LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vaksina nuk lidhet me sterilitetin”/ Rakacolli: Brenda muajit vendosim çdo të ndodhë me vaksinimin e fëmijëve

12 Tetor 2021, 18:49, Aktualitet CNA
"Vaksina nuk lidhet me sterilitetin”/ Rakacolli: Brenda muajit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, ka folur për situatën epidemiologjike dhe procesin e vaksinimit në vend.

E ftuar në News 24, Rakacolli deklaroi se ka pasur një rënie të numrit të të infektuarve, pasi është rritur edhe numri i vaksinimeve.

Më tej Rakacolli theksoi se 90% të fataliteteve kanë ardhur nga mosvaksinimi.

?Natyrisht që numri i të shtruarve në spital ka një rënie të lehtë. Kjo rritje në radhë të parë na erdhi nga prezenca e variantit Delta. Është mbi 90 % e atyre që janë të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Ka edhe persona të riinfektuar.

Ekspertët dhe mjekët janë shprehur që patjetër gratë shtatzëna duhet të bëjnë vaksinën. Për këtë janë shprehur mjekët të të gjitha fushave. Ata kanë paraqitur materiale që mbështesin këtë hipotezë. Vaksina nuk lidhet fare me sterilitetin. Vaksina nuk ka asnjë lidhje me ndërveprimin dhe rregullat biologjike që zhvillohet vaksina. S?ka asnjë lloj ndikimi?, ka deklaruar Rakacolli.

Përsa i përket vaksinimit të fëmijëve, Rakacolli ka deklaruar se Komiteti i Ekspertëve do të ketë një vendim së shpejti.

?Ky është një problem teknik. Komiteti ynë i ekspertëve të vaksinimit do të ketë një vendim shumë të shpejtë dhe do të shprehet shumë shpejt brenda muajit tetor. Në momentin që ata e gjykojnë ta kenë gati dhe të shohin të dhënat nga vendet e tjera japin një rekomandim. Ne vaksinën se kemi bërë asnjëherë të vaksinuar, njeriu atë e bën me bindje. Ne i sqarojmë njerëzit në lidhje me vaksinimin, askujt s?i bëhet vaksinë me zor?, tha Rakacolli./CNA.al

09:37 Aktualitet

Basha sulmon TV Klan

Lulzim Basha, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njer...

Lajmet e fundit nga