Connect with Us

“Gjithçka ka mbaruar mes Berishës dhe Bashës”/ Topi: Pakt virtual për mos ta sulmuar njëri-tjetrin

Politikë

“Gjithçka ka mbaruar mes Berishës dhe Bashës”/ Topi: Pakt virtual për mos ta sulmuar njëri-tjetrin

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për marrëdhëniet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në Report Tv, Topi ka deklaruar se midis tyre ka pasur simbiozë të korrupsionit politik, që përkthehet në ‘gjueti shtrigash’ për personin e tretë që futesh në këtë lidhje.

Ish-presidenti ka theksuar se Berisha dhe Basha i kanë bërë gjërat së bashkë dhe se mes tyre ka një pakt virtual për mos ta sulmuar njëri-tjetrin.

“Këta janë bashkë nga 2005, por jo vetëm formacion politik, por ndashin edhe interesa në ekzekutiv dhe të mëdha politike. Boll kanë folur tjerët. Nuk futen në akuzat për korrupsion material, por pranoj verdiktin që kanë marrë inst

Mis tyre ka pasur simbiozë të korrupsionit politik, që përkthehet në moral , përkthehet në gjueti shtrigash ndaj personi të tretë që futesh në këtë lidhje. Kjo po ndodh edhe 2021.

I kanë bërë gjërat bashkë, ka një pakt virtual për mos ta sulmuar njëri tjëtrin. Ai thotë Basha besëprerë, ai tjetri nuk flet, deri, simbiozë. Unë besoj që gjithka ka mbaruar mes tyre. Nëse dikush e rrit dozën e rrit edhe tjetri”, ka deklaruar Topi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Debate për buxhetin e vaksinimeve te “Ekonomia”/ Manastirliu i përgjigjet opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, ka pasur në fokus debatet në lidhje me buxhetin e parashikuar për vaksinimin e popullsisë dhe përballjen me COVID.

Deputetët e opozitës i kanë drejtuar një sërë pyetjesh ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konkretisht për buxhetin që është planifikuar për vaksinimin masiv. Ministrja tha se buxheti për programin e vaksinimit është 2.7 miliardë lekë.

Diskutimet në Komision:



Manastirliu: Rreth 420 milionë lekë shkojne për qendra sociale dhe ndërmarrje sociale që aktivizojnë në territor shërbime të reja sociale për grupe të rriskuara. Do kemi vëmendje të posaçne, 1 miliardë e 25 milionë lekë për programin e riintegrimit për të përndjekurit politikë. Ky është buxheti më i lartë historik për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, rrit mburojën sociale për shtresat në nevojë.

Arbri Agalliu: Në buxhet a përfshihet dhe shpenzimi për vaksinimin apo vetëm investim në strukturën spitalore dhe në të gjithë pjesën e shëndetësisë. Do doja të dija sa i përket infrastrukturës dhe pjesës së vaksinës? E dyta përmendët pjesën e rritjes së pagës me 6%, edhe Pd e inkurajon fort rritjen e pagave, por me këtë përqindje është ofenduese për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve në këto vite është në një presion të madh dhe kjo rritje 6% kur çmimet rriten shumë më shumë sesa kaq, kur kemi një rritje të largimit të mjekëve… Këtë rritje pagash e shikoj jo të përshtatshme në këtë masë. A keni numër të saktë të mjekëve dhe infermierëve të larguar në këto 2 vitet e fundit nga vendi dhe si do e plotësoni këtë vakum?

Manastirliu: Do doja të bëja dhe një përmbledhje për fokusin e buxhetit. Programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është ën vlerën 2.7 miliardë lekë dhe është zë specifik për vaksinimin e popullatës. Programi i vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe këto fonde janë në dispozicion vetëm të këtij programi. Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet. Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj covid. Dua t’u siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë dhe mësimet e mësuara dhe patjetër që mbështet zbatimin e programeve si përgjigje ndaj covid, sakaq vijon investimet në sektor, në mënyrë që të shkojmë drejt vizionit për transformimin e sistemit shëndetësor. Rritja e pagave është e përvitshme. Qeveria jo vetëm që ka në fokus rritjen e pagave për të gjithë sektorët, por mbi të gjitha te mjekët, vëmendja jonë ka qenë e targetuar çdo vit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Basha bën një tjetër lëvizje, para fillimit të seancës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pak orë para seancës parlamentare të ditës së sotme, kreu në detyrë i PD, ka thirrur në takim grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Sipas abcneës, mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00 në selinë blu.



Ndërkohë kujtojmë këtu se një ditë më parë, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha me një deklaratë të fortë duke thënë se koha e tij ka mbaruar dhe se nuk do të lejojë askënd që të përdorë PD-në dhe forumet e saj për interesat personale të ish-kryeministrit.

LEXO EDHE:  Basha flet për këngë dhe hite/ Suksesin e tyre ia dedikon vetes

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Bashës nga Shkodra/ S’do heqim dorë derisa të fitojmë betejën!

Më tej Basha ka komentuar dhe “Foltoret” e Berishës për të cilën u shpreh se ato janë kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës me FRPD/ Nga energjia dhe shpresa e së ardhmes, tek “armiqtë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Kreu i përkohshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditët e fundit ka pasur një përplasje me një prej organizatave partnere të PD, më aktive.

Pas pjesëmarrjes masive të të rinjve në “Foltoret” e ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha i është kundërpërgjigjur në mënyrë hakmarrëse Forimit Rinor të Partisë Demokratike.

Basha po tenton të kapë FRPD-në dhe del e shpall zgjedhjet për kreun e këtij forumi, ndërkohë që statuti nuk ia lejon, pasi FRPD ka strukturat e saj.

Është e vërtetë që mandati i ka mbaruar, por që të shkohet në zgjedhje, një anëtar një votë, sikurse pretendon Basha, duhet të mblidhet Kuvendi, të ndryshohet statuti e pastaj të shpallet gara.

Por, meqë të rinjtë i janë bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit, edhe këta duhen shpallur “armiq”.

Por, çfarë mendonte Luli për FRPD, rreth një vit më parë?



Në shkurt të vitit 2020, edhe pse edhe në atë kohë ishte me mandat të përfunduar, për Lulzim Bashën “FRPD ishte e ardhmja, rinia ishte shpresa”.

Në fillim të vitit 2020, FRPD është zgjedhur anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS.

LEXO EDHE:  Seanca e radhës në Kuvend/ Duma: Nuk ka ulje në tryezë, PD do të përballet me qeverisjen

LEXO EDHE:  Video-Saimir Korreshi u denoncua për marrje ryshfeti/ Deputeti i PD regjistroi një pronë me dokumenta falso

Në lidhje me këtë lajm në atë kohë reagoi edhe Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruante se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.

“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”-shkruante Lulzim Basha.

Por, tani edhe të rinjtë, ata që dikur ishin shpresa dhe energjia, sot janë bërë “armiq” të Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE