Connect with Us

“Rritja e çmimit të energjisë do rrisë inflacionin”/ Beqiraj: Rama të marrë masa

Politikë

“Rritja e çmimit të energjisë do rrisë inflacionin”/ Beqiraj: Rama të marrë masa

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-zëvendës ministrja e Financave Irena Beqiraj, ka folur për rritjen e çmimit të energjisë eletrike.

E ftuar në Syri Tv ka deklaruar se lidershipi politik është në gjumë letargjik, duke theksuar se rritja e energjisë elektike do të rrisë inflacionin.

Ajo ka shtuar se kryeministri Edi Rama duhet të marrë masat më herët, që goditjet që vijnë të mos jenë të rënda, gjë te cilën thekson ajo duhet të kishte bërë me tërmetin dhe pandeminë.

“Rritja e energjisë elektrike do të rrisë inflacionin. Inflacioni do të zgjasë besoj 2 deri në 3 vjet. Shqiptarët duhet të përgatiten. Shqiptarët do blenë më pak gjëra me të njëjtat lekë që kishin dikur. Do të rritet kosto e kredisë dhe për investimet, do rritet kosto e borxhit të qeverisë, që është sot 80 përqind, shumë i lartë për vendin tonë dhe për të ardhmen.

Lidershipi shqiptar është letargjik. Rama do të bëjë Mesinë që do të zgjidhë krizën, por ne nuk kemi nvojë për lider letargjik. Rama duhet të marrë masa më herët, që goditjet që vijnë, të mos jenë kaq të rënda. Kështu duhet të bënte edhe me tërmetin, edhe pandeminë. Rama nuk do ndalojë tërmetin, por ai duhet të bëjë që njerëzit të kenë njësoj siguri e jo t’i lërë njerëzit në përballje të ashpër shumë”, u shpreh Beqiraj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Luli gënje por me masë”/ Spaho: Nuk e mbajmë dot o mik

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, dhënë një ditë më parë në një intervistë.

Spaho është ndalur tek deklarata ku Basha, thotë se përjashtoi Berishën nga fushata në vitin 2011.

O guri ,o trim me fletë. Akoma nuk po më besohet, ku e gjeti forcën, cilët e mbështeten kur përjashtoi Berishën, se duhet të jesh shumë trim të marrësh një vendim të tillë.

A e kuptoni o njerëz se në çfarë përmase është gënjeshtra???

Luli gënje por me masë. Mos gënje duke na dhënë të gjithëve dozën e elefantit. Nuk e mbajmë dot or mik.

Berisha në vitin 2011 solli gjithë PD e Shqipërisë në Tiranë që të luftonte për Lulin”, shkruan Spaho në një reagim të gjatë në rrjete sociale.

Deklarata e plotë:

Berisha ishte Kryetar i PD dhe Kryeminister i Shqiperise dhe Luli mori vendim ta perjashtoje Berishen nga fushata e vitit 2011 per zgjedhjet ne Bashkine e Tiranes?

Hajde trim hajde!

Perjashtoi Berishen nga fushata ne vitin 2011!

O Guri o trim me flete!!!

Akoma nuk po me besohet, ku e gjeti forcen, cilet e mbeshteten kur perjashtoi Berishen, se duhet te jesh shume trim te marresh nje vendim te tille???



A e kuptoni o njerez se ne cfare permase eshte genjeshtra???

Luli genje por me mase. Mos genje duke na dhene te gjitheve dozen e elefantit. Nuk e mbajme dot or mik.

LEXO EDHE:  Protesta për rritjen e çmimeve/ Binaj: Të mblidhemi ta bëjmë këtë vend

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me çmimet e biletave?/ Rama jep lajmin për transportin publik

Berisha ne vitin 2011 solli gjithe PD e Shqiperise ne Tirane qe te luftonte per Lulin.

Cdo njerit ju vendos objektivi se cfare rezultat duhet te arrinte ne zonen ne ngarkim.

Asnjehere nuk kam votuar ne Tirane per shkak se kam qene deputet ne Korce dhe me duhej te merresha me organizimin e zgjedhjeve atje dhe nese do vija te votoja ne Tirane do humbja nje dite kohe per fushaten ne Korce.

Ne zgjedhjet e Lulit ne vitin 2011 nuk e di si ma dha Zoti dhe erdha e votova ne Tirane

Kur mesova rezultatin me 11 vota diference, e falenderova Zotin, pasi Berisha per 11 vota do merrte listat dhe do shihte me lupe kush kishte votuar e kush jo.

Te mos harrojme se Luli pati 20 mije votat e LSI ne krah, marreveshjen me Hysni Milloshin qe vetem Berisha mund ta bente dhe qe Ristani sakrifikoi reputacionin e tij qe Basha te dilte fitues.

Si shperblim Basha e vendosi numurin dy te PD te katertin ne listen e Vlores dhe ai nuk u be deputet.

Asnje here ne 30 vjet histori te PD nuk ka ndodhur qe Sekretari i Pergjithshem i saj te ishte i katerti ne liste./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plasin komplimentet në PS/ Rama mburret me Lindita Nikollën dhe Evis Kushin

Publikuar

-

Nga

“Nuk duhet harruar që Ministria e Arsimit është drejtuar për shumë vite nga njerëz, nga burra me grada, por periudha e suksesit, më domethënëse e Ministrisë së Arsimit, është periudha kur është drejtuar nga dy zysha, nga Lindita dhe nga Evisi, që jam i bindur që do të bëjë shumë, njësoj si Lindita”, kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e buxhetit 2022 për Arsimin.

Më tej ai shtoi se në çdo shkollë duhet vendosur fokusi tek mësueset gra, të cilat të mund të zëvendësojnë drejtuesit burra, që sipas Ramës iu ka mbaruar koha.

LEXO EDHE:  Studimi/  Rritja e fëmijëve qenka rutina më stresante e mundshme

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me çmimet e biletave?/ Rama jep lajmin për transportin publik



“Selman, ti je burrë dhe e fillon me një të metë këtë proces, por duhen kthyer sytë vërtet nga mësueset, në radhë të parë, që janë nëpër shkolla dhe duhen gjetur aty tek mësueset në çdo shkollë drejtueset që duhet të zëvendësojnë këto burra”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama paralajmëron “tërmet” në arsim/ Kryeministri iu “kërcet dhëmbët” drejtuesve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Arsimin, kryeministri Rama paralajmëroi “furtunë” në radhët e drejtuesve të shkollave.

Rama tha se duhet bërë një skanim i plotë dhe kush nuk e meriton të jetë në krye të shkollave, duhet të largohet.

“Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.



LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me çmimet e biletave?/ Rama jep lajmin për transportin publik

LEXO EDHE:  Pushimet/Çmenden çmimet në Ksamil, sa duhet të paguani për 1 shezlon

Nuk ka rëndësi çfarë bindjesh ke dhe nga je, apo cfarë statusi ke. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv i drejtë, i të gjitha kapaciteteve të drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër. 

Në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë ministrinë e Arsimit dhe jo më një shkollë. Duhen gjetur aty në cdo shkollë mësueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që u ka mbaruar koha me kohë e me vakt”, theksoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE