Connect with Us

Reja: Publiku ishte fantastik, ja çfarë nuk shkoi ndaj Polonisë

Kombëtare

Reja: Publiku ishte fantastik, ja çfarë nuk shkoi ndaj Polonisë

Publikuar

-

/

Trajner Reja foli pas ndeshjes me Poloninë, ku ndër të tjera u shpreh:

“Kishim filluar të binim fizikisht në momentin që pësuam golin. Po ulnim ritmin dhe po provoja të bëja zëvendësime për t’i dhënë pak freski skuadrës. Ndoshta duhej ta zëvendësoja Baren pak më shpejt, por ai po këmbëngulte që të qëndronte ende. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një paraqitje shumë të mirë, ndonëse kishim edhe shumë mungesa”, tha trajneri Reja në nisje të intervistës për Supersport, para se t’u përgjigjej pyetjeve të panelit të emisionit.

A mund të bënit më mirë me lojtarët që mungonin?
Së pari dua të falënderoj publikun shqiptar, që ishte i jashtëzakonshëm. Për një publik si ky, ia vlente të provonim deri në fund për të marrë suksesin. Nuk dua të qahem, pasi na mungonin 6-7 lojtarë, por unë kam një grup prej 25 futbollistësh. Sigurisht më vjen keq që mungesat na ndodhën në këtë ndeshje kaq të rëndësishme, megjithatë unë jam krenar me atë që bëmë sot në fushë.

Kemi pësuar tre gola të ngjashëm ndaj Polonisë, dy në Varshavë dhe një këtu. A keni keqardhje për këtë?
Në të dy ndeshjet kemi gabuar në mbrojtje dhe kemi pësuar gola që nuk duhet t’i marrim më. Pasimi ishte shumë i mirë, por ne duhej të markonim kundërshtarët dhe nuk ishte nevoja të mblidheshim të gjithë në rrezen e portës. Pati disa momente gabimi në rastin e golit, por nuk dua të kritikoj askënd, pasi janë gjëra që ndodhin.

A mund të aktivizohej më shpejt Bajrami? Luajtët për fitore apo për barazim?
Më vjen keq që bëhen diskutime të tilla, duke pasur parasysh edhe mundësitë e zgjedhjet që kishim sot. Bëmë maksimumin për të marrë tre pikët dhe për këtë hodha në fushë edhe Brojën, duke luajtur me tre sulmues. Nuk kishim shumë alternative, ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që u mbajt shumë mirë fizikisht, ndryshe nga ne që pas minutës së 60’ ramë jo pak. Më vjen keq që nuk ia dolëm, por nga ana tjetër jam krenar për atë që kemi bërë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Gola dhe asiste, FSHF-ja krenohet me paraqitjen e lojtarëve kuqezi në Europë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet e huaja në Europë.

Dy nga sulmuesit e Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni dhe Sokol Cikalleshi kanë qenë sërish protagonistë me gola në skuadrat respektive, teksa ylli i mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë një nga lojtarët kyçë të Atalantës, që fitoi një ndeshje mjaft të vështirë në Torino ndaj Juventusit. Bajrami dhe Doka kanë qenë gjithashtu futbollistë që kanë dhuruar asiste me skuadrat përkatëse në Itali dhe Kroaci. Një tjetër futbollist shqiptar, ai i Shpresave, Anis Mehmeti ka arritur sërish të gjejë rrugën e rrjetës me Wycombe në League One.

Giacomo Vrioni shënoi dy gola në kampionatin austriak me Tirolin, teksa fillimisht shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta para fundit, Vrioni realizoi edhe golin e dytë vetjak. Një paraqitje e shkëlqyer e futbollistit shqiptar në Austri, i cili pas tripletës së shënuar javën e shkuar, tregon se po kalon një formë mjaft të mirë. Sulmuesi kuqezi është vlerësuar me notën 9 nga uebsajti i specializuar për statistika “SofaScore”.

Një paraqitje të mrekullueshme ka dhënë në Itali edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Shtylla e mbrojtjes kuqezi që aktivizohet me Atalantën ka qenë lojtari i asistit në golin e vetëm të shënuar nga zikaltërit në sfidën kundër Juventusit. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, “SofaScore”, Gjimshiti ka marrë notën 7.6 në këtë ndeshje, futbollisti i dytë më i mirë i skuadrës bergameske në këtë ndeshje.



E shtuna ka qenë mjaft pozitive edhe për Albi Dokën në kampionatin kroat, teksa futbollisti shqiptar ka dhënë një asist për autorin e golit, Lovriç. Një harkim perfekt i Dokës, me Lovriç që gjendet në zonë dhe e kthen në gol. Ashtu sikurse Gjimshiti, edhe Albi Doka është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë i skuadrës ku ai aktivizohet, Gorica në Kroaci, teksa SofaScore i ka dhënë notën 8.

Nedim Bajrami ka shënuar gjithashtu emrin e tij tek lista e “lojtarit-asist” në skuadrat përkatëse. Empoli ka fituar 2-1 në shtëpi në sfidën kundër Fiorentinës, teksa Bajrami asistoi në golin që i dha fitoren Empolit. Mesfushori kuqezi vinte nga stoli teksa u fut në fushë në minutën e 58-të, ndërsa sipas Sofascore, ai meritoi notën 7.3 për minutat e luajtura, një vlerësim mjaft i mirë për Nedim Bajramin.

Ndërkaq, lajme të mira vijnë edhe nga kampi kuqezi i Shpresave. Anis Mehmeti ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Wycombe në kampionatin anglez. Mehmeti realizoi golin e avantazhit në minutën e 23-të, teksa ndeshja ndaj Sheffield Wednesday u mbyll me shifrat 2-2. Anis Mehmeti duket se po kalon një formë të shkëlqyer me klubin e tij, teksa pak ditë më parë shënoi edhe dy gola me klubin e tij në Angli.

Këtë të diel ka qenë radha e Sokol Cikalleshit të shkruante emrin e tij në radhët e kuqezinjve që patën paraqitje të mira me skuadrat e tyre. Bomberi kuqezi realizoi një super gol për Koniasporin në kampionatin turk, teksa nga brenda zonës gjuajti topin me të majtën e tij, duke barazuar rezultatin përkