Connect with Us

“Vendimet e natës së Lulzim Bashës”/ Tritan Shehu: Sa më shpejt të mbajmë Kongresin

Politikë

“Vendimet e natës së Lulzim Bashës”/ Tritan Shehu: Sa më shpejt të mbajmë Kongresin

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër pas vendimit të Lulzim Bashës, për “shkarkimin” Flamur Nokës si numri dy i Komisionit të Sigurisë.

Shehu e ka quajtur veprimin e Bashës, si vendim të natës, një cikël ky që ka nisur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Vazhdon cikli i ndëshkimeve të natës nga Z.Basha.

Po lexoj në media se Z.Noka qenka shkarkuar nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit të sigurisë, dhe për me shumë është paralajmëruar për përjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thënë diçka!

Sikur Noka të ishte Zhukovi i BS, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes.

I dyti, “ndëshkim“ ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marrë nga Z.Basha në orët e vona.

Fill mbas atij për z.Berisha.

Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë”, ka shkuar Shehu në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Basha në Gjirokastër/ Pushtet për qytetarët e nevojat e tyre, jo për një grusht njerëzish

Sipas tij, vendimet e natës së Bashës janë të pavlefeshme, janë nul.

“Ngjarje këto krejtësisht të gabuara për një Parti Demokratike!

Ngjarje këto, që në fakt janë krejt në kundërshtim edhe me atë që ne duhet të bëjme e të realizojmë.

Në vend që të rrëzojmë Ramën po “rrëzojmë” veten tonë.

Një element më shumë ky, që tregon sa i domosdoshëm është Kuvendi i ynë Kombetar, për të diskutuar e debatuar sëbashku, për të dalë nga kjo spirale kaq e rrezikshme ndëshkimesh e përjashtimesh, që po u la kështu asnjë nuk mund të parashikojë deri ku do shkojë e si do të përfundojë.

Një gjë mund ta parashikojmë, faktin se kjo metodikë, këto “masa” nuk ndjellin asgjë të mirë për PD; demokratët, demokracinë shqiptare.

Prandaj sa më shpejt të shkojmë në Kongresin tonë”, shkruan më tej Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video- Arian Çani test të rinjve të FRPD/ “Je suis non grata” në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme, të ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan kanë qenë të ftuar Belind Këlliçi dhe anëtarët e FRPD, të cilët folën për të ardhmen e tyre në politikë dhe përfshirjen në Foltoren e Sali Berishës.

Të rinjtë nuk i kanë shpëtuar provokimit të Arian Çanit, i cili u ka bërë një test gjashtë të rinjve nëse ata janë të gatshëm të thërrasin: “Je suis non grata” duke huazur shprehjen e famshme të francezëve pas atentateve në gazetën satirike “Charlie Hebdo”.



Ideja e provokimit të Çanit ishte se nëse një akt i diplomacisë amerikane po bëhet dominant në skenën politike shqiptare duke u përpjekur të shuaj çdo zë, ide, apo alternativë tjetër, a janë të gatshëm 20- 30 vjeçarët që për ti thënë “JO” një politike të tillë prej republike bananesh?

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e grupit parlamentar/ Zbardhet plani i PD-së

LEXO EDHE:  Socialistët të tmerruar, presin kujt do ia nxjerr emri/ Ja ku i çuan paratë e bankave

Tre nga gjashtë të rinjtë thanë se ishin të gatshëm të vetëshpalleshin “non grata”  për të mbrojtur një ide ndryshe të të bërit politikë. Pas kësaj drejtuesi i emisionit i bëri thirrje të gjithëve që mendonin në këtë mënyrë të shpallnin në rrjetet e tyre sociale sloganin: “Je suis non grata”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu bashkua “Foltores” së Berishës/ Floriana Garo “thumbon” Bashën: Edhe ky si Rama, fajëson Saliun

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Komunikimit të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se kishte humbur zgjedhjet për shkak të Sali Berishës, i cili sipas tij i kishte shkaktuar dualizim.

Garo ka “thumbuar” kryedemokratin duke thënë se është bërë si Rama kur thotë se fajin për humbjet e tij i ka Saliu.

