Connect with Us

FSHF-ja ndryshon orarin dhe stadiumin, ja kur do të luhet supersfida Teuta-Tirana

Sport

FSHF-ja ndryshon orarin dhe stadiumin, ja kur do të luhet supersfida Teuta-Tirana

Publikuar

-

Teuta-Tirana është një nga supersfidat e javës së 5-të të Kategorisë Superiore. Ky takim ishte parashikuar të luhej ditën e diel më datë 17 tetor në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Ditën e sotme, FSHF-ja ka vendosur të ndryshojë orarin dhe stadiumin e kësaj përballje. Takimi është spostuar për në orën 19:45 dhe do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” me drita. Që nga fillimi i sezonit Teuta i ka luajtur ndeshjet si pritëse jashtë “Niko Dovanës” për shkak se fusha e stadiumit do të ribëhet nga e para.

Ditën e diel do të luhet gjithashtu edhe Partizani-Kukësi në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

E diel, 17/10/2021

16:45 Partizani – Kukësi (Air Albania)

19:45 Teuta – Tirana (Elbasan Arena)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Real Madrid dhe Atletico marrin lajmin e mirë, u shtyhen ndeshjet e LaLiga

Publikuar

-

Nga

Shtyhen dy ndeshje të LaLiga, pasi CAS i dha të drejtë FIFA-s për zgjatjen e pushimit ndërkombëtar. Spanjollët kishin dalë kundër, por janë dorëzuar në fund.

Në këto kushte LaLiga i kërkoi Këshillit të Lartë të Sporteve (CSD) të shtynte dy ndeshjet e javës së nëntë të kampionatit.

Bëhet fjalë për duelet Real Madrid-Athletic Bilbao dhe Granada-Atletico Madrid, që ishin programuar të luheshin në fundjavë.



Reali dhe Atletico kanë lojtarë në kombëtaret e Amerikës Latinë, që kanë ndeshje deri më 15 tetor, ndërkohë që spanjollët kanë në program edhe ndeshje të Champions League më 19 tetor.

Ditët në vijim Laliga do të vendosë për datat dhe oraret e reja për dy duelet e shtyra.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Kontratë 5-vjeçare, sulmuesi që bëri lëmsh Interin rinovon me Fiorentinën

Publikuar

-

Nga

Riccardo Sottil ka nënshkruar kontratën e re me Fiorentinës. Sulmuesi 22-vjeccar, i cili shënoi kundër Interit dhe ishte një problem konstant për kampionët e Italisë, e ka pranuar ofertën për rinovim.

Klubi i Serie A ka dalë me deklaratë dhe ka bërë me dije se Sottil ka nënshkruar një marrëveshje që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.



Sottil këtë sezon në Serie A ka luajtur në 5 ndeshje, 2 si titullar dhe po konfirmohet si një lojtar i rëndësishëm te Fiorentina, që ka menduar ta “blindojë” që tani me marrëveshjen e re.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

De Biazi te Kosova? E konfirmon vetë italiani: Do ishte kënaqësi të merrja drejtimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Gati surpriza te Kosova. Xhani De Biazi pritet që të jetë trajneri më i ri i Dardaneve.

Ish-tekniku i Shqipërisë pritet që të mbylle eksperiencën e dështuar te Azerbajxhani dhe në bazë të rezultateve negative, nuk do të ketë më rinovim.



Nga krahu tjetër Kosova ka shkarkuar trajnerin e saj, Shaland, pas humbjes së djeshme me Gjeorgjinë.

“Pas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha De Biasi për “Indeksionline”.

LEXO TE PLOTE