LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I skuqur në fytyrë dhe me maskë”/ Gjekmarkaj nuk ndihet mirë, largohet nga mbledhja

13 Tetor 2021, 10:43, Politikë CNA
“I skuqur në fytyrë dhe me maskë”/ Gjekmarkaj nuk

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca e sotme.

Deputeti Gjekmarkaj tha se nuk mund të qëndronte për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa shtoi se ditën e sotme erdhi në komision vetëm për respekt institucional dhe njerëzor.

?Përpara se t?ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t?ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time?, tha Gjekmarkaj, që nuk sqaroi se çfarë kishte.

Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga