LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënder Brataj: COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione, klinikisht virusi po vdes

12 Tetor 2021, 19:48, Lifestyle CNA
Skënder Brataj: COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione, klinikisht virusi

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj thotë se mes rrezikut për jetën nga COVID-19 dhe vaksinimit, qytetarët duhet të zgjedhin këtë të fundit dhe diskutimi të mos shtrohet nëse duhet apo jo me detyrim vaksinimi.

Gjatë emisionit ?Now? të Erla Mëhillit, mjeku tha se ?nga këndvështrimi shëndetësor nuk mund të pranoj që të rrezikoj shëndetin?.

?E mira e shëndetit publik është që të krijohet imuniteti dhe të dhënat tregojnë se kush vaksinohet e kalon më lehtë. Vaksinohu ose rreziko jetën tënde po të kapi?, u shpreh Brataj.

Gjithashtu Brataj shtoi se ?imuniteti natyral është më i mirë sesa vaksinimi por nuk mund të luajmë me jetën?.

Duke bërë një parashikim se edhe sa mund të zgjasë COVID-19, ai tha se ?po nuk e kalojë e gjithë bota virusin mund ta kemi edhe për disa vite të tjera?.

?Të gjithë viruset kanë tipike mutacionet që kur del dhe përfundon ciklin. Edhe COVID i ka kaluar 1 mijë mutacione por tani delta është mutacioni më i fortë. Klinikisht virusi po vdes?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga