Connect with Us

“Unë jam llum”/ Paralajmërimi i fortë për Bashën: Lumi im do jetë llavë vullkani

Politikë

“Unë jam llum”/ Paralajmërimi i fortë për Bashën: Lumi im do jetë llavë vullkani

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtuesi i degës 4 të PD, në Tiranë, Mark Uka ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili iu drejtua me fjalët “llum”, disa personave që sipas tij kanë përfituar në kurriz të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Mark Uka kujton kohën kur Lulzim Basha është future në PD, në vitin 2005.

Ai thekson se në atë kohë, Basha ishte askushi, ndërsa në vitin 2011, ishin demokratët që e bënë kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu, ai i kujton edhe ndihmën e Arben Ristani, në atë kohë Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

A jam unë llum ?

Po unë jam llum.

Se të takova për herë të parë në një koktej që organizove me shtabet elektorale të degëve të Tiranës në vitin 2005.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,
Mark Uka 

Kishe ardhur nga Kosova, ishe përfshire te “KOP “, kishe deklaruar 800 mijë euro, të mjaftueshme për atë kohë për të na paguar nje koktej, për tu vetëprezantuar, se ishe askushi.

Po jam llum se në vitin 2011, kandidove për Kryetar të Bashkisë Tiranë, e në ate kohë mu caktua të drejtoj fushatën në strukturen e 11 qendrave të votimit .

Rezultati që arritëm me bashkëpuntorët ishte spektakolar.

Para se të fillonim fushatën rezultati i këtyre qendrave kishte qënë 178 vota minus në total e në arritem të përmbysim këtë rezultat dhe të marrim 686 vota plus.

A e mban mend atë minus 10 e votave të famshme ( rrofte Ristan mosmirënjohësi ).

E për këto nuk pata kenaqësinë të kem një fjale të vetme mirënjohje, ndaj e meritoj e jam llum.

Në kohen kur kandidove për Kryetar partie përballë të ndjerit Sokol, unë dola hapur kunder teje edhe pse punonim në të njëjtin Institucion ku ti ishe drejtuesi.

Kot nuk thonë, ” që të njohësh një njeri duhet të punosh ose të kesh kryer ushtrinë me të “.

Nejse këtu është histori tjetër.

Dhe bëmat e mija vazhdojnë.”-shkruan Mark Uka.

Më tej, ai numëron dështimet e Lulzim Bashës, që fillojnë sipas tij në 2017, me çadrën e për të cilën thotë se ishte “çadër morti”, dhe që u finalizua me një marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.

Isha pjesëtar i Republikes së Shqiperisë e në fillim të vitit 2017 më bërë pjesëtar të Republikes së Re.

Më ftove 90 dite ne ” Çadren e Lirise “, kalova 17 nete ne ate çader i ulur ne stola druri, duke ngrënë fara luledielli, ne mes te ftohtit, e dëgjuar ligjërimet Tuaja prej triumfatori.

Ajo nuk ishte çadra e lirisë, ajo ishte një tendë morti.

Më nxore nga tenda e më the se ne fituam.

Në fakt ti fitove marrëveshjen e 17 majit me të cilen 800 euroshin e vitit 2005, e din ti se sa e shumëfishove.

Ndaj për këtë mirë e ke e meritoj të quhem llum.

Të mbështeta në fushaten e 2017 -ës, u përpoqa shumë po kësaj here pa rezultat, se dëmin e kishe bërë natën e marrëveshjes e s’kishte doktor që na shpëtonte.

Rezultati ishte i qartë.

Punësove ne parlament disa zvarranikë që edhe sot i ke të punesuar akoma aty, për të vegjetuar e bërë ty fresk.

Po unë jam llumi.

Bojkotove Parlamentin e këtu vendose drejtësi, se njëlloj si unë edhe zvarranikët i nxore në rrugë të madhe e ndërkohë punësove, Gjuzet e Jenishert.

Bojkotove Reformen Territoriale, e Zgjedhjet e Pushtetit Vendor, më bëre thirrje për luftë civile, për të prishur fizikisht proçesin e votimit, për tu perballur fizikisht me komshinjtë me të cilët ndaj të mirat e të këqijat në ditë të vështira.

Edhe për këtë unë jam llum.

Ju përgjigja vazhdimisht thirrjeve Tuaja në protesta, për të bërë xhiro përqark Parlamentit, Kryeministrisë, Drejtorive të Policisë.

Në ditë me shi e diell, u ngopa me gaz kimik sa dëmi në shëndet rezulton të jetë i madh.

Ju përgjigja thirrjeve Tuaja për protesta te Teatri dhe Unaza e Re.

Edhe këtu nuk patëm rezultat, përjashto dy marrëveshje me shkrim me grupet e interesit, efekti i të cilave pati fatin e 6 pikave për pandeminë dhe 7 pikave për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve.

Kujto shtate herë shtatë bëjnë dyzet e dy.

Me përfshive në një proçes, ku shtrove pyetjen ne zonen time elektorale se ” për cilin prej jush, Mark Uka është i pa dëshirueshem ” ?

Rezultoj se për fat tendin të keq isha i dëshirueshmi.

Asnjehere nuk komunikove me mua as dhe me koleget e mi te perfshire në këte proçes lidhur me përgjigjen që more për pyetjen që u kishe bërë anëtarësisë të PD në Degën 4 Tiranë.

Rezultati ? Na solle kandidat për deputet njerëz të pa votuar nga baza, të pa identitet, pa eksperiencë politike, të cilët silleshin nëpër rrugicat e lagjes si njerëz që kanë humbur rrugën.

E megjithë këto unë drejtova një grupseksion ku arritëm të marrim dyfishin e rezultatit të vitit 2017, në një territor gjeografik, ku për nga prefetencat pilitike, konsiderohet si ” Stalingradi i degës 4 “.

Në oren 20 të dates 25 prill më deklarove se ne i fituam zgjedhjet, u gëzova pa masë, por në të gdhirë të dites tjetër, deklatata Juaj më rezultoi e gënjeshtërt.”-thekson Mark Uka.

Po ashtu, ai paralajmëron Lulzim Bashën se “do të shihen shumë shpejt”.

Për të gjitha këto e meritoj dhe jam llum.

Të falenderoj shumë për mirenjohjen dhe të premtoj se sa te jem gjalle e të kem fuqi do të punoj që lumi im të kthehet në llavë vullkani për të dhënë atë që të takon.

Shihemi shpejt o “qelibari i partisë, o yll në ngjitje “.”-përfundon postimin e tij Mark Uka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Një strategji e Lulzim Bashës kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu ende i përkohshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili po qëndron në detyrë duke shtrënguar vulën dhe duke u mbrojtur nga 5 apo 6 servilë të tij, të cilëve u ka dhënë poste drejtuese, tashmë duket qartazi se secili ka pozicionin e tij apo strategjinë kundër ish kryeministrit Berisha, i cili ka filluar një Foltore në qytetet kryesore të vendit, fillimisht në qarqe dhe tashmë në qytetet e mëdha dhe me grupet e interesit, pikërisht për të ringritur opozitën dhe për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës si njeriu i keqpërdorur dhe i marr peng nga Edi Rama.

Kryeministri në detyrë, po duket se po bën gjithçka dhe po investon çdo gjë që Luli të qëndrojë në krye të PD-së.

Ditët e fundit është zbardhur edhe strategjia që Luli do të përdorë si lëvizje kundër Berishës. Duke qenë se nuk del dot nga selia dhe nuk takon dot demokratët, Basha ka gjetur një mënyrë tjetër. Ai sot ka njoftuar shpalljen e garës për drejtues të FRPD, pasi këta të fundit, pra kryesia e Forumit Rinor mblodhi firma kundër Lulzim Bashës dhe të dielën u njoftua se shumica e kryesisë për të mos thënë qindra të rinj do të ishin pjesë e Foltores të doktor Berishës tek Akademia e Arteve tek Amfiteatri në orën 12:00. Lulzim Basha me këtë lëvizje zbulon se, cila do të jetë strategjia e tij dhe pse e ka bërë këtë.

Së pari, shpalljen e garës në FRPD e ka bërë për të thënë se kryesia aktuale e Forumit nuk vlen, pra kryesia e cila ishte në zgjedhje, kryesia që mbante detyrën deri më tani, kryetari në detyrë nuk vlen, sekretariati, nënkryetarët nuk vlejnë. Ata janë të shkarkuar po të shkojnë te Berisha. Për FRPD nuk ka asnjë rëndësi, asnjë peshë. Pra s’po shkojnë të rinjtë e FRPD, po shkojnë disa të rinj, të thjeshtë, mbështetës të PD, të cilët shkojnë tek Foltorja e Sali Berishës. Në fakt, të gjithë personat që janë pjesë e drejtimit të FRPD dhe marrin pjesë në Foltore apo kudo shkojnë, ata janë në detyrë deri në ditën që zgjidhet një person tjetër për t’i zëvendësuar.

Pra Lulzim Basha me këtë lëvizje, s’ka bërë asgjë tjetër, thjesht ka vërtetuar një fakt që ne thamë më sipër: Strategjinë e tij të ardhshme kundër Berishës.

Lulzim Basha do të përpiqet që garën në FRPD ta përdorë në interesin e tij. Si do të ndodhë kjo?

