Connect with Us

Lajme të mira për Tiranën, dy titullarët hedhin pas krahëve Covid-in

Sport

Lajme të mira për Tiranën, dy titullarët hedhin pas krahëve Covid-in

Publikuar

-

Më në fund lajme të mira për Tiranën. ‘’Panorama Sport’’ shkruan se Arzen Voci dhe Kosta Jani që ishin diagnostikuar me COVID, kanë dalë negativë dhe kanë nisur punën me ekipin.

Po kështu, edhe Taulant Seferi që ishte pozitiv ka dalë negativ dhe pritet që sot të jetë në kryeqytet për të nisur stërvitjen.

Bashkë me Seferin, negativ ka dalë dhe Ismajlgeci i cili gjithashtu do të bashkohet me grupin për tu përgatitur për sfidën me Teutën në kampionat.

Ndërsa sa i përket Gjumsit, Hoxhallarit, Likës dhe Ngos në ditët në vijim do të shikohet sërish situata e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Nuk ka surpriza në Kupë, ja skuadrat që kualifikohen për në raundin tjetër

Publikuar

-

Nga

KuNuk ka surpriza në Kupën e Shqipërisë, me Vllazninë që triumfoi 4-0 ndaj Labërisë dhe zhvlerësoi humbjen 2-1 në ndeshjen e parë, duke vijuar më tej aventurën në fazën e 1/8-ave.

Shkodranët kishin vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe kishin hedhur në fushë formacionin më të mirë, teksa Gjurgjevic, Aralica, Mustedanagic e Heriç ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë e të vulosin kualifikimin.

Kukësi triumfoi 4-0 ndaj Maliqit, duke zhvlerësuar barazimin pa gola në ndeshjen e parë dhe duke siguruar kalimin, teksa bëri të njëjtën gjë edhe Laçi, që ia doli të triumfojë 4-0 ndaj sarandiotëve të Butrintit.



Edhe pse kishte siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë, Tirana nuk e nënvlerësoi aspak përballjen me Shkumbinin dhe arriti të shënojë plot 6 herë brenda 45 minutave të para, për të vijuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 9-0.

Fituan me goleada edhe Skënderbeu, 4-0 ndaj Koplikut dhe Partizani 3-0 ndaj Tërbunit, ndonëse edhe këto dy skuadra kishin vulosur kualifikimin që në ndeshjen e parë. Ia doli të avancojë më tej edhe Korabi, që pas humbjes 2-1 në Vorë, përmbysi gjithçka në Peshkopi me fitoren 4-1, ndërsa Teuta e Luzi u ndanë në barazim 2-2, por bregdetarët avancuan më tej falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë.

Me një gol në sekondat e fundit, ia doli të kualifikohet edhe Egnatia, që pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Turbinës, fitoi 1-0 në Rrogozhinë, ndërsa Kastrioti fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Elbasanit, sërish me shifrat 2-0.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

FOTO/ Jo vetëm shishe uji, gazetari polak: Tifozët shqiptarë goditën edhe me çakmakë e telefona

Publikuar

-

Nga

Përtej humbjes ndaj Polonisë ditën e djeshme në “Air Albania”, ajo që na shqetëson më shumë ishte sjellja e një grupi tifozësh të papërgjegjshëm që sulmuan me shishe uji lojtarët kundërshtarë në dy momente ndryshme.

Kjo detyroi arbitrin kryesor në minutën e 78 të ndërpriste për disa minuta ndeshjen. Ditën e sotme FIFA bëri një paralajmërim të ashpër për incidentet e krijuara në stadium, teksa gazetarët polakë nuk kanë ngurruar të bëjnë publike fakte të tjera.

Një prej tyre i pranishëm në stadium ka bërë një postim në “Twitter” ku duket qartë se tifozët “kuqezinj” nuk kanë gjuajtur vetëm me shishe, por edhe me çakmakë dhe telefona.

Në një video të publikuar ditën e sotme shihet se edhe nga kampi polak nuk ka qenë të “urtë” dhe “loja” me shishe i ka pëlqyer edhe atyre pasi ata kanë sulmuar tifozët shqiptarë në tribunën përballë.

Nuk dihet nëse për to do të ketë ndonjë ndëshkim, ndërsa për ne pritet një dënim shëmbullor.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Kupa e Shqipërisë/ 39 gola të shënuar në 12 ndeshje, ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë të vlefshme për turin e parë të saj. Në 12 sfida të zhvilluara janë realizuar një numër i madh golash. Vlen të veçohet takimi i Tiranës kundër Shkumbinit që ka përfunduar me shifrat 6-0.

Bardheblutë i kanë “larë hesapet” në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk është shënuar asnjë gol. Sakaq fitore të thella kanë korrur Kukësi, Korabi, Skënderbeu dhe Vllaznia. Më poshtë njihuni me rezultatet e gjithave takimeve ku në total janë realizuar plot 39 gola.



REZULTATET/ Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e kthimit

Apolonia – Flamurtari 1-1
Egnatia – Turbina 1-0
Kastrioti – Elbasani 1-0
Tirana – Shkumbini 6-0
Korabi – Vora 4-1
Kukësi – Maliqi 4-0
Laçi – Butrinti 4-0
Partizani – Terbuni 3-0
Pogradeci – Besa 1-0
Skënderbeu – Veleciku 4-0
Teuta – Luzi 2-2
Vllaznia – Labëria 4-0

LEXO TE PLOTE