Connect with Us

Thirrja e fortë e mjekut/ Pse sot duhet të jemi në krah të Berishës

Opinione

Thirrja e fortë e mjekut/ Pse sot duhet të jemi në krah të Berishës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Dr. Alban Haxhi

Si një shtetas shqiptar, si një mjek i përkushtuar me profesionin dhe si një i ri me kontribute politiko-sociale ( në moshe të vogël), kam vullnetin dhe dëshirën e madhe për të evidentuar publikisht gjithë masakrën politike dhe regresin që po pëson shoqëria jonë në të gjitha kontekstet e saj.

Sot na rishfaqet një burim drite në fund të tunelit ashtu si dikur kur ishim aq të lumtur, të kenaqur, aktivë dhe karrieristë.

Dr. Alban Haxhi

Dikur ishim te emancipuar politikisht nën frymen e ngritjes, zhvillimit dhe shpreses nën figuren e Doktor Berishës, kjo nën kritikat dhe miratimet e prinderve apo dhe njerëzve që na rrethonin.

Dikush e kuptonte, dikush jo këtë ndryshim, shumë e përbuznin por rezultati sot është që ne jemi të emancipuar pavarësisht problemeve dhe pengesave të brendshme dhe të jashtme që kemi hasur.

Kanë ikur breza dhe ne po përfaqësojmë brezin aktiv të shoqërisë, por pa asnjë kompetencë sociale të gjallë.

Do doja një rikthim të Doktorit për ti dhënë jetë atyre ëndrrave që kemi ushqyer gjithmonë. Ai i ngriti, i rriti dhe sot nuk po gjejnë zgjidhje prej monstrave gjakpirëse të këtij sistemi.

Ata fshihen nën hijen e diplomatëve të huaj duke konspiruar dhe ëndrrën e këtij populli për të emigruar duke i dhënë të vetmen shpresë për t’u larguar që këtu! Fëmijët tanë nuk duhet të ndjehen si ne, atyre duhet t’iu premtojmë jetë, arsim, shëndetësi,sport dhe ekonomi ndryshe.

Shoqëria jonë po vdes drejt emigrimit për arsim, mirëqenie dhe autoktonitet sepse këtu nuk po e gëzojnë. Të gjithë janë të provuar dhe stërprovuar me gjuhën e dialogut dhe marrëveshjeve, gjë e cila ska funksionuar por vetëm ka sjellë përfitime personale për ta! Ka ardhur koha të bëjmë revolucion dhe këtë e bën vetëm Dr. Berisha. Ashtu siç di ta bëjë vetëm ai!

Shkurtimisht dua t’ju kujtoj :

Problemet shëndetësore( gjithcka falas, por asgjë e zgjidhur)

Problemet arsimore ( ku secili prej nesh edhe kur fëmijët janë në shkolla shtetërote duhet t’i çojmë në 7 kurse private edhe kur arsimohen ndjehen të nënvlerësuar).

Probleme me pronën private.

Probleme me punësimin.

Probleme me mirëqënien, etj etj

Probleme me drogën ( ku fëmija është i ekspozuar në çdo kontekst dhe pretekst)

Mos të flasim për gjyqësorin…🤦🤦.

Të ngrihemi dhe të bëjmë revolucion, ndryshe jemi të destinuar të vdesim si shoqëri.

Shënim: Dr. Alban Haxhi, është Mjek Toksikolog dhe specializant në Gjinekologji, ZKM. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Lulzim Basha nuk e shkarkon dot Mul Nokën me vendim personal

Publikuar

-

Nga

Është interesant rezultati që del nga konsultimi i statutit të PD dhe rregullores së brendshme të Kuvendit, për sa i takon rastit “Noka”.

Kompetencat e Kryetarit të Partisë Demokratike nuk shtrihen deri tek shkarkimi i deputetit Noka nga funksioni si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Për shkarkimin ndiqen të njëjtat procedura si për emërimin e tij në atë post.

Kryetari Partisë Demokratike sigurisht mund të ushtrojë autoritetin e tij dhe si një zë shumë i fuqishëm në grupin parlamentar, mund të propozojë në grupin parlamentar shkarkimin e Zotit Noka.

Por vetëm kaq!

Lulzim Basha në grup është vetëm një votë.

Por Kryetari i Partisë Demokratike me statut ka kompetencen që të vendosë vetë për përjashtimin e Zotit Noka nga partia.

Në këtë rast, gjithe arsyetimet e dhëna për shkarkimin e Nokës nga posti i nenkryetarit të Komisionit të Sigurisë, mund të shërbenin mjaftueshem si motiv parimor dhe moral për vendimmarrjen e Lulzim Bashës duke e përjashtuar Zotin Noka nga Partia Demokratike.



Ndërsa për sa i takon paralajmërimit të bërë për përjashtim të Zotit Noka nga grupi parlamentar, Statuti i PD nuk flet dhe nuk e rregullon këtë çështje.

Në të kaluarën Berisha dhe Rama kanë përjashtuar deputetë nga grupet parlamentare respektive për shumë më pak sesa kaq!

Por përvec traditës parlamentare, në këtë rast vlejnë rregullat e parashikuara nga Rregullorja e Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për anëtarësimin në një grup parlamentar duhen 2 elemente.

Nga njëra anë vullneti i shprehur i deputetit, i plotësuar në deklaratën përkatëse dhe nga ana tjetër pranimi i tij në grupin e krijuar.

Nëse një prej këtyre elementëve mungon, nuk ka anëtarësim në një grup parlamentar. Nëse një prej këtyre vullneteve ndërron, ndodh përjashtimi nga grupi parlamentar. Në atë rast zotit Noka do i duheshin të paktën 6 muaj përpara se të shprehte dëshirën për tu anëtarësuar në një prej grupeve parlamentare ekzistuese apo të krijuara rishtazi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Zoti Xhafaj: Kushtetuta ka parashikuar thjesht Fundin e KPK

Publikuar

-

Nga

“Meta de facto kryetar i LSI”/ Xhafaj: Ka lidhje me disa goditje ndaj familjes sime

Në debatin e hapur lidhur me zgjatjen e mandatit te KPK  ka ndërhyrë edhe Fatmir Xhafaj, dikur kryetar i komisionit Parlamentar të Regormës në Drejtësi.

Nga paneli i studiove televizive Zoti Xhafaj me stilin e tij “as po as jo” sqaroi që “nëse palët nuk rënkan dakord për zgjatjen e mandatit të KPK, atëhere Kushtetuta ka parashikuar që funksionet i vijon KLGJ dhe KLP”.

Çfarë tha Fatmir Xhafaj:

‘ Reforma është në rrugën e duhur dhe po jep frytet e saj të para. Nuk them se ka ecur çdo gjë në mënyrë perfekte, kjo për një sërë faktorësh objektivë e subjektivë që kanë bërë që ritmi i procesit të ngadalësohet. Reforma po ecën në drejtimin e duhur.  Askush se kishte menduar se e keqja ishte kaq e madhe, sa ç’rezultoi nga skanimi i sistemit. këtë situatë e ndihmoi edhe sjellja e politikës, përpjekja për ta penguar e sot është ky realitet. Nëse vetë aktorët e sistemit të drejtësisë bëhen më aktivë në këtë proces, jam i bindur se kjo situatë do të zbutet dhe ka disa hapa siç është miratimi i hartës së re gjyqësore. Duhet plotësimi i vakancave dhe rritja e studentëve të shkollës së magjistraturës por pa cënuar cilësinë e tyre.

Thelbi lidhet me faktin se vitin që vjen mbaron mandati i KPK-së, por kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen kur mbaron i kalon KLP dhe KLGJ, zgjidhja është aty. Ka një opinion tek mazhoranca që zgjidhja më e mirë do ishte zgjatja e mandatit, në mënyrë që kur proces i filluar nga ky komision pra vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbyllet nga ky komision. Edhe zgjidhja tjetër është kushtetuese dhe ka avantazhe. Nuk ndërpritet vettingu vazhdon. Duhet të shihet se cili do jetë roli i ONM-së, pasi është jetik për qëndrueshmërinë dhe integritetin e këtij procesin. Duket lehtë, por tek zgjatja fillon problemi duhet një analizë e mirë për këtë. Do të ishte një bazë e mirë që të diskutohet edhe me opozitën. Duhet të analizohet pse do të bëhet ky ndryshim.”



Ku mashtron Fatmir Xhafaj:

1- Kushtetuta në asnjë pikë nuk flet per opsione zgjatje të mandatit të KPK. Kushtetuta thote mandati i KPK perfundin ne 2022 dhe funksionet i kalojne KLGJ dhe KLP  PIKË. Zgjatja e mandatit NUK ËSHTË KUSHTETUESE. Ndryshe do ish po aq Kushtetues zgjatja me vendim Kuvendi i çdo afati kushtetues. Edhe i Kuvendit!!??? Një juristi si Xhafaj kjo nuk i falet.

2- Maxhoranca nuk ka fare hallin e gjetjes së nje mekanizmi më të pershtatshem. Ka një hall tjeter qe nuk e thotë por fuket të jetë aq i madh sa të detyroje Fatmirin të pështyje mbi reformën të cilen e njef si krijesen e vet. Një stature si Xhafaj nuk i shkon për shtat të spërdridhet kësisoj.

Ose reforma është shkruar dhe llogaritur mire ose qenka shkruar dhe llogaritur keq. Të dyja bashke nuk rrinë dot.

Ah Fatmir Fatmir!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lutfi Dervishi/ SPAK si instrument në një fushatë linçimi!

Publikuar

-

Nga

Nga Lutfi Dervishi/ Ç’i kemi bërë vetes? Koha për bilanc!

24 orë pas lajmit të “bujshëm” të SPAK-ut për arrestimin e ish drejtorit të RTSH, i transmetuar nga media pa përgjegjshmëri në rastin më të mirë dhe me keqdashje të dukshme në disa raste, situata është krejt tjetër nga ajo që iu paraqit publikut.

Së pari, në titra dhe në cicërimet e lexuesve të lajmeve thuhej për një abuzim me tenderin 84 milionë lekë. A thua se tenderi kurrë nuk është bërë dhe pajisjet janë tretur?!

Pasi lexon 12 faqet e akuzës pyetja është a ka dëm? Sa është dëmi?! Kush është përgjegjës?

Në qendër të ciklonit ishte ish drejtori i RTSH i cili sot ndodhet i arrestuar, por nuk akuzohet as për korrupsion, as për shkelje të pabarazisë në tendera. Gjykohet për tolerancën dy javore për sjelljen e materialeve nga firma. Një problem administrativ që do të zgjidhet nga gjykata. Akuza është për shpërdorim detyre, – një akuzë të cilën nuk e ka në kopetencë për ta gjykuar SPAK, por prokuria e Tiranës.

Pyetje: heton SPAK shpërdorimin e detyrës?

Ish Drejtori RTSH nuk ka lidhje me tenderin e zhvilluar!



Ky hetim prej më shumë se tre vitesh ka nisur si rezultat i ankesës së firmës që nuk ka fituar tenderin. Vendim marrja e KVO (komisionit të ofertave) është gjykuar në komisionin e Prokurimit organi qendror i ankesave për tenderat! Ankesa e kompanise është rrëzuar! Kjo ankesë është gjykuar edhe në gjykatë dhe gjykata e ka rrëzuar!

Por përtej detajeve që do t’i sqarojë gjykimi, të bën përshtypje raportimi i papërgjegjshëm i medias, raportim që të kujton një thënie të George Bernard Showt- gazetarët shpesh nuk arrijnë të bëjnë dallimin mes një aksidenti me biçkletë dhe shembjes së një qytetërimi.

Përveç gjykatës që do të shprehet, është edhe një gjykatë e opinionit publik është edhe koha si gjykatësi më i mirë.

Për sot, jam i bindur se fushata e linçimit më shumë se të akuzuarin njollos SPAK i cili me sa duket nuk e ka të qartë as rolin, as vendin as hapësirën që duhet të zerë në misionin e rikthimit të besimit të publikut te drejtësia.

Nëse SPAK- mendon se do të ofrojë spektakël, apo ca më keq të përdoret për qëllime të tjera e ka gabim. Këtu media është e pakonkurrueshme si në ofrimin e spektaklit ashtu edhe në vetëpërdorimin e shëmtuar!

LEXO TE PLOTE