Connect with Us

Ahmetaj jep lajmin e mirë/ Zbulon datën kur fillon shpërndarja e apartamenteve

Politikë

Ahmetaj jep lajmin e mirë/ Zbulon datën kur fillon shpërndarja e apartamenteve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë të ditura disa nga vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ndër të tjera Ahmetaj dha një lajm të mirë për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.

Ahmetaj tha së ne 25 nëntor do të fillojë shpërndarja e apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa siguroi se gjithë proçesi do të jetë transparent.

Kemi marrë vendim për hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës për përshpejtimin e procesit të rindërtimit. Një vendim i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti për mënyrën si do shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet duke filluar nga 25 nëntori i këtij viti, ku do shpërndahen pjesa  e parë. Në vendim është përshkruar shpërndarja, pasi kalon lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendorë“, tha Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.



“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë”/ Sherefedin Shehu flet për procesin e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit 2019, qeveria pak ditë më parë bëri një bilanc të familjeve që janë futur dhe që pritet që të futen në shtëpitë e reja brenda këtij viti.

“Jemi vendi i parë në botë që ndërton shtëpi falas” tha gazetari Bardhi Sejdarasi.

Sheferedin Shehu, ish-zv/ ministër i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, por edhe deputet i kësaj force politike, aktualisht pedagog dhe ekspert i ekonomisë i ftuar në emisionin “Log” në ABC News me Endri Xhafon tha se qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë në procesin e rindërtimit.



Në përgjithësi ka një mungesë transparence në këtë proces. Kam një listë të konstatimeve të FMN-së që ka theksuar me të madhe që përveç PPP-ve të famshme, ka folur për përmirësim të menaxhimit të investimeve publike dhe fondet e rindërtimit t’i nënshtrohen kontrollit për të mos krijuar rritjen e borxheve të fshehta.

Qeveria deri tani ka krijuar 365 milionë euro borxh publik. Kemi 36 miliardë lekë borxhe që nuk janë të raportuara”, tha Shehu.

LEXO TE PLOTE