Connect with Us

Studimi/ Fëmijët e lindur pas marsit 2020 kanë “një mangësi në imunitetin e fituar kolektiv…”

Shëndeti

Studimi/ Fëmijët e lindur pas marsit 2020 kanë “një mangësi në imunitetin e fituar kolektiv…”

Publikuar

-

/

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Sipas shkencëtarëve fëmijët e lindur pas marsit 2020 kanë “një mangësi në imunitetin e fituar kolektiv per sa i perket Bronkioliteve” sepse virusi që shkakton sëmundjen vështirë se ka qarkulluar.

Qarkullimi i RSV, përgjegjës për bronkiolitin e foshnjave, ka qenë pothuajse zero që nga marsi i vitit 2020.

Gjatë periudhës së qarkullimit të Sars-CoV-2, është vërejtur një reduktim jashtëzakonisht domethënës në qarkullimin e “virusit respirator sincitar (RSV), i cili shkakton bronkiolit”.

Midis periudhave të kufizimeve dhe aplikimit te gjesteve pengesë, disa sëmundje u harruan vitin e kaluar. Dhe veçanërisht bronkioliti, i cili prek fëmijët e vegjël. E zakonshme dhe shumë ngjitëse, kjo sëmundje shkakton tek foshnjat kollitje dhe  vështiresi, kollitje të shpejta dhe me fishkëllima. Ajo eshte beninje ne pergjithesi, por ndonjëherë mund të kërkojë një vizitë në dhomën e urgjencës apo edhe shtrimin në spital, dhe rreziqet mund të jenë të rëndësishme për foshnjat.

LEXO EDHE:  MSH nxjerr shifrat/ Rritet numri i viktimave, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Mbase, duhet parashikuar që madhësia e epidemisë RSV do të jetë më e madhe këtë dimër në krahasim me dimrat e mëparshëm, veçanërisht nëse shtyhet për në janar ose shkurt 2022.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Mjeku Beltoja: S’ka të dhëna shkencore për rrezikshmërinë e Omicron

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi është mënyra e duhur për të parandaluar përhapjen e COVID-19, tha mjeku Alban Beltoja.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku nënvizoi se pilulat anti-COVID janë ende në fazë studimi.

Sipas tij, ato nuk janë një lloj vaksine, por kanë qëllim kurimin.



Sa i përket vaksinimit me kombinim dozash, ai tha se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse ky lloj vaksinimi jep një përgjigje imunitare më të fortë sesa vaksinimi me të njëjtin vaksinë.

LEXO EDHE:  Pas 41 vitesh punë/ Kriza e Covid-19 mbyll hotel “Tirana International”

LEXO EDHE:  Covid në institucionet publike/ Infektotohet kryetarja e bashkisë

Për variantin e ri Omicron ai tha që dihet që ka një transmetueshmëri më të lartë, por nuk dihen ende pasoja klinike të tij.

Teksa nënvizoi se nuk ka të dhëna shkencore për rrezikshmërinë e këtij varianti të tij, mjeku këshilloi që të mbahen edhe maskat./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Konfirmohen rreth 400 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,793 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 393 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 7 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  9 viktima dhe qindra të infektuar/ MSH jep bilancin e dy ditëve të para të 2021

LEXO EDHE:  Covid në institucionet publike/ Infektotohet kryetarja e bashkisë

Statistika (07 Dhjetor 2021)



Raste të reja ditore          393
Të shëruar në 24 orë       539
Të shtruar në spitale       151
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 2,793

Testime totale              1,409,310
Raste pozitive                202,295
Raste të shëruara          192,967
Raste Aktive                      6,206
Humbje jete                      3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3146
Fier                 645
Gjirokastër     537
Shkodër          435
Durrës             330
Berat               315
Elbasan           252
Vlorë                207
Lezhë               159
Korçë               89
Dibër                46
Kukës               45

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu inspekton punimet në spitalin Rajonal Kukës/ Së shpejti hapet urgjenca dhe kirurgjia e re

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici kanë inspektuar punimet në spitalin e Kukësit.

“Shumë shpejt vihet në funksion urgjenca e re dhe sallat operatore. Do të ndryshojë rrënjësisht shërbimi e urgjencës dhe gjithashtu shërbimi i kirurgjisë në këtë spital, duke finalizuar fazën e parë të investimit madhor në Spitalin e Kukësit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimti të punimeve në këtë spital, Manastirliu u shpreh se i gjithë investimi për korpusin e ri spitalor pritet të përfundojë brenda vitit 2022.

“Ky investim i qeverisë shqiptare është për transformimin tërësor të korpusit spitalor. Faza tjetër që tashmë ka filluar përfshin edhe maternitetin e Kukësit që për herë të parë integrohet brenda korpusit aktual të këtij spitali dhe sigurisht gjithë rehabilitimi i pavioneve të patologjisë, kirurgjisë, imazherisë. Gjithashtu një pikë e rëndësishme që është shërbimi i laboratorit modern në këtë spital, që do të përfundojë brenda vitit 2022”, bëri me dije Manastirliu.



Duke falenderuar stafin mjekësor për punën e bërë, Manastirliu tha se në këtë spital ka mjekë të specializuar, që vijnë në Kukës për t’u ofruar shërbim qytetarë afër vendbanimit.

“Unë jam krenare që në Kukës kemi mjekë, të cilët pasi kanë përfunduar specializimet afatgjatë në këto vite, vijnë dhe ofrojnë shërbime në spitalin e Kukësit, duke bërë kështu që qytetarët kuksianë të mos shkojnë deri në Tiranë për të marrë shërbime, por t’i kenë shërbimet afër vendbanimit”, tha Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, falenderoi qeverinë shqiptare për investimin e bërë për banorët e Kukësit dhe zonave përreth.

LEXO EDHE:  A janë efektive kundër SARS-CoV-2 maskat e bëra nga rrobat?

LEXO EDHE:  9 viktima dhe qindra të infektuar/ MSH jep bilancin e dy ditëve të para të 2021

“Falenderoj qeverinë shqiptare, kryeministrin Rama, që e bëri realitet më së fundmi këtë investim madhor për qarkun e Kukësit. Është një spital rajonal që u shërben jo vetëm kuksianëve, por u shërben hasjanëve dhe tropojanëve madje edhe në pjesën tjetër të Prizrenit. Ka shumë qytetarë që vijnë dhe vizitohen në këtë spital” tha Gjici.

LEXO TE PLOTE