Connect with Us

Vaksinimi i grave shtatëzëna kundër COVID-19

Shëndeti

Vaksinimi i grave shtatëzëna kundër COVID-19

Publikuar

-

Mjekët dhe mamitë po u bëjnë thirrje që të vaksinohen grave që priten të bëhen nëna. Shifrat e reja nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se pothuajse një e pesta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 janë gra shtatzëna të pavaksinuara. Numri disproporcional i grave shtatzëna në kujdesin intensiv mund të jetë sepse shtatzënia krijon një rrezik më të lartë për t’u prekur rëndë nga virusi.

Kur foshnja Kobe lindi në gusht, Kelsie Routs nuk mund të ishte e pranishme për ta mbajtur atë. Në javën e 29-të të shtatzënisë, ajo u sëmurë rëndë me COVID. Mjekët e vunë atë në gjendje kome dhe kur u zgjua djali i saj tashmë kishte lindur.

“Ende më duket e pabesueshme, ndonëse më treguan se çfarë ndodhi. E di që nuk jam e vetme, isha në koma dhe gjithçka është mjaft e vështirë për ta dëgjuar.”

Dr. Jo Mountfield është Zëvendës Presidente e Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve.

“Tashmë e dimë që nëse gratë shtatëzëna infektohen me kovid, veçanërisht në muajt e fundit, ekziston rreziku për simptoma më serioze. Ato mund të shtrohen në spital. Gratë shtatëzëna mund të vaksinohen në çdo fazë. Kemi të dhëna në rritje, që tregojnë se vaksina nuk rrit rrezikun e abortit, apo lindjen e parakohshme.”

LEXO EDHE:  A duhet bërë vaksina, nëse ke kaluar Covid-19?/ Epidemiologu sqaron qytetarët

Ajo argumenton se tani ka prova të mjaftueshme për të inkurajuar gratë shtatëzëna që të vaksinohen. Shifrat e fundit tregojnë se pothuajse 20% e pacientëve në gjendje kritike nga koronavirusi janë gra shtatzëna të pavaksinuara.

Olivia Buxton u shtrua në spital me COVID-19 në dhjetor, kur vaksina nuk ishte e disponueshme. Aparaturat treguan se foshnja e saj kishte ndaluar së rrituri dhe kishte një nivel shumë të ulët të lëngut amniotik – një rrezik i qartë për foshnjën e palindur.

“Foshnja mund të lindte e vdekur. Mjekët rekomanduan lindjen e parakoshme. Brenda 48 orësh lindi Jude 39 javësh.”

Sipas të dhënave, infektimi gjatë shtatëzanisë mund të shtojë rrezikun e lindjeve të parakohshme.

Për gratë shtatzëna, marrja e vendimit për t’u vaksinuar mund të jenë emocionalisht i vështirë, por mjekët thonë se këshilla është e qartë, gratë shtatzëna mund dhe duhet të vaksinohen. Ata thonë se vaksinimi nuk rrit rreziqet për nënën dhe foshnjën dhe se mund të shmangë rrezikun që foshja të lindë i pajetë./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

16 mijë jetë të humbura nga Covid/ Dasho: Mund të ishte shmangur, qeveria vazhdon të mos marrë masa

Publikuar

-

Nga

Nga Erion Dasho/ Sa paguan shqiptarët për Covid-in dhe ku shkuan paratë?!

Dimri i këtij viti do të jetë i qetë krahasuar me atë të një viti më parë, sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë, por qeveria duhet të marrë masa për vaksinimin. Kështu u shpreh në studion e ‘Debat’ me Alba Alishanin në A2, mjeku Erion Dasho, sipas të cilit Shqipëria vazhdon të mos marrë masa ndaj situatës epidemiologjike

“Shqipëria fatkeqësisht vazhdon të mos marrë masa. Ka muaj që kur u ndërpre karantina e muajve të parë. Dhe sot që flasim nuk ka zbatim të mbajtjes së maskës në publik nuk ka respektim të distancimit e pasaportës së gjelbër. Kjo është shqetësuese se kjo nuk ndodh në Europë. Dimri është më i lehtë se nëse e krahasojmë me Europën të dhënat janë më të stabilizuar se një vit më parë. Sot 50 vdekje në javë mund të ketë edhe më tepër se kaq, por nuk kanë të krahasuar më një vit më parë. Nëse i mëshojmë vaksinimit me një dozë të atyre që kanë kaluar vaksinimin me dy doza më parë dhe Covidin, Shqipëria do të jetë në pozita komode dhe do e kalojë dimrin në pozita komode në të kundërt do të kemi transmetim të Covid tek të pavaksinuarit dhe do të kemi qindra raste të infektuar në ditë. Një situatë më e qetë se e vitit të kaluar por me një fushatë vaksinimi intensive mund të shmanget”.

Për Dashon, 16 mijë jetë njerëzore të humbura nga koronavirusi në Shqipëri janë një shifër e jashtëzakonshme, që mund të ishin shmangur, nëse do të kishte fushatë informuese dhe sot vendi mund të ishte në pozita të njëjta me Izraelin, thotë ai.

“Vaksina që është përdorur ka qenë kineze dhe nuk kemi të dhëna të besueshme për mbrojtjen që ofron por në Shqipëri kemi mbi 70% të popullatës që është imunizuar nga varianti Alfa dhe ai bazë. Dimrin e kaluar u pagua me çmim jetësh njerëzore të jashtëzakonshme. Rreth 16 mijë shqiptarë kanë humbur jetën nga Covid dhe nuk është fitore. Imuniteti ndaj varianti Alfa mbron edhe nga variantet e tjera. Nëse do kishte fushatë informuese e vaksinimi që do të bindte qytetarët Shqipëria do të ishte në situatë komode dhe këto raste nuk do t’i kishim sot. Do të ishim në situatën e Izraelit”.



LEXO EDHE:  COVID-i dhe përgjegjësitë institucionale

LEXO EDHE:  A duhet bërë vaksina, nëse ke kaluar Covid-19?/ Epidemiologu sqaron qytetarët

Masat që ai sugjeron janë mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura respektimin e distancimit fizik, kufizimin e grumbullimeve dhe aplikimin e pasaportës së gjelbër, ndërsa ora policore, sipas Dashos, nuk ka asnjë vlerë.

“Ora policore nuk ka vlerë për mendimin tim. Mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura, maskë kirurgjikale, kosto mund të përballohet nga të gjithë qytetarët.  Respektimi i distancimit fizik, kufizimi i grumbullimeve në mjedise të mbyllura, dhe të marrim shembull nga Europa për pasaportën e gjelbër”.

Në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, Dasho thotë se duhet qetësuar publiku pasi është ende në studim dhe nuk dihet çfarë klinike ka dhe si reagon ndaj personave të vaksinuar.

“Në radhë të parë duhet qetësuar publiku, sepse varianti i ri ndryshon nga të tjerët ende nuk duhet çfarë klinike ka dhe si reagon ndaj personave të vaksinuar. Është më e udhës që deri sa të kemi të dhëna nga autoritetet europiane, të mos e cilësojmë si të tmerrshëm, se ende nuk e dimë si do të sillet ky variant. Ndryshimet janë të shumta që prekin edhe proteinën spike dhe shqetësimet ekzistojnë, por është variant në studim”.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulqinaku: Vaksina mund të dalë jashtë loje me “Omicron”

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thotë se varianti “Omicron” i COVID-19 mund të nxjerrë jashtë loje vaksinat ekzistuese kundër virusit.

Mjeku epidemiolog u shpreh gjatë emisionit “Now” me Erla Mëhillin në Euronews se është ende herët pasi nuk dihet se si d të reagojë dhe nëse do të mund të përhapet masivisht përtej Afrikës Jugore.

“Varianti “Delta” nuk kishte shumë ndryshime të mëdha dhe pritej që vaksina të reagonte mirë ashtu edhe trajtimi që përdorej për COVID-19. Padiskutim që efikasiteti i vaksinës nuk ishte në ato shifra që pritej, por në rastin e Omicron vaksina mund të dalë jashtë loje. Ekziston mundësia që vaksina të mos jetë efikase. Por jemi shumë shpejt për të bërë një parashikim dhe ndoshta natyra bën që ky virus të eliminohet dhe pas dy javësh mund të mos jetë fare në qarkullim”, deklaroi Ulqinaku.

LEXO EDHE:  “Shqipëria ndodhet në tehun e thikës”/ Kalo: Politikanët mezi presin të shqyejnë njëri-tjetrin

LEXO EDHE:  Artan Fuga: Qeveria po bën fushatë vaksinimi dhe fushatë elektorale të gërshetuar



Këtë ide e mbështeti dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili tha se me variantin “Beta” dhe variantin brazilian ndodhi që nuk gjetën shumë terren dhe Evropë.

“Të gjitha variantët që kanë ardhur nga hemisfera jugore nuk janë bërë dot dominant në hemisferën jugore pavarësisht se kanë qenë variante shumë shqetësuese. Duhet të presim”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Epidemiologu Cenko: Shqetësues numri i lartë i mutacioneve që bart varianti Omicron

Publikuar

-

Nga

Epidemiologu Fabian Cenko tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarm për variantin më të ri të COVID-19, Omicron, për shkak se ky i fundit bart shumë mutacione.

“Numri i 34 mutacioneve midis pjesëve të munguara, të ndryshuara dhe të shtuara, ku 15 prej të cilave ishin në pjesën më të ndjeshme të spajkut, ka ngjallur shqetësim”, u shpreh z. Cenko.

Fabian Cenko tha se shifrat e raportuara deri tani nuk janë të larta, edhe pse duhet të ketë më shumë raste se aq që nuk janë konfirmuar ende.

LEXO EDHE:  Shfaqja e variantit të ri të Covid në Angli/ Vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare

LEXO EDHE:  Artan Fuga: Qeveria po bën fushatë vaksinimi dhe fushatë elektorale të gërshetuar



“Numri 170 mund të jetë një majë ajsbergu, pasi ky variant është kapur para rreth 5 ditësh”, tha Fabian Cenko.

Sipas epidemiologut për të përballuar këtë variant, duhen zbatuar masat anti-COVID, ndërsa duhet të vihet akoma më shumë vëmendje mbi vaksinimin./euronews

LEXO TE PLOTE