Connect with Us

Dhunë në familje/ Hernandez dënohet me burg, gjykata kërkon arrestimin e tij

BundesLiga

Dhunë në familje/ Hernandez dënohet me burg, gjykata kërkon arrestimin e tij

Publikuar

-

Futbollisti i Bayern Munich, Lucas Hernandez është dënuar me burg nga një gjykatë në Madrid pas dhunës që ushtroi ndaj partneres së tij në rrugët e kryeqytetit spanjoll. Mbrojtësi francez duhet të dorëzohet në Gjykatën Penale numër 32 në Madrid më 19 tetor në mënyrë që të arrestohet dhe të mbyllet në qeli.

Ngjarja daton që prej shkurtit të vitit 2017 kur Hernandez dhe ish-partnerja e tij Amelia de la Ossa Lorente patën një zënkë publike. Si pasojë të dy u dënuan me punë në komunitet e cila nuk u përfundua nga francezi.

Urdhëri i dhënë ka vendosur si afat datën 19 tetor 2021 për Hernandez që të paraqitet përpara institucioneve në mënyrë që të pranoj dënimin vullnetarisht. Megjithatë, francezi pritet ta apelojë vendimin në mënyrë që dënimi me burg të kthehet në punë komunitare për t’i shpëtuar kështu qelisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Çudira te klubi i Bundesligës, të pavaksinuarit paguajnë vetë tamponët

Publikuar

-

Nga

Hertha e Berlinit ka vendosur, që tani e tutje të gjithë lojtarët që nuk kanë pranuar të vaksinohen, do t’i paguajnë vetë tamponët e testeve. Bëhet fjalë për një shpenzim prej diçka më tepër se 1600 euro në muaj për çdo futbollist.

Ky është një moment në të cilin në Gjermani shumë klube po studiojnë mundësinë për t’i ndaluar hyrjen në stadiume atyre që nuk janë vaksinuar, apo që nuk e kanë kaluar prej pak kohësh Covid-in.

Gjatë këtyre muajve, Hertha, ashtu si gjithë klubet e tjera ka marë përsipër të paguajnë shpenzimet për testet PCR, (70 euro për çdo tampon), që sipas rregullores së Federatës Gjermane, janë të nevojshëm për të autorizuar zbritjen e futbollistëve në fushë. Por tani klubi gjerman ndryshon strategji, 90 përqind e futbollistëve të federuar janë të vaksinuar, ndërsa për të tjerët klubi nuk do të paguajë shpenzimet e testeve.



Është ky lajmi që bëhet i ditur nga disa media të ndryshme gjermane. Çdo skuadër, për të respektuar kërkesën e Federatës, duhet të kontrollojë çdo lojtar të paktën dy herë në javë.

Hertha ka bërë shumë më tepër duke kryer 6 tamponë çdo javë për secilin prej individëve të grupit. Duke marë në konsideratë koston prej 70 eurosh për tampon, shuma e përmuajshme për çdo futbollist shkon 420 euro në javë, pra rreth 1680 euro në muaj. Fredi Bobic, drejtor teknik i Herthas, nuk deshi t’i komentojë lajmet, duke u shprehur vetëm se “90% e lojtarëve janë të vaksinuar, pa detyruar askënd që ta bëjë”. Tani për pjesën tjetër vjen vendimi se duhet t’i paguajnë vetë tamponët, secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Nagelsman provon humbjen e parë, Bajerni shokohet nga Frankfurti në “Alianz Arena”

Publikuar

-

Nga

Bajern Mynih është shokuar na javën e 7-të të Bundesligës duke u mposhtur 1-2 në shtëpi nga Eintrahti i Frankfurtit. Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Gorecëkn në minutën e 29-të të takimit i cili shfrytëzoi saktësisht një pasim të Levandovskit. Por avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Hintereger vendosi baraspeshën duke shtangur Bajernin.

Në pjesën e dytë, Nagelsman tentoi të gjente fitoren duke hedhur në fushë Musiala dhe Sabicer, por ishin sërish miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 83-të me Kostiç.

Humbja e parë për trajnerin Julian Nagelsman që pas uljes në stolin e Bajernit, por që ngushëllohet me faktin që skuadra e tij ndodhet ende në krye të Bundesligës.



 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E duan Reali dhe Barcelona, por Raiola po dërgon Halandin te PSG-ja për një super rrogë

Publikuar

-

Nga

Erling Haaland ka gjasa të mëdha që të largohet nga Dortmundi në fund të këtij edicioni pasi do t’i aktivizohet klauzola e largimit për 75 milionë euro. Në mesin e shumë ekipeve të interesuara për shërbimet e tij është edhe PSG. Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, agjenti i Haaland, Mino Raiola do të kërkojë pagë 50 milionë euro në sezon për klientin e tij nga ‘Parisienët’ plus një komision të lartë për të.



Futbollisti mund të largohet për një çmim më të lirë se sa vlera e tij në ‘Transfermarkt’ ndaj Raiola dëshiron që Haaland të ketë një pagë stratosferike Raportet e agjentit me PSG-në janë mjaft të mira pasi gjatë verës ua solli Gianluigi Donnarumman si futbollist te lirë. Gara për shërbimet e Haaland do të jetë e ashpër pasi edhe Real Madrid e Barcelona do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij. 

LEXO TE PLOTE