Connect with Us

Trajneri i Polonisë: Shqipëria ka ekip të fortë, por ne dimë të bëjmë presion

Kombëtare

Trajneri i Polonisë: Shqipëria ka ekip të fortë, por ne dimë të bëjmë presion

Publikuar

-

“Rezultatet na japin gjithnjë e më shumë vetëbesim. Ne duhet të përqendrohemi në ndërtimin e një mentaliteti fitues. Unë besoj se ne jemi duke u bërë më të fortë në shumë aspekte. Ne do ta konfirmojmë këtë edhe sot”, u shpreh trajneri Paulo Soza në konferencën zyrtare për shtyp përpara ndeshjes ndaj Shqipërisë.

Polonia do të përballet me Shqipërinë sot në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2022. Në prag të këtij takimi, Soza u shpreh se kjo sfidë jo vetëm që është e rëndësishme, por vlen gjithçka. Në fjalën e tij ai tha se ka dy dyshime për sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë.

“SHQIPËRIA E VËSHTIRË”

“Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara. Kanë lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do të jetë një ndeshje e fortë.

Zhvillimi i ekipit tonë është një proces. Ne po bëhemi më të fortë çdo ditë sepse jemi gjithnjë e më të qëndrueshëm kur bëhet fjalë për qasjen tonë ndaj ndeshjeve. Ne përqendrohemi në modelin tonë të lojës. Ne nuk sulmojmë me një ose dy lojtarë, por me gjithë ekipin.

Është shumë e rëndësishme. Ne duam të paraqitemi në atë mënyrë që rivali të jetë nën presion të vazhdueshëm. Ne kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Jemi duke u zhvilluar vazhdimisht në këtë aspekt. Rezultatet na bëjnë më të sigurt. Kjo nuk ndryshon në varësi të faktit nëse luajmë jashtë apo në shtëpi. Plani i ndeshjes mund të jetë i ndryshëm, por mentaliteti dhe modeli i lojës janë gjithmonë të njëjtë”, vuri në dukje Soza dhe pranoi gjithashtu se nuk e ka vendosur ende se kush do të luajë sot në formacion.

“Kam dy dyshime për lojtarët që do ta nisin nga fillimi, duhet të shoh para ndeshjes gjendjen fizike të lojtarëve dhe pastaj do të vendos se kë do të hedh në fushën e lojës”, përfundoi trajneri i polakëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

VIDEO/ Mesfushori i Shpresave shkëlqen në Angli, dy gola dhe një asist për konfirmimin

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Shpresave, Anis Mehmeti është bërë protagonist absolut mbrëmjen e djeshme duke shënuar dy herë dhe duke dhuruar një asist në fitoren 0-3 të Wycombe ndaj rivalëve të Plejmuthit.

22-vjeçari u hodh në fushë si titullar por shpërtheu vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht, Mehmeti asistoi tek goli i shënuar nga Vokes në minutën e 62-të, ndërsa gjeti rrjetën dy herë në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 84-ët dhe 90-të.

Ky është sezoni i dytë për mesfushorin shqiptar me fanellën e Wycombes, teksa vitin e kaluar shënoi 3 gola dhe dha një asist në 29 ndeshje me fanellën e klubit anglez.

Paraqitja e fundit e Anis Mehmetit me fanellën e Shpresave është në datën 6 shtator të këtij viti në sfidën me Çekinë, ku kuqezinjtë u shkërmoqën me rezultatin 4-0.



 

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Është konsumuar bari i fushës, merret vendimi i papritur për “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të luajturit në impiantin më modern në vend, “Air Albania”. Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium janë zhvilluar shumë ndeshje, duke përfshirë Superioren e Kombëtaren dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushës kanë kërkuar patjetër që në terrenin e blertë të mos luhet për një javë.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet, përpara se fusha të nisë rehabilitimin, do të jetë ajo e Kombëtares së femrave ndaj rivaleve nga Norvegjia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Më pas, deri më datë 2 dhjetor, stadiumi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshje.

Tirana është e vetmja skuadër kryeqytetase, që nuk ndikohet nga kjo lëvizje. Bardheblutë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Skënderbeut dhe Egnatias i luajnë në transfertë. Ndryshe ndodh me Dinamon dhe Partizanin, që do të duhet të spostohen në “Elbasan Arena”, fusha e të cilit u rigjenerua së fundmi dhe është në kushte të mira.



“Nëndetësja” do të duhet të dalë jashtë kryeqytetit për të luajtur si pritëse ndaj Kastriotit më datë 28 nëntor. Partizani gjithashtu do të spostohet në Elbasan për të luajtur duelin e fortë ndaj Teutës pas tre ditësh.

Ndaj Skënderbeut, ndeshje e planifikuar për t’u luajtur më datë 4 dhjetor, me siguri do të mund të luhet në “Air Albania” sepse në këtë datë fusha do të jetë e gatshme të presë ndeshje. Me këtë lajm, konfirmohet edhe vazhdimi i “zierjes së çorbës” me stadiumet në këtë nisje të sezonit futbollistik.

Shumica e skuadrave po e kanë të pamundur të luajnë në qytetet e tyre dhe në këtë mënyrë po ua bëjnë akoma më të vështirë tifozëve, për t’i ndjekur në stadium. Në të njëjtën kohë, ulen edhe të ardhurat e klubeve nga arkëtimet për biletat.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Krahu i djathtë i Edi Rejës flet për Brojën: Duhet të mendojë se nuk ka arritur asgjë

Publikuar

-

Nga

Sexhio Porrini, një nga njerëzit më të besuar të Edi Rejës në stafin e përfaqësueses shqiptare, nuk e fsheh krenarinë që Shqipëria ka mbyllur kualifikueset në vendin e tretë. Duke folur për TMË, ish-futbollisti i Juventusit ka analizuar ecurinë e kuqezinjve dhe është ndalur të ajo që pritet të bëhet në vijim, duke i vënë një theks të veçantë edhe të ardhmes së Armando Brojës.

“Në momentin e shortit menduam për një nga grupet më të këqij të mundshëm. Të luanim shanset siç bëmë ne, deri në fund e duke humbur mundësitë vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes në shtëpi ndaj Polonisë, sigurisht që të mbetet peng. Ndoshta po shkonim edhe përtej parashikimit më optimist të mundshëm, për t’i dhuruar një ëndërr kombit, vetes tonë dhe lojtarëve. Por pastaj vendos në punë logjikën dhe je krenar për përmirësimin që ke parë, për shpresën që ke patur deri në minutën e fundit.



Në vazhdojmë të ndjekim lojtarë të rinj, që mund të na bëjnë të hedhim hapin cilësor. Në fazën mbrojtëse, duke filluar nga portierët, kemi lojtarë mjaft të mirë. Duhet të përmirësohemi mes mesfushës dhe sulmit. Ka ndonjë perspektivë interesante, por duhet të fillojnë të mendojnë që në futboll nuk dhurohet asgjë, duhet sakrificë dhe mund për ta arritur.

Broja? Në pronësi të Çelsit dhe tani te Sauthempton, emri i tij qarkullon kudo. Ka shënuar gola të mëdhenj, karakteristika e tij janë shpejtësia në lojën një kundër një dhe që sheh mirë portën. Duhet të fillojë të piqet dhe të jetojë punën me profesionalizëm të madh, duke menduar se ende nuk ka arritur asgjë. Por ka nevojë për kohë, punojmë për të dhe me të, në mënyrë që të bëhet një lloj i veçantë lojtari dhe që të mos humbasë rrugës”, tha Porrini.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: