Connect with Us

Andi Lila vlerëson Kumbullën ndaj Polonisë: Ose Murinjo nuk merr vesh nga futbolli ose ka shkuar për pushime në Romë

Kombëtare

Andi Lila vlerëson Kumbullën ndaj Polonisë: Ose Murinjo nuk merr vesh nga futbolli ose ka shkuar për pushime në Romë

Publikuar

-

Marash Kumbulla ka bërë një ndeshje të madhe në Air Albania kundër Polonisë duke mbajtur Leëandoëskin me sukses. Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm dhe vlerësimet për të erdhën edhe nga Andi Lila në “Supersport”, që nga ana tjetër nuk kupton lënien në stol te Roma.

“Kumbulla ka qenë i jashtëzakonshëm. Tani duhet të them se ose Murinjo nuk kupton fare nga futbolli ose ka shkuar vetëm për pushime në Romë”, do të shprehej Lila.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Anglia publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën zyrtare për dy ndeshjet e saj ndaj Shqipërisë më 12 nëntor dhe ndaj San Marinos më 15 nëntor, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Ka pasur disa ndryshime në listën e trajnerit, Garet Sauthgejt, ku bie në sy sulmuesi i Romës, Tami Abraham dhe me rikthimin e Meguajërit, mbrojtësi i Milanit, Fijkajo Tomori nuk është grumbulluar.

LISTA 

Portierë – Sem Xhonston (WBA), Xhordan Pikford (Everton), Aron Remsdejl (Arsenal)



Mbrojtës – Trent Aleksandër-Arnold (Liverpul), Ben Çilluell (Çelsi), Konor Coadi (Volves), Ris Xhejms (Çelsi), Herri Meguajër (Mançester Junajtid), Tiron Mings (Aston Vila), Luk Shou (Mançester Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Kajl Uokër (Mançester Siti)

Mesfushorë – Xhud Belingam (Borusia Dortmund), Xhordan Henderson (Liverpul), Mezon Maunt (Çelsea), Kalvin Filips (Lids), Deklan Rajs (Uest Hem), Xhejms Uard-Praus (Sauthempton)

Sulmues – Tami Abraham (Roma), Xhek Grilish (Mançester Siti), Fil Foden (Mançester Siti), Herri Kejn (Totenhem), Markus Rashford (Mançester Junajtid), Bukajo Saka (Arsenal), Rahim Stërling (Mançester Siti).

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Trajneri Reja i bën dalje Rei Manajt

Publikuar

-

Nga

Dashuritë e mëdha kthehen edhe në urrejtje të këtyre përmasave! Trajneri Reja e kishte Rei Manajn si një prej futbollistëve më të preferuar, duke i besuar shumë këtij sulmuesi. Por shpërblimi nuk erdhi prej lojtarit, që shkaktoi shumë reagime me egoizmin e madh në finalen ndaj Polonisë.

Në minutat e para të “Air Albania”, Uzuni do të dilte i vetëm përballë portierit nëse Manaj do ta shërbente. Me dëshirën për të imituar Armando Brojën dhe për t’u kthyer në hero, do të humbisnim shansin më të mirë dhe e paguam me shuarjen e ëndrrës së Botërorit.



Ndërkohë surpriza e madhe vjen në listën e muajit nëntor. “Sport Magazine” që  ka zbuluar se Rei Manajn është përjashtuar për përballjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Arsyeja është se Manaj nuk po luan me Spezian në Serinë A, ndërsa nga ana tjetër shërben edhe si një mesazh për të ardhmen, se individi nuk duhet të kërkojë kurrë që të ngrihet mbi Kombëtaren.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gati për hapin e madh në karrierë/ Nedim Bajrami ndiqet nga klubet e Bundesligës gjermane

Publikuar

-

Nga

Nedim Bajrami mund të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, në Bundesligë. Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos në Itali, fantazisti shqiptar ndiqet nga klube të Bundesligës.

Emrat e klubeve ende nuk janë bërë të ditura, por nuk përjashtohet mundësia që në merkaton e janarit ose atë të verës, futbollisti të ndryshojë ekip.



Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur ishte një titullar i padiskutueshëm te Empoli në Serie B, këtë sezon Bajrami po has vështirësi me trajnerin e ri, i cili shpesh e ka aktivizuar nga stoli.

Këtë edicion me Empolin, 22-vjeçari në 11 ndeshje ku është aktivizuar, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

LEXO TE PLOTE