Connect with Us

Renditja dhe dy ndeshjet e mbetura, ja situata në grupin e Shqipërisë

Kombëtare

Renditja dhe dy ndeshjet e mbetura, ja situata në grupin e Shqipërisë

Publikuar

-

Humbja e sotme ndaj Polonise me rezultatin 0-1 e zbriti Kombëtaren tonë në vendin e tretë në grup. Kështu, polakët na parakalojnë duke qëndruar dy pikë sipër nesh.

Tani më Shqipëria ka dy sfida të mbetura ndaj Anglisë në transfertë dhe në ndeshjen e fundit do të presë Andorrën në shtëpi, ndërsa Polonia do të luajë kundër Andorrës në transfertë në sfidën e radhës, ndërsa në sfidën e fundit do të presë Hungarinë në shtëpi.

Situata nuk duket aspak në favor të kuqezinjve, por shpresojmë ende te një mrekulli deri në sfidën e fundit, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

NDESHJET E RADHËS

12/ 11/ 2021

ANGLI-SHIQPËRI

ANDORRA-POLONI

15/ 11/ 2021 

SHQIPËRI-ANDORRA

POLONI-HUNGARI

Renditja:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Kombëtarja zbret në fushë për stërvitjen e parë, një mungesë e vetme për Rejën

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në lidhje me dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit Katar 2022.

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja luan në “Wembley” ndaj Anglisë më 12 shtator (20:45), teksa tre ditë më vonë, në të njëjtin orar, presim Andorrën në “Air Albania”.



Shqipëria renditet në vend të tretë me 15 pikë në grupin I, duke pasur shanse minimale për të siguruar një nga dy vendet e para.

Raportohet se Thomas Strakosha është mungesa e vetme e kombëtares. “Gardiani” i Lazios ka probleme në gju, dhe nuk ka zbritur në fushë bashkë me shokët e ekipit.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Reja tregon të vërtetën: Xhaka po tallet me kombëtaren shqiptare, njerëzit duhet ta dinë

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Shqipërisë, Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën. Tekniku italian ka komentuar gjithashtu edhe rastin Taulant Xhaka. Ky i fundit nuk do të ftohet më në Kombëtare pas refuzimeve të njëpasnjëshme për të përfaqësuar kombin e tij. Reja “i ka vendosur kapakun” kësaj çështje, duke treguar të gjithë të vërtetën.



“Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe tallet me ne. Na ka refuzuar shumë herë. Ky rast ndryshon nga Balliu. Balliu ka dëshirë që t’i bashkohet Shqipërisë, por ka pasur probleme shëndetësore. E ndien shumë fanellën, ndërsa kjo nuk ndodh me Xhakën. Nuk është sjelle mirë me ne, e ka braktisur Kombëtaren, njerëzit duhet ta dinë”, tha Reja.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Konferenca për shtyp, trajneri Reja: Ja pse mungojnë Manaj dhe Balliu

Publikuar

-

Nga

Në konferencën e parë për shtyp para dy ndeshjeve të radhës ndaj Anglisë dhe Andorrës që janë edhe dy takimet e fundit pë kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja zbuloi prapaskenat se përse ka lënë jashtë sulmuesin Rey Manaj dhe mbrojtësin Ivan Balliu, ndërsa komentoi edhe mungesat e Gjimshtit dhe Balliut.



“Pse mungojnë Balliu dhe Manaj, Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzunit në ndeshjen me Poloninë? “Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht. Kam folur edhe me Balliun dy herë dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperojë, pavarësisht se ka luajtur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve të tjera. Kisha dëshira ta shihja, më vjen keq sepse në ndeshjen e fundit ka pasur COVID. Ka shumë mungesa që na kondicionojnë dhe janë lojtarë të rëndësishëm si Abrashi, Gjimshiti” theksoi Edoardo Reja.

LEXO TE PLOTE