LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali!/ "Më thanë se do fitoja para”, të miturën duan ta trafikojnë për prostitucion, shteti nuk bën asgjë

12 Tetor 2021, 19:35, Denoncim CNA
Skandali!/ "Më thanë se do fitoja para”, të

Denoncon në polici se duan t?i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla.  Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona. Nga gjendja e mjerueshme ajo  u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t?i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës.  Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën. Më pas  15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.  E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga  blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

Lajmet e fundit nga