Connect with Us

“Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

Politikë

“Asnjë investim në sektorin e energjisë”/ PD akuza qeverisë: Kjo krizë e ka themelin te abuzimi dhe vjedhja

Publikuar

-

cna lajme politike

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka akuzuar qeverinë se po ia faturon tregjeve ndërkombëtare krizën, për të cilën flet përditë.

Sipas Agalliut kjo është një krizë korrupsioni, që i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Agalliu theksoi më tej se është e pashmangshme që nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor, të mos preket qytetari shqiptar.

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.

Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën  publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen  nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri. Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme”, thuhet në deklaratën e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vrasja e dy të rinjve në Tiranë/ Berisha: Gjithçka jashtë kontrollit në Narkoshtetin e vetëm në Europë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryemistri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas Berishës, Tirana dhe Shqipëria ndodhet në kthetrat e krimit. Ai thekson se gjithçka është jashtëkontrollit, duke e cilësuar qeverinë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.



Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit. Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes dy te rinj Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes! Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përçarja brenda PD/ Spaho rendit arsyet pse “braktisi” Bashën: Me dhemb shpirti kur Rama i thotë “ty të dua”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka folur mbi situatën aktuale të PD dhe përçarjeve brenda saj.

Gjithashtu, Spaho nga studio e lajmeve në Vizion Plus shpjegoi arsyet pse vendosi t’i bashkohej “Foltores” së ish kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se një ndër arsyet e forta të “braktisjes” së Bashës ishte kur ai vendosi të përjashtonte nga grupi parlamentar, ish kryeministrin, Sali Berisha.

Që nga zgjedhjet e 25 Prillit janë ngritur shumë pikëpyetje lidhur me përgjegjësitë q ë ka lidershipi. Konstatova që kishte një ngutje për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e partisë, për të vendosur njerëz të cilët mendojnë në të njëjtën mënyrë të pasuara të gjitha këto nga mungesa tërësore e analizës. U emrëuan në mënyrë jo statutore të gjithë drejtuesit e PD, pa kandidatura, pa votim të fshehtë. U premtua që do të faktohej masakra zgjedhore e 25 prillit, masakër ka pasur por, ne ngelëm në kuadrin e propagandës me fakte sipërfaqësore nuk vepruam si në vitin 2001. U premtua që do fillojë beteja në shtator. Në fakt beteja filloi me Berishën, me gruan, me rininë në vend që të fillonte me Ramën. Kapakun ja vuri me veprimin ndaj zotit Berisha ku në mënyrë personale vendosi përjashtimin e tij. Ka shumë vendime që janë marrë në këtë formë sidomos gjatë tre viteve të fundit”, u shpreh Spaho.

Më tej, Spaho u pyet lidhur me reagimin e kryedemokratit Basha dhe Sekretarit të Pergjithshëm të PD, Gazment Bardhi për mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, reagimi i tyre është tepër i pambështetur, ndërsa nënvizoi se “ne nuk luajmë me marifete të tilla, të falsifikojmë formularë”.

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

LEXO EDHE:  Nga Gëzim Zilja/ Basha e mori PD-në Baobab, e katandisi Akacie të mbjellë nga Rilindja në Lungomare



Reagimi i tyre është tepër i pambështetur dhe është si ai njeriu që mbytet dhe kapet pas çdo fije kashte. Është Kuvend i jashtëzakonshëm nuk kalon përmes organeve të zgjedhura. Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin me 25% të firmave të delegatëve. Rendi i ditës përcaktohet po nga delegatët. Ditën që zhvillohet Kuvendi ngrihet komisioni i mandateve dhe shqyrton delegatët janë këta apo jo. Ne i kemi depozituar dhe le t’i verifikojë. I di shumë mëirë sepse ke listat e gjithë anëtarëve të PD, por nuk ke vullnet politik sepse e dine që ato janë krejtësisht të sakta. Bardhi tha është bllof, ne nuk luajmë me marifete të tilla, të falsifikojmë formularë”, theksoi Spaho.

Më tej ai deklaroi se PD është në gjendjen më të keqe që ka pasur PD në 30 vite dhe sipas tij, i vetmi person që mund të shpëtojë është Sali Berisha.

Unë mendoj ne sot jemi në gjendjen më të keqe që ka pasur PD në 30 vite. Anëtarësia e PD e ka humbur shpresën që me Bashën mund të fitojë. Më dhemb shpirti kur Rama i thotë unë ty të dua, unë me ty fitoj tërë jetën. Kjo do të çojë në rrënimin tërësor të PD dhe kthimin në një forcë periferike. I vetmi person që mund të bashkojë PD, është Berisha, është themeluesi i PD, ka një përvojë të jashtëzakonshme politike. Është një nga politikanët më të sofistikuar në zonën e Ballkanit”, tha Spaho.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sa firma janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar?/ Paloka tregon shifrën konkrete, ja sa janë seleksionuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë gjithsej 5000, por 800 prej tyre janë seleksionuar.

Paloka në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën nënvizoi se u vendos që formularët të dorëzoheshin në zyrën e tij, pasi palët nuk kanë besim te njëra – tjetra.

Ai po ashtu tregoi dhe arsyet se përse ende nuk ka firmosur vetë formularin, duke u shprehur se kërkoi votëbesim nga Basha pas shpalljes së vendimit, e teksa ky hap nuk është marrë prej tij, për momentin deputeti ka vendosur të qëndrojë pezull.

Mua më kërkuan përfaqësuesit e firmëtarëve një takim, ishim një grup i madh dhe diskutuam këtë çështje, që më pas u vendos që formularët të vijnë në zyrën time. Një pjesë e shihnin në aspektit juridik, sepse një ftesë thonin nuk njohim një strukturë që nuk është mbledhur sipas statutit. Por për Kuvendin e Jashtëzakonshëm ka një pikë, mbledhjen e ¼ për të mbledhur atë. Kjo pjesë mungon, e kjo ka krijuar tollovinë statutore e procedurale. Unë dhe Berisha kemi kërkuar të shkojnë në sekretariat, edhe për këtë arsye. I thoja që keni bërë gjithë këtë punë sepse janë mbledhur 5000 firma të mbledhura, por ato kanë seleksionuar dhe të tjera.

I thashë që keni bërë këtë punë, hajde të mos krijojmë aludim për këtë. Edhe unë dhe zoti Berisha ishim që të çoheshin në sekretariat. Një gjë që mbase nuk thuhet publikisht, sepse kapen te statuti nga të dyja palët, por problemi është që mungon besimi te palët. Nuk ka besim e kjo është nga arsyet kryesorja. Ka pasur informacione për presione, disa janë bërë dhe publike. Unë kam vetë disa informacione. Atë ditë pasi u diskutua gjatë u vendos të depozitohen te unë, jo si detyrim. Është e drejta për të mbledhur kuvendit”, tha Paloka.

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

LEXO EDHE:  PD fshehu skandalin e Lleshajt



Por kur palët nuk kanë besim, si i bëhet?

Paloka: Janë 5000 firma dhe do të bëhen publikisht para gjithë mediave. Të merren me radhë dhe të mbyllet ky proces dhe justifikim. Jam i bindur që askush nuk ka dyshim sot që ato firma janë aty. Ditën e parë u tha po luhet me blofin, nuk ekzistojë firmat. Këtu u fyeva dhe unë. Për këtë arsye u bë dhe transparenca që sa mundet të bëhet në një zyrë të vogël.

Ju këtë formular e keni plotësuar?

Paloka: Jo. Për arsyet e mia. Kur kjo situatë vajti këtë pikë, edhe për marrëdhëniet që kam pasur me të, sepse interesi im është PD. As Basha dhe Berisha. Unë dua që PD të mos dali e përçarë nga kjo. Unë zotit Basha i kam kërkuar të kalojë në votëbesim. Jemi në këtë situatë. Ai e mori vendimin dhe pati presion, por sot jemi në këtë situatë PD është në pikën më të zezë dhe ke detyrimin të thuash që do të marr këtë vendim. Meqenëse i kam kërkuar këtë nuk kam firmosur për Kuvendin. Nëse është kryetar i PD, duhet të respektojë vullnetin e delegatëve dhe kjo është e vetmja gjë që bën në shërbim të demokratëve që kanë qëndruar mbrapa për kaq vite./CNA.al

LEXO TE PLOTE