Connect with Us

Challandes rrëfehet para largimit: Ja momentet më të bukura dhe ato më të vështira

Sport

Challandes rrëfehet para largimit: Ja momentet më të bukura dhe ato më të vështira

Publikuar

-

Bernard Challandes u shkarkua nga detyra si trajneri i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta në edicionin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe për të dhënë lamtumirën zyrtare, doli në një konferencë të fundit për shtyp, ku ndër të tjera deklaroi se është i mërzitur jo pak për shkarkimin.

Tekniku ka sjellë në kujtesë momentet më të bukura e ato më të vështira në pankinën dardane, teksa ka zbuluar se pas kësaj eksperience, vështirë se do të rikthehet të drejtojë sërish një skuadër futbolli.

Shkarkimi – Kishim synim në fillim të ndërtojmë një ekip të vërtetë dhe të mirë, ndaj isha i lumtur me këtë punë dhe gjithashtu krenar me atë që kemi bërë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me ketë ekip dhe për këtë arsye jam i mërzitur që po largohem. Si trajner kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin, duke filluar nga federata, lojtarët dhe stafi ndihmës.

Presioni për rezultatet – E kuptoj se futbolli luhet për rezultatet, por nuk e pranoj që duhet t’i harrojmë patjetër ato, sidomos në këtë grup tejet të fortë që kemi pasur. E di që trajneri duhet të ketë rezultate dhe presioni i gjithë shtetit nuk ka qene i lehtë për federatën. Ndoshta për ju ishin të rëndësishme rezultatet, por për mua ishte primare të krijojmë ekip dhe mendoj se kemi luajtur futboll të mirë. Nuk jam i kënaqur me vendimin e presidentit, por jam i kënaqur me punën që federata ka bërë në raport me mua. Jam shumë falënderues për të gjithë, pasi më kanë përkrahur shumë. Ju them faleminderit,sha jo për sot, por për gjithë kohën.

Rikthimi në Kosovë – Shpresoj të kthehem t’i shoh ndeshjet e Kosovës në te ardhmen pasi besoj se tashmë e kemi ndërtuar hapin e parë dhe për të arritur të dytin nuk është aspak lehte. Nuk është vendim i mire që presidenti po e bën pa mua, por shpresoj që Kosova të arrij shumë pasi e ndjej veten paksa kosovar.

Eksperienca në pankinën dardane – Vendosa të vij këtu vetëm për futbollin sepse kam parë cilësitë e lojtarëve dhe e dija që mund të aplikoja vizionin tim të futbollit. Këtë e bëmë herën e parë, por pastaj patëm probleme, megjithatë kam ndjenjën se ekipi është në rrugë të mirë pavarësisht humbjes ndaj Gjeorgjisë. Nuk ishte e lehtë lufta me mediat dhe tifozët, që kërkonin vazhdimisht fitore, por ishte shumë interesante.

Kujtimet më të bukura – Koha me lojtarët, bashkëpunimi me federatën. Ndeshja me Azerbajxhanin mbetet momenti më i mirë sepse atëherë isha trajner i mirë, kur shënuam shumë gola, por tani nuk jam trajner i mirë sepse nuk po shënojmë. Ndeshja me Anglinë ku shënuam gola ishte moment i mirë, pastaj fitorja me Çekinë e Bullgarinë. Duhet të jeni krenar me këtë ekip sepse unë jam krenar me punën që kemi bërë së bashku. Ky ekip ka të ardhme.

Dështimi ndaj Maqedonisë së Veriut – Prej ditës së parë kemi ëndërruar për të ardhur në situatën e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. U kam thënë lojtarëve se mund të shkojmë në Evropian nëpërmjet Ligës së Kombeve dhe ishim afër, por ishte shumë e vështirë sepse Kosova nuk mund të luaj pa tre lojtarët kryesor një ndeshje të tillë, pa Muriqin, Rashicën e Rrahmanin. Pas kësaj ndeshje u zhgënjyem dhe nisi koha e vështirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Zbutet Mourinho, nis më në fund të lavdërojë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Zhoze Murinjo duket se pak nga pak po ndryshon mendje rreth Marash Kumbullës. Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk është ndër alternativat kryesore për prapavijën e skuadrës kryeqytetase, trajneri portugez ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje e sot edhe një elozh të veçantë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, Murinjo ka theksuar se e rëndësishme ishte që të vlerësohej kontributi i emrave si Marash Kumbulla, të cilët luanin më pak, por mbështetnin ekipin dhe jepnin maksimumin në fushë.



“Duhet t’i jepet meritë lojtarëve që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diauara, i cili gjithsesi ka punuar shumë gjatë javës, edhe pse luan pak. Lojtarët që luajnë, e bëjnë me gjithë grintën dhe miqësinë që nevojitet. Si Kumbulla, i cili hyn për të luajtur një minutë, por ka ndalur një aksion të rrezikshëm, mori të verdhë dhe hidhet në mes të goditjes së dënimit kundërshtare. Ka mbuluar një gjigand si Milinkoviç dhe del i lumtur pasi ka bërë shumë”, shpjegoi Murinjo para gazetarëve.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lojtari më i shtrenjtë i Premier League, ylli i Guardiolës i vendosur për klubin e fundit të karrierës

Publikuar

-

Nga

Jack Grealish u transferua këtë merkato verore te Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkonte me çdo kusht yllin e kombëtares së Anglisë. Dhe, në fakt për t’ia vendosur në dispozicion trajnerit spanjoll, drejtuesit e “Qytetarëve” shpenzuan plot 100 milionë paund për të bindur Aston Villa-n, teksa e bënë 26-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ndërsa po luan sezonin e tij të parë me fanellën e City, Grealish shpeshherë ka dhuruar “grimca” nga talenti i tij, teksa pritshmëritë për të janë të larta. E ndërkohë që po shijon jetën e re në Manchester, Grealish nuk e harron dashurinë për Aston Villa-n dhe së fundmi është shprehur se do të rikthehet për ta mbyllur karrierën pikërisht me klubin nga Birmingham.



“Aston Villa është një klub i cili do të mbetet në zemrën time, në fund të ditës unë jam një fans i tyre. Shpresoj të rikthehem aty një ditë, e gjej shpesh veten time duke menduar për Aston Villa. Edhe Ashley Young pasi u largua, në fund u rikthye aty dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Jam 100%i bindur për këtë”, theksoi Grealish.

LEXO TE PLOTE

Sport

I mahniti të gjithë në Angli, mesfushori i Shpresave firmos kontratë të re trevjeçare

Publikuar

-

Nga

Anis Mehmeti është bërë brenda pak muajsh një nga emrat më të përfolur në kategorinë e tretë angleze. Futbollisti i cili është bërë pjesë e Uajkomb, po shënon me vazhdimësi dhe po tregon aftësi të jashtëzakonshme me skuadrën e cila është kthyer në pretendente për ngjitjen në kategorinë e dytë.

Ndaj pakkush kishte dyshim që për të do të vinte shpejt edhe momenti i firmës në një kontratë të re profesioniste, në mënyrë që të sigurohej e ardhmja e tij në klub, por edhe kushte më të mira financiare pasi deri tani ai trajtohej si një lojtar që vinte nga akademia. Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, sot ka nënshkruar një marrëveshje që e lidh deri në vitin 2024 me klubin në fjalë.

“Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championshp ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës.

LEXO TE PLOTE