LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Bashës për Nokën/ Ristani: Vulhumburi ka shkelur rregullat

12 Tetor 2021, 19:07, Politikë CNA
Vendimi i Bashës për Nokën/ Ristani: Vulhumburi ka shkelur

Ish sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, ka komentuar vendimin personal të kryetarit Lulzim Basha, për shkarkimin e Flamur Nokës dhe paralajmërimin për përjashtim nga grupi parlamentar.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ristani shkruan se Basha nuk ka asnjë të drejtë statutore të marrë këtë vendim.

Ai thekson se një anëtar i grupit parlamentar, nuk mund të marrë vendim të caktojë me detyrë, ose të shkarkojë nga detyra, ose të përjashtojë nga grupi, një anëtar tjetër.

Akoma dëgjoj politikanë dhe komentues, të thonë se, vulhumburi nuk ka shkelur asnjë nen të statutit, kur ka vendosur përjashtimin e deputetit, z Berisha, apo edhe së fundi, kur vendosi shkarkimin e z. Noka nga pozicioni në komisionin parlamentar dhe paralajmërimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Të nderuar tëinteresuar:

Së pari, PD ka si organe vendimmarëse, vetëm organet kolegjale.

Organet monokratike, duke nisur nga vulhumburi dhe të tjerë, mund të nxjerin urdhëra, ose udhëzime, pra jo vendime, në bazë dhe për zbatim të vendimeve të organeve kolegjale.

Pra është e qartë, të nderuar, se vulhumburi nuk ka të drejtë statutore të marri vendim.

Së dyti, jeni të lutur, kushdo që është i interesuar, të kërkoni një kopje të shkruar të këtyre vendimeve.

Bëjeni këtë kërkim që të bindeni që nuk ka vendim të shkruar për këto cështje.

Së treti, nëse ndokush kërkon të bëjë një ankesë kundër vendimit të shpallur, por të pashkruar të vulhumburit, ose ndokush kërkon një interpretim të statutit të partisë, ju lutem, kini parasysh se në PD, sipas statutit, egziston një komision apelimi, me znj, Acka në krye, por pa anëtare.

Pra znj, Acka, me njohuritë e thelluara juridike që besoj i ka, derisa ka pranuar këtë detyrë,  dhe me eksperiencën për të analizuar dhe interpretuar norma ligjore, në mungesë edhe të anëtarëve të gjykatës së partisë, mund të supozonim se do e zgjidhte këtë çështje, në rast se vulhumburi do hartonte një dokument, me firmë dhe me vulë.

Ka të tjerë politikanë, apo komentues që thonë se vendimin, vulhumburi nuk e ka marë në tërësinë e rregullave partiake, por në të atyre parlamentare.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë një rregull parlamentar që i jep të drejtë kujtdoqoftë, që me vendim personal, të vendosë mbi të drejtat e dikujt tjetër.

Pra një anëtar i grupit parlamentar, nuk mund të marrë vendim të caktojë me detyrë, ose të shkarkojë nga detyra, ose të përjashtoje nga grupi, një anëtar tjetër.

Përfundimisht, vulhumburi ka shkelur rregullat

të cilat, së bashku kemi vendosur ti zbatojmë.

Deviza e vulhumburit mu bë e qartë kur mësova ngjarjen e mëposhtme:

Në një bisedë me disa kolege, vulhumburi u thotë bashkbiseduesve: mami më ka thënë, që mos digjo se ctë thonë, por hec përpara.

Ndërkohë që ai ecën përpara dhe korr cka mbjellë, ne të tjerët të zbatojme ato rregulla që kemi rënë dakort se besoj do na dalë për hajër.

P.s. Kush ka ndonjë paqartësi, le ti hedhi një sy, statutit të PD dhe rregullores së Kuvendit të RSh“, shkruan Ristani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga