LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

13 Tetor 2021, 16:23, Kronika CNA
Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës ?Ndre Mjeda? dhe ?Frosina Plaku?, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga