Connect with Us

Sot sfida Shqipëri-Poloni, ja sa kuotohet në baste fitorja e kuqezinjve

Kombëtare

Sot sfida Shqipëri-Poloni, ja sa kuotohet në baste fitorja e kuqezinjve

Publikuar

-

Polonia cilësohet si ekipi favorit për të fituar ndeshjen e sotme në orën 20:45 kundër Shqipërisë, që do të luhet në “Air Albania”.

Kompanitë e basteve i japin një avantazh ekipit polak duke i vendosur koeficientin 1.95 për triumfin e mundshëm.

Nga ana tjetër, barazimi kuotohet me 3.4, ndërsa fitorja e Shqipërisë ka koeficientin 3.75. Megjithatë, këto janë thjesht parashikime.

Sfida e Kombëtares kuqezi ndaj Polonisë, është e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Marin Meksi mahnit edhe në Botërorin e Bodybuilding, sjell në Shqipëri medaljen e artë

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak javë pasi u shpall kampion absolut në eventin mbarëkombëtarë “Kupa e Shqipërisë” në Bodybuilding, Marin Meksi ka shënuar një tjetër rezultat të shkëlqyer. Këtë herë suksesi është i përmasave akoma më të mëdha, teksa 35-vjeçari me profesion diplomat ka triumfuar në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste “IFBB Pro Diamond Cup”, aktivitet që u mbajt në Portugali.

Meksi zuri vendin e parë në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180”, duke e ngjitur kështu Shqipërinë në shkallën më të lartë të podiumit, shkruan “Panorama Sport”. Ndërsa regjistroi gjithashtu një tjetër rezultat të shkëlqyer, teksa siguroi vendin e katërt në “Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open”. Kështu medalja e artë dhe “Diamond Cup” vijnë në Shqipëri, falë Marin Meksit. Për këtë arritje fantastike, vetë sportisti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Të nderuar miq, pas një lufte titanesh, me pjesëmarrjen e rreth 400 kampionëve më të mirë të planetit, u shpalla kampion në Kampionatin Botëror të Ligës Profesioniste IFBB Pro ‘Diamond Cup’, në Portugali në kategorinë ‘Men’s Classic Bodybuiliding up to 180’ dhe zura vendin e katërt në ‘Absolut, Men’s Classic Bodybuilding Open’.



Diamond Cup dhe medalja e arte mbërrijnë në Tiranë! Falenderoj Krijuesin, Familjen time, Shtetin Shqiptar, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republikën e Shqipërisë, Federatën Shqiptare të Bodybuilding me ne krye legjendën z.Rando Kukeli, KOKSH-in, Federatën e Kosovës me në krye presidentin, gjeneral Esat Lata dhe SP z.Sabri Dragusha, Federatën e RMV me në krye z.Boban, Federatën Portugeze me z.Jose Monteiro, IFBB dhe z.Santonja, trajnerin tim Abdul Fauaz.

Në Porto pata gjithashtu mbështetjen e pa kursyer të legjendës tonë të futballit z.Edi Abazi, si dhe gjithë popullin Shqiptar që më përkrahu në çdo hap. ‘In God we Trust’”, shkruan Marin Meksi në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Nuk drejton që pas largimit nga Shqipëria, Panucci: Kam refuzuar 6-7 skuadra

Publikuar

-

Nga

Christian Panucci që nga koha kur u largua nga drejtimi i Shqipërisë, nuk është ulur në stolin e asnjë skuadre. Megjithatë duket se kësaj pauze po i vjen fundi, pasi tekniku italian thotë se i është rikthyer dëshira për të drejtuar një skuadër.

“Italia e ka mundësinë të shkojë në Botëror, kombëtaret e tjera janë të forta, por i kemi të gjitha kartat në rregull. Italia është në diskutim vetëm sepse u gabua një penallti.  Rikthim në rolin e trajnerit? Kam refuzuar 6-7 skuadra sepse kam dashur të marr një pauzë, por më është rikthyer dëshira për të trajnuar. Ndonjëherë është i rëndësishëm projekti, shoqëria.



Në kohët e fundit më ka pëlqyer një intervistë e Zanettit, i cili kur është pyetur mbi modulin e lojës që preferon u përgjigj se gjithçka varet nga lojtarët që ke në dispozicion dhe kjo është një përgjigje e zgjuar”, u shpreh Panucci.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Mundi 5-0 Shqipërinë Federata Angleze merr vendimin për të ardhmen e Sauthgejt

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare si trajner i ‘’3 Luanëve’’ që do ta çojë anglezin përtej Kampionatit Evropian në verën e vitit 2024.

Sauthgejt është trajneri më i suksesshëm i Anglisë që nga fituesi i Kupës së Botës Sir Alf Ramsej në vitin 1966, dhe 51 është shpërblyer për punën e tij duke e çuar ekipin kombëtar në finalet e Euro 2020 këtë verë.



Tekniku anglez aktualisht fiton 3 milionë paund në vit, por marrëveshja e tij përfshin një rritje të konsiderueshme në 5 milionë paund dhe bonuse shtesë.

Anglia u kualifikua për në Kupën e Botës me dy ndeshjet e fundit, ku vendimtare ishte fitorja me Shqipërinë në Uembli, ndërsa pak ditë më vonë shkatërruan 10-0 San Marinon.

LEXO TE PLOTE