LEXO EDHE:  Azgan Haklaj thirrje publike Bashës/ Përmbysja nuk ndodh me riciklimin e bijëve të pashallarëve blu

LEXO EDHE:  Skandali/ Basha shpall grup armiqësor Këshillin Kombëtar të PD



“Basha si Rama: Fajin per humbjet e mia e ka Saliu!”, ka shkruar Floriana Garo në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Foltorja ka ngjallur shpresë”/ Spaho: Demokratët nuk e duan Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, një ndër të besuarit e Sali Berishës, mendon se ‘Foltorja’ nuk po e përçan partinë, përkundrazi, sipas tij kjo është ajo çfarë kërkon anëtarësia. Në një intervistë në Report Tv, përballë gazetares Andulela Ndreu në emisionin ‘Pa Protokoll’, Spaho thotë se ‘Foltorja’ ka ngjallur shpresë të demokratët.

Sipas tij, qytetarëve u është venitur shpresa se PD mund të vijë në pushtet me në krye Luzlim Bashën, pasi ai ka humbur katër zgjedhje radhazi dhe nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë humbje.

Ajo që vendos është anëtarësia, baza. Sikurse e dini rreth 70% e delegatëve kanë firmosur, po mblidhen edhe firma të tjera edhe nga ata që nuk kanë firmosur do vijnë në kuvend. Një parti bëhet me e fortë kur ka debat. Të humbësh 4 zgjedhje dhe të presësh 2025 kujton që do të vazhdojmë të gjejmë po atë mbështetje nga qytetarët. Kur të mbarojë ky proces, njerëzit po shohin shpresë. Me Berishën PD ka fituar 4 herë. Kur shikon se ku është katandisur PD dhe nuk ka shpresë të fitohet. Në 11 dhjetor kanë vënë kandidaturën edhe 2 apo tre individë të tjerë, nuk habitem të dalin edhe kandidatura të tjera. Kjo praktikë që po ndjek PD tregoi se është e gabuar ka qenë më rezultateve po të shohësh partitë e thera të djathta kanë ndërruar disa kryetarë derisa kanë gjetur atë që i çoi në fitore“, tha Spaho.

LEXO EDHE:  Basha nervoz dhe në panik për humbjen/ Kërcënon kreun e OSHEE: E pret fat i zi

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e grupit parlamentar/ Zbardhet plani i PD-së



Akuzave të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet pasi bie ndesh me statutin e partisë, Spaho iu përgjigj se ka dy mënyra për të thirrur kuvendin. Sipas tij, Kuvendi ose thirret me vendim e kryetarit të partisë, ose në rastin kur kryesia nuk e do një gjë të tillë, kuvendi vetëmblidhet.

Kthehuni pak prapa në kohë dhe kujtoni ca kanë thënë drejtuesit aktual të PD për kuvendin, nuk do të mbahet. Për t’i krijuar lehtësira vetes e kanë quajtur kuvend anti-amerikan. Ne idiot jemi që në kuvendin e PD të marrim në shqyrtim vendimet amerikane. Ne s’kemi asnjë tagër asnjë të drejt që ta bëjmë këtë jo është një mashtrim. Kuvendi do marrë në shqyrtim ndryshimet statusore dhe shpalljen e garës për kryetarin e ri të PD. Një subjekt mbledh kuvendin në dy forma, ose me vendim të kryetarit, kryesisë, ose vetëmblidhet sepse këto organizma mund të mos duan. Ditën që u dorëzuan tek kryetari këshillit kombëtar, Bardhi deklaroi se kjo është farsë, këtu nuk ka 4200 firma. Ai tha që ky është blof ndërkohë që ka të drejtën të shkojë të Plaoka ku janë origjinalet e formularëve. Statuti e ka përcaktuar që mandatet verifikohen nga komisioni i mandateve që ngrihet nga kuvendi. Ky do jetë një proces transparent. Lista e atyre që janë delegatë është përcaktuar në statut“, u shpreh Sapho.

LEXO TE PLOTE