LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Do rezistojmë deri në pikën e fundit!'/ Banorët e Laprakës sërish në protestë

13 Tetor 2021, 16:59, Aktualitet CNA
‘Do rezistojmë deri në pikën e fundit!'/

Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Ata theksojnë se do të rezistojnë deri në fund duke kërkuar të dijnë  se çfarë do ndodhë me banesat e tyre, sepse nuk ka transparencë për projektin.

?Ne jemi të indinjuar. Projekti nuk është transparent. Po dalim mes katër rrugëve. Për nesërmen jemi të pasigurt.?, është shprehur një prej tyre.

Një tjetër banor deklaroi se ?janë 700 shtëpi që pritet të prishen. Projekti nuk është prezantuar tek neve si banorë. Ne do këmbëngulim, një pjesë janë legalizuar dhe një pjesë nuk janë legalizuar. Ka legalizim selektiv.

Qeveria duhet të na dëmshpërblejë, ndryshe ne nuk jemi në rregull. Shtëpi sociale ne nuk pranojmë, sepse kemi 30 vjet që derdhim djersë për atë banesë. Qeveria të mos ndajë njerëzit. Do rezistojmë deri në pikën e fundit.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga