gjithmonë 2-3 lojtarë afër?, shpjegoi ai arsyen pse kjo e sotmja ishte një fitore shumë e ngushtë e Polonisë ndaj kuqezinjve.

Tani ai parashikon një disfatë të Shqipërisë edhe në ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë, ndaj mendon se Polonia duhet të përqendrohet te vendi i dytë. ?Mendoj se anglezët nuk kanë se si humbin pikë, ndaj ne duhet të fokusohemi te puna jonë, ndeshjet tona. Duam të marrim 6 pikë dhe pastaj të shohim se ku na çojnë:, tha ai në përfundim të duelit.

Lajmet e fundit nga