Connect with Us

Asambleja e Dhomës Amerikane/ Yuri Kim: Qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit

Aktualitet

Asambleja e Dhomës Amerikane/ Yuri Kim: Qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit

Publikuar

-

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë tha se SHBA ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin!

’30 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike që ndodhi nga vullneti. Gjatë këtyre 30 viteve është e pabesueshme sa të afërt janë vendet. Kemi 3 prioritete Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. SHBA janë ekonomia më e madje në botë dhe shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, më shumë punësim, më shumë investimet.

LEXO EDHE:  Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Boll me ‘fake’ zgjidhje!

Përveç projekteve të mëdha si Skavica dhe TEC i Vlorë ju mund të shihni marrëdhëniet e tjera tregtare. I bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi klimës së biznesit, duhet të vazhdoj Reforma në Drejtësi, të zgjidhet problemi i pronave të rritet konkurrenca e drejtë. Duhet të shpalosen burimet e mëdha që ka Shqipëria.’- tha Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

‘Do rezistojmë deri në pikën e fundit!’/ Banorët e Laprakës sërish në protestë

Publikuar

-

Nga

Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Ata theksojnë se do të rezistojnë deri në fund duke kërkuar të dijnë  se çfarë do ndodhë me banesat e tyre, sepse nuk ka transparencë për projektin.

Ne jemi të indinjuar. Projekti nuk është transparent. Po dalim mes katër rrugëve. Për nesërmen jemi të pasigurt.”, është shprehur një prej tyre.



Një tjetër banor deklaroi se “janë 700 shtëpi që pritet të prishen. Projekti nuk është prezantuar tek neve si banorë. Ne do këmbëngulim, një pjesë janë legalizuar dhe një pjesë nuk janë legalizuar. Ka legalizim selektiv.

Qeveria duhet të na dëmshpërblejë, ndryshe ne nuk jemi në rregull. Shtëpi sociale ne nuk pranojmë, sepse kemi 30 vjet që derdhim djersë për atë banesë. Qeveria të mos ndajë njerëzit. Do rezistojmë deri në pikën e fundit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kreu i Dhomës Amerikane: Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive Euro-Atlantike

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka deklaruar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, se Shqipëria duhet të orientojë politikat drejt mundësive euro-atlantike dhe të përfitojë prej tyre.

Ai ka theksuar se Shqipëria duhet të luftojë ekonominë e zezë, informale, koston e së cilës, e paguajnë bizneset e ndershme dhe e marrin në konsideratë investitorë të huaj potencialë.

“Ka një shqetësim në rritje dhe pakënaqësi me politikat e brendshme të vendit. Indeksi i Biznesit, matësi vjetor i AmCham tregon se shumë shpesh praktikat në mënyrën e të bërit biznes nuk janë të drejta. Si rrjedhojë e kësaj situate, talente të reja profesionale janë duke parë mundësitë e largimit nga Shqipëria. Nëse duam të ndërtojmë vërtetë një ekonomi konkurruese, kjo është një kosto për të gjithë ne – përfshirë bizneset tona” u shpreh ai.

Jaço bëri një analizë të situatës ku operojnë bizneset, një pjesë e të cilave, punojnë në atë që ai e quajti ekonomi të pastër penalizohen nga pjesa tjetër e ekonomisë informale.

LEXO EDHE:  Takimi në Presidencë/ Reagon Basha: Jam më krenar se kurrë, do ta çoj sigurinë në nivele të tjera

LEXO EDHE:  “Super qeveria ‘Rama 3”/ Nikoll Lesi bëhet qesharak deri në neveri!



“Sot janë tre hije që karakterizojnë ekonominë shqiptare. Është ekonomia e bardhë, e cila është e pastër, por është edhe ekonomia gri dhe ajo e zezë. Dhe ju (anëtarët) punoni në ekonominë e paster por jeni duke paguar kostot e anës së errët të ekonomisë. Kjo nuk është e drejtë dhe duhet të marrë fund” tha Jaço duke iu drejtuar kompanive anëtare.

Ai kërkoi nga qeveria më shumë përpjekje në krijimin e praktikave të drejta, konkurruese dhe të ndershme.

“Ne përgëzojmë Qeverinë për nismat në reduktimin e informalitetit të ekonomisë gri përmes faturimit elektronik të detyrueshëm por ne e inkurajojmë atë, që të bëjë më shumë përpjekje për të ç’rrënjosur ekonominë e zezë duke pranuar programet perëndimore mbi praktikat kundër pastrimit të parave. Këto masa do të rrisnin interesin e investitorëve seriozë drejt Shqipërisë”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Policia nis aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, biznesi i madh në lupë

Publikuar

-

Nga

Brenda pak ditësh policia e shtetit do të nisë aksion në të gjithë vendin për vjedhjen e energjisë elektrike.

Në një mbledhje të thirrur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku me drejtuesit më të lartë të uniformave blu, është kërkuar që vjedhja e energjisë të jetë në fokusin e policisë së shtetit.

Kjo kërkesë e dy ministrave vjen pasi kryeministri Rama njoftoi krizën energjetike.

Euronews Albania mësoi nga burime se prioritet do jenë kontrollet në bizneset e mëdha, të cilat do duhet të monitorohen në bashkëpunim me OSSHE.

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Ngjarja që mbahet sekret/ Burri i ministres së Ramës rrihet nga bandat

LEXO EDHE:  Cipras ne Parlamentin grek: Votoni paketen, perndryshe bie Qeveria



Referuar raportit të Entit Rregullator të Energjisë, në vitin 2020 niveli i humbjes së energjisë elektrike përllogaritej 1.4 milionë megavat, nga të cilat rreth 60% vinte nga vjedhja e energjisë.

Nëse kjo energji do të shitej me çmimin mesatar të vjetshëm të bursës hungareze, ajo do të kushtonte 32,3 milionë euro.

Në vitin 2014 vjedhja e energjisë elektrike ishte një nga prioritetet kryesore të qeverië.

Në atë kohë bashkëpunimi mes uniformave blu dhe OSSHE çoi në arrestimin e qindra individëve të cilët u kapën duke vjedhur energji./euronews

LEXO TE PLOTE