Connect with Us

VIDEO/ Incidente para ndeshjes, tifozët e Kombëtares përplasen me tifozët e Polonisë

Kombëtare

VIDEO/ Incidente para ndeshjes, tifozët e Kombëtares përplasen me tifozët e Polonisë

Publikuar

-

Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën e radhës kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Polonisë në “Air Albania”. Ky takim do të luhet me kapacitet maksmial të tifozëve që do të jenë rreth 22 mijë të pranishëm, ndërsa nuk do të mungojnë as tifozët polakë që do të jenë rreth 1 mijë.

Kur duhen edhe pak orë para sfidës, të dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën. Para presidencës një grup tifozësh shqiptarë janë sharë dhe ofendur me disa polakë që ishin të pranishëm. Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmat që situata të mos agravonte më shumë dhe që mos të kishte përplasje fizike mes tifozerive.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Humbja 5-0 ndaj Anglisë, trajneri Reja befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka deklaruar se ndaj Anglisë sot e kishte të pamundur kushdo që të bënte diçka. Në fjalët e tij për “SuperSport”, ai theksoi se ekipi nuk mund të bënte më shumë ndaj një ekipi dominues.

“Përqendrimi nuk ka të bëjë, ata u nisën shpejt, kur ke këtë fizik… Ne nuk i mbajtëm, për fat të keq janë më të fortë edhe në planin fizik. Kur gjen një Angli si kjo duhet të mundohesh të përmbash  kundërshtarin dhe të përmbysnim situatat, por nga pikëpamja fizike kishte një diferencë të madhe. Në pjesën e dytë u sistemuam e luajtëm me personalitet, por edhe ata u ndalën pak. E qarkulluan topin. Edhe unë bëra disa ndryshime duke hedhur lojtarë në planin fizik. Kishin dominim total në nisjet, se kur niseshin nuk i ndalnim kurrë, bëhej e vështirë të ndaleshin. Këta janë të fortë e kur nisen nuk ia del ti rrish mbrapa.

Unë dëshiroja të luaja ndeshjen me presing, por nuk mund të bëhej se kishin dominim fizik, u munduam t’i sulmonim lart, por kur niseshin nuk ia dilnim. Ndoshta po të riluhej do të mbyllesha në mbrojtje si në pjesën e dytë, por herët a vonë do të bënin gol. Mua më interesonte të shihja ekipin më lart, por fizikisht nuk ishim, janë shumë më të fortë, pavarësisht cilësive. Në këto nivele, për ne është e vështirë që t’i përmbajmë kundërshtarët, nuk ia dalim.



Kisha dy dëmtime, dhe ishte menjëherë s 2-0 dhe bëhet e vështirë të mbyllësh diçka, se kur i bën zëvendësimet pastaj mbetesh pa alternativa. Ishim pa fat edhe te dëmtimet. Imazhin nuk e prish se në Londër mund të humbësh sidomos me një skuadër si është kjo.

Fizikisht ishin mirë, ishin të karikuar, si në pak ndeshje. Nuk i kisha parë në ndeshje të tjera në këtë grintë, ishin të fortë, nuk tërhiqeshin as në përplasje. Kur gjen një ekip kaq të karikuar, vë poshtë këdo, jo vetëm Shqipërinë por edhe ekipe më të forta se ne”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kejn si Rumenige, ja hera e fundit kur Shqipëria pësonte pesë gola në pjesën e parë

Publikuar

-

Nga

Pjesa e parë ndaj Anglisë ishte një katastrofë për Kombëtaren tonë u “3 Luanët” nuk dinin të ndaleshin duke shënuar plot 5 herë në portën e mbrojtur nga Tomas Strakosha.

Lojtari më i mirë për anglezët në pjesën e parë ishte ylli i Totenhemit, Herri Kejn që shënoi plot 3 herë në harkun kohor të 27 minutave. Për një disfatë të tillë duhet të kthehemi pas 40 vite, kur Gjermania na poshtëronte më rezultatin 8-0.



Pjesa e parë në atë sfidë ishte identike me gjermanët që na shënonin 5 herë, ku legjenda Rumenige shënonte 3 herë në portën e mbrojtur nga Perlat Musta.

Rumeninge hapte siparin e golave duke shënuar pas 5 minutash lojë, për të dyfishuar në të 19-të dhe plotësonte tripletën në minutën e 43-të. Një fotokopje sfida e sotme krahasuar me atë të 40 viteve më parë duke sjellë një situatë aspak të këndshme për tifozët tanë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Pjesë e parë katastrofike! Shqipëria e Rejës shikon makthe në “Wembley”

Publikuar

-

Nga

Një pjesë e parë katastrofike bëri që kombëtarja shqiptare të rikthehej shumë vite përpara dhe të pësonte një humbje vërtetë të thellë, 5-0 në transfertën ndaj Anglisë. Një atmosferë e jashtëzakonshme në “Wembley”, ku të paktën 1/3-a e tifozëve ishin ata kuqezi, megjithatë gjërat në fushë nuk shkuan aspak mirë.

Fillimisht ishte Keidi Bare që “u dorëzua” për shkak të një dëmtimi, ndërsa më pas Maguire shënoi golin e avantazhit për anglezët, pas një gabimi në vendosje të kuqezinjve në goditje standarde.

Makthi nuk kishte fund, pasi në të 15-ën Myrtu Uzuni shpërdoroi një “dhuratë” të anglezëve për të rikthyer baraspeshën, ndërsa dy minuta më vonë Marash Kumbulla la fushën e lojës i dëmtuar, për t’u zëvendësuar nga Dermaku.

Nga ky moment gjithçka shkoi keq e më keq, me kuqezinjtë që nxorën topin plot 5 herë nga rrjeta deri në fundin e pjesës së parë dhe po të mos ishte për mëshirën e “tre luanëve” në 45-minutëshin e dytë, mbrëmja mund të kishte përmasa edhe më dramatike.

Gjithsesi tani nuk ka kohë për të qarë, pasi tri ditë më vonë në “Air Albania” vjen Andorra, në ndeshjen e fundit eliminatore, që duhet fituar patjetër për ta mbyllur edicionin në vendin e tretë, që ishte edhe objektivi primar i kuqezinjve.

ANGLI-SHQIPËRI 5-0
Meguajër 9 , Kejn 18′, 33′, 45+1′ Henderson 28′ 

45’+2’ Vjen edhe goli i pestë i Anglisë me Kejn i cili realizon me një gjysmëroveshatë pas një goditje nga këndi.


45’ Jepen 2 minuta shtesë.

33’ Kejn gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling. 4-0

28’ Mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.



 

18’ Vjen goli i dytë i anglezëve dhe është gjithçka shumë e thjeshtë. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.


15’ As Kumbulla nuk ia del pas një problemi fizik, në fushë Dermaku.

14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.


11’ Në fushë futet Laçi, i cili zë vendin e Bares të dëmtuar.

9’ Kuqezinjtë gabojnë në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.


5’ Sterling kërkon penallti pas një kontakti me Kumbullën dhe Baren, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. Protesta të anglezëve, ndërsa aksioni vazhdon por Uzuni sinjalizohet në pozicion jashtë loje e më pas përplaset me Pikford.

Formacionet zyrtare:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi

LEXO TE PLOTE