LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kupa e Shqipërisë/ 39 gola të shënuar në 12 ndeshje, ja të gjitha rezultatet

13 Tetor 2021, 13:36, Sport CNA
Kupa e Shqipërisë/ 39 gola të shënuar në 12 ndeshje, ja

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë të vlefshme për turin e parë të saj. Në 12 sfida të zhvilluara janë realizuar një numër i madh golash. Vlen të veçohet takimi i Tiranës kundër Shkumbinit që ka përfunduar me shifrat 6-0.

Bardheblutë i kanë ?larë hesapet? në pjesën e parë, ndërsa në të dytën nuk është shënuar asnjë gol. Sakaq fitore të thella kanë korrur Kukësi, Korabi, Skënderbeu dhe Vllaznia. Më poshtë njihuni me rezultatet e gjithave takimeve ku në total janë realizuar plot 39 gola.

REZULTATET/ Turi i parë i Kupës së Shqipërisë, ndeshjet e kthimit

Apolonia ? Flamurtari 1-1
Egnatia ? Turbina 1-0
Kastrioti ? Elbasani 1-0
Tirana ? Shkumbini 6-0
Korabi ? Vora 4-1
Kukësi ? Maliqi 4-0
Laçi ? Butrinti 4-0
Partizani ? Terbuni 3-0
Pogradeci ? Besa 1-0
Skënderbeu ? Veleciku 4-0
Teuta ? Luzi 2-2
Vllaznia ? Labëria 4-0

Lajmet e fundit nga