Ai do të tentojë të zhvillojë një garë në FRPD, do të presë daljen e kandidaturave, emrat që do të garojnë dhe më pas do të shkojë vetë në disa qytete, ku do të ketë të rinj, duke tentuar që të marrë pjesë në garën e tyre. Pra, të marrë pjesë duke qenë prezent në Kuvendet e Degëve ku do të zhvillohet votimi i anëtarëve të strukturave të FRPD-së. Duke tentuar atje që të flasë, t’iu flasë të rinjve, për tu thënë shqiptarëve se ja Lulzim Basha ka PD, ka të rinjtë e PD, dhe këta që janë përballë tij, që janë në Foltore dhe po e sulmojnë janë të vjetrit dhe jo PD e vërtetë, jo e ardhmja e saj.



Pra Basha kërkon ta përdorë FRPD dhe zgjedhjet në këtë organizatë partnere si një instrument për të garantuar qëndrimin në karrigen e tij të kryetarit të PD, ç’ka duket se është një mision totalisht i pamundur, sepse është njoftuar mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe në 11 dhjetor pritet të bëhet dhe shkarkimi i Lulzim Bashës.

Lëvizja e FRPD, megjithëse është krejtësisht antistatutore dhe Basha nuk ka kompetenca as ta shpërndajë, as ta mbledhë FRPD, pasi kjo është organizatë partnere ashtu si Lidhja Demokratike e Gruas dhe ata organizohen vetë me statut dhe me rregullat e tyre, tani tregon se Luli kërkon ta përdorë organizatën e të rinjve demokratë në interes të karriges së tij, në interes të qëllimeve të tij për të mbajtur postin e kryetarit të PD.

Por mesa duket misioni i tij është i pamundur, sepse jo vetëm sallat ku do të shkojë do t’i ketë bosh, pasi FRPD-në e ka kundër dhe kjo duket kudo, por edhe në rast se do të mbledhë 5 të rinj do ta ketë mjaft të vështirë sepse nuk do të mundet dot të kontrollojë urrejtjen e të rinjve pasi vetë është shembulli më ekzemplar i dështimit, mashtrimit dhe talljes me rininë .

Është njeriu që i përdori të rinjtë, studentët, duke i përçarë ata në protestën e tyre. Është njeriu Lulzim Basha që luftoi kundër interesave të studentëve, të të rinjve për Ligjin e Arsimit të Lartë, për shkak të lidhjeve të tij me universitetet private kështu me radhë.

Prandaj Lulzim Basha kërkon të dalë nga strofulla e tij, ku nuk del dot të takojë demokratë, duke përdorur FRPD-në dhe për të ndërtuar një startegji tjetër elektorale brenda PD. Por vështirë se do të mundet ta arrijë këtë qëllim edhe pse tashmë në panik e sipër bën lëvizje që e nxjerrin zbuluar dhe tregojnë se Basha është më nervoz se kurrë dhe më i pamundur për të qëndruar në postin e kryetarit të PD, pikërisht për faktin se pas përjashtimeve të shumta tani ka filluar po shkatërron dhe organizatat partnere./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë nuk janë interesaxhinj, por idealist”/ Kulluri i shuan dyshimet Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas sulmit të Lulzim Bashës ndaj FRPD-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kullur shkruan se të rinjtë në PD nuk janë interesaxhinj, por rebel dhe idealist, duke i bërë të qartë Bashës se edhe në 11 dhjetor ata do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar.



“Lulzim, me partneret bashkepunohet! Ata nuk urdherohen! Ata as nuk zgjidhen me urdher nga jashte organizates se tyre!

Nese kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit te 11 Dhjetorit, tani eshte e sigurte se do jene aty! Te rinjte nuk jane interesaxhinj te vegjel por rrebele dhe idealiste!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar në 30 vite, nuk kam betejë personale me PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sali Berisha ka deklaruar nga Lushnja, se nuk e ka personale betejën që po bën për Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA e ka mbajtur personale dhe mbrojtjen e ka bërë për dinjitetin e tij.

Berisha tha se është njeriu më i votuar i Shqipërisë këto 30 vite.



Shumë njerëz thonë që Berisha e ka një betejë personale. Unë iu garantoj që gabohen. Unë nuk e mohoj çështjen që ekziston personale, por unë atë, me vendosmërinë më të madhe e mbajta personale.

I bindur si besimi që kam te Zoti që do t’ia dilja mbanë, që do të kisha të drejtë dhe se asgjë s’do mund të më mposhte mua në mbrojtje të asaj të vërtete që është shkelmuar.

Mbrojtja e dinjitetit tim ishte në radhë personale, por unë jam njeriu më i votuar i këtij vendi në këto 30 vite. Padyshim që mbroja edhe në emër të të gjithë atyre që më kishin besuar mua në çdo hap të jetës sime dhe veprimtarisë sime jam përpjekur të ruaj dinjitetin e tyre. Kur kam dhënë dorëheqjen më 26 Qershorin, po e bëj dinjitetin tim”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE