LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bullizuan 8 vjeçaren për shkak të peshës/ Ndjekësit "kryqëzojnë" Albi Nako dhe Erjona Rusin

13 Tetor 2021, 06:29, Lifestyle CNA
Bullizuan 8 vjeçaren për shkak të peshës/ Ndjekësit

Një rast i shëmtuar ka ndodhur gjatë spektaklit ?T?ka mami yll?, ku një vajzë e vogël vetëm 8 vjeçe është bullizuar hapur nga juristi Albi Nako dhe Erjona Rusi. Ata i kanë vënë në dukje 8 vjeçares peshën e saj dhe në mënyrë indirekte e kanë vendosur përballë zgjedhjes ?ose ushqim ose kërcimin? , duke mos ju interesuar farë ndikimin që mund të ketë kjo shprehi jo vetëm tek vajza në fjalë por në përgjithësi.

Albi-kush mendon se kërcen më mirë nga të gjithë?

8 vjeçarja-Mendoj se unë, kisha më shumë elementë.

Albi-Ty të pëlqen të ushqehesh apo kërcesh?

8 vjeçarja- Mmm të kërcej

Erjona: Do hiqje dorë nga ushqimi për të kërcyer?

Ky veprim është komentuar shumë nga ndjekësit dhe publiku në tërësi të cilët nuk i kanë kursyer komentet negative kundrejt tyre.

?E ke fytyren si mali me gropa dhe guxon i bullizon femijët. A quhesh akademi?? Akademi për çfarë? Për ata që kanë talent, që kanë një trup perfekt, që dinë çdo levizje më mirë se ty? Normal që dhe për ta është akademia, aman ka dhe njerez qe me pak ndryshim e ndihmë arrijnë të behen po aq të mirë. Po jo se surrati jot që hiqet sa lart e posht si i zgjuar e talentuar kur s?di as të lidhë dy fjale me femijët. Turp?, i shkruan njëri prej komentuesve./CNA.al

Lajmet e fundit nga