Connect with Us

“Si i sfumoi Basha hetimet për lobimin”/ Ish-Ministri ngre dyshime të forta

Politikë

“Si i sfumoi Basha hetimet për lobimin”/ Ish-Ministri ngre dyshime të forta

Publikuar

-

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka hedhur dyshime, se si kreu i PD-së, në detyrë Lulzim Basha, për të ruajut veten fundosi PD-në.

“Më ndjeftë perëndia, por ka disa kohë që nuk më shqitet nga koka dyshimi i arsyeshëm se Lulzim Basha vendosi për djegien e mandateve për të sfumuar hetimin që Amerika çeli ndaj tij.

E kam krijuar këtë dyshim këto kohë pasi dolën në publik disa fakte që lidhen me dëshminë e Nick Muzin.

Edhe atëhere vendimi për djegien e mandateve u nis dhe u bë fakt nga Basha personalisht. Deputetët reaguan, për hir të së vërtetës. Disa nuk pranuan djegien. Disa u shitën. Të tjerë u shantazhuan. Aq i pakonsultuar ishte ai vendim, saqë edhe CDU aleatët politikë të vetëm që ai kishte, u çuditën”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Sipas tij, djegia nuk u menaxhua ashtu siç ishte qëllimi i saj, por u la në rënie të lirë me qëllim dhe nga njëra anë u bënë protesta, por nga ana tjetër të huajt negocionin për sigurinë dhe jo për hetimin…

Manjani shkon më tej, ndërsa shkruan se Bashës i duhej një ngjarje e madhe që të sfumonte hetimet në Amerikë, ndaj mori vendimin për djegien e mandateve.

LEXO EDHE:  Koronavirusi nuk ka të ndalur/ Shifra alarmante në botë, Brazili tejkalon 6 milionë të infektuar

”I duhej një ngjarje e madhe e fortë që të sfumonte hetimet Amerikane. Dhe në fakt e sfumoi, por me kosto të jashtëzakonshme për PD, Opozitën dhe Shqipërinë.

Me thënë të drejtën më vjen keq për veten, nëse ky dyshim që kam të jetë e vërteta.   

E kam mbështetur idenë e djegies së mandateve sepse Shqipëria politike që prej 2017, vendosi monizmin e rezultat zgjedhor të manipuluar. Duhej vërtetë diçka e fortë për ta denoncuar këtë realitet fals.

Djegia e mandateve ishte vendim i fortë dhe denoncues. Ndaj e kam mbështetur. Edhe sot do ta mbështesja, po të ndodhte. Jemi prap në monizëm dhe me rezultat zgjedhor të deformuar.

Por nëse ky vendim i fortë u mor për çështje personale, siç faktet e sotme e sugjerojnë, atëhere ky është zhgënjim. Është nga atë zhgënjime që vështirë të shuhen apo zhduken nga memoria.

Për mua Lulzim Basha është në mënyrë të arsyeshme “i dyshuar”, që për çështje personale i ka shkaktuar këtij vendi kosto të larta.

Personalisht fal çdo njeri që më sulmon, por nuk ja harroj askujt që më zhgënjen”, shkruan më tej Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Të paktën tre të vrarë në një shkollë në Miçigan, ndalohet i dyshuari

Publikuar

-

Nga

Të paktën tre persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën të martën kur u hap zjarr në një shkollë të mesme në Oksford të Miçiganit dhe një nxënës u arrestua menjeherë pas icidentit, thanë autoritetet e rendit.

Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme të Oksfordit, rreth 55 km në veri të Detroitit, pak pas mesditës me kohën lokale. Forcat e rendit dhe personeli i urgjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, tha zyra e Sherifit të Qarkut Oakland.

“Kemi në paraburgim një të dyshuar për hapje zjarri dhe kemi gjetur një armë. Nuk besojmë se ka ndonjë person tjetër në këtë moment”, tha përmes një deklarate zyra e sherifit.



LEXO EDHE:  Basha prish protestën për rritjen e çmimeve/ Ambasada Amerikane del me paralajmërimin e fortë

LEXO EDHE:  Donald Trump zgjidhet presidenti i 45-te i SHBA-ve

Zëvendës sherifi Michael McCabe u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari ishte një nxënës 15-vjeçar në shkollë, i cili përdori një pistoletë gjysmë automatike. Mes të plagosurve ishte një mësues i madh, tha ai.

“Mund t’ju them se ai goditi me disa të shtëna,” tha zoti McCabe.

Ai shtoi se personeli i rendit po bënte ende kontroll në shkollë, e cila u vendos në izolim kur filluan të shtënat./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka i përgjigjet Bashës/ ‘Boll përçave PD!’ Ja si e thuri plani në zyrën e Berishës për firmat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës i cili pasditen e sotme, ne studion e ABC news deklaroi se firmat nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon statuti, gjë të cilën e kishte kërkuar Paloka dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Paloka thekson se në asnjë pikë të statutit nuk thuhet se ku apo si do dorëzohen formularët e firmosur nga delegatët dhe se propozimi i tij i pranuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, u refuzua nga pjesëmarrësit e tjerë të foltores.

Më tej Paloka thotë se firmat janë legjitime duke shtuar se Lulzim Basha ka detyrimin që të respektojë vullnetin e demokratëve. Ndersa rrëfen edhe takimin në zyrën e Sali Berishës.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sqarim !

Meqenese u be e disata here qe z. Basha perdor ne menyre jo korrekte fjalet e mia si alibi te qendrimit te tij ndaj vullnetit te mbi 4200 delegateve qe kane firmosur per mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor, jam i detyruar  te sqaroj dhe nje here cfare kam deklaruar .

Ne statutin e PD , ne asnje pike dhe asnje rresht nuk percaktohet se cila eshte procedura qe ndiqet ne rastin kur 1/4 e delegateve kerkojne mbledhjen e jashtezakonshme te Kuvendit. Ne statut parashikohet vetem detyrimi i mbledhjes se Kuvendit kur e kerkojne 1/4 e delegateve , po nuk percaktohet as se si mblidhen firmat, as ku depozitohen formularet dhe asnje procedure tjeter per kete ceshtje. Lidhur me verifikimin e mandateve, statuti eshte me se i qarte, verifikimi i mandateve behet ne Kuvend nga komisioni i verifikimit te mandateve, askush tjeter nuk e ka kete tager.

Ne keto kushte , perfaqesuesit e firmetareve kerkuan nje takim me mua si Kryetar i Keshillit Kombetar te PD. Takimi u zhvillua ne zyren e z.Berisha dhe ishin te pranishem, si  perfaqesues te firmetareve ; deputete , antare te kryesise se PD, kryetare degesh te PD, dhe nje sere funksionaresh te tjere te PD si nga sekretariati dhe organizatat partnere te PD. Midis tyre , hartues te statutit dhe juristet me te cilet z.Basha  eshte perfaqesuar deri me sot ne gjithe institucionet dhe tryezat politike.



LEXO EDHE:  Habit Monika Kryemadhi/Të rikthehet Berisha në krye të PD, ose nuk hyj në zgjedhje!

LEXO EDHE:  Habit Monika Kryemadhi/Të rikthehet Berisha në krye të PD, ose nuk hyj në zgjedhje!

Kerkesa e gjithe pjesmarresve ishte qe , ne mungese te percaktimit te procedurave te permendura me lart, duke e konsideruar pjesen tjeter drejtuesve te PD si ilegjitime dhe mbi te gjitha si pale ne kete konflikt, ne mungese te plote besimi ne luajalitetin e tyre ndaj ketij procesi, formularet e mbledhur te dorezoheshin  tek une si Kryetar i Keshillit Kombetar, organi me i larte i zgjedhur i PD midis dy Kuvendeve.

Une , pas kesaj kerkese, kam propozuar qe , pavarsisht gjithe argumentave te paraqitur nga pjesmarresit ne takim, edhe per faktin qe une isha pozicionuar ne krah te z.Berisha, formularet te dorzoheshin tek sekretari organizativ i PD, “JO SEPSE E PARASHIKON STATUTI” , sic abuzon me kete thenie timen z.Basha, por per te shmangur cdo mundesi spekullimi nga pala tjeter, sic ndodhi me pas ne fakt .

Kete argumentim timin e pranoi dhe z.Berisha . Nderkohe gjithe pjesmarresit e tjere , me argumentat e dhena me lart, duke ofruar dhe fakte se si firmetareve ju ishte bere presion nga disa drejtues degesh , kembengulen qe ose te vinin ne zyren time me detyrimin e mbrojtjes se te dhenave personale te firmetareve, ose ata nuk kishin asnje detyrim tjeter statutor apo procedurial per ti cuar tek kundershtaret e tyre ne kete rast. Keshtu vendosi shumica ne ate takim dhe z.Berisha pranoi vendimin e shumices, nuk vendosi vete, me koken e tij…!

Kjo eshte ajo qe ndodhi dhe ajo qe une kam deklaruar.

Prandaj , ne vend qe te vazhdohet me truke e me hile  qe po percajne cdo dite e me shume demokratet, do ishte e denje, po mbi te gjitha ne te mire te demokrateve , qe vullneti i mbi 4200 delegateve, vullneti i shumices , te respektohet!

Keshtu veprohet ne demokraci, keshtu thote edhe statuti i PD e mbi gjithe te tjeret,  ky eshte detyrim dhe pergjegjesi per kryetarin e PD .

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma në drejtësi dhe vettingu/ Manjani: Ndërhyrja e ambasadorëve e ka dështuar këtë nismë

Publikuar

-

Nga

manjani, cna, politike, lajme, kabinet qeveritar

“Qytetarët nuk kanë besim tek reforma në drejtësi”. Kështu është shprehur Ylli Manjani, teksa ka komentuar reformën në drejtësi.

Në  një intervistë televizive, Manjani deklaroi se gjatë procesit të vettingut të gjiyqtarëve dhe prokurorëve janë dëgjuar çudira, teksa shton që në Shqipëri ndodh që ambasadorët hyjnë në çështje të brendshme, hyjnë në vettingun, që doli i dështuar.



Në vetting kemi dëgjuar çudira. Janë pyetur për pasurinë e vjehrrit, ndërsa ka pasur raste as vjehërr nuk e ka pasur. Vettingu është i vështirë si proces. Ka njerëz që kanë bërë vila tre kate edhe me punë të ndershme, por se nuk justifikohet. Kjo sepse në Shqipëri informaliteti ka qenë i lartë përherë, nuk ka fatura. Vettingu duhet thënë se nuk ka luftuar korrupsionin.

Njerëzit shumë pak e besojnë reformën në drejtësi, sepse ata e shohin se nivelet e korrupsionit sa vijnë dhe rriten. Nëse duam të bëhemi shtet, gjykata duhet të jetë mbi gjithçka tjetër. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri, sepse ka ndikim politik mbi të gjitha. Këtu në Shqipëri ndodh që ambasadorët hyjnë në çështje të brendshme, hyjnë në vettingun, që doli i dështuar”, deklaroi Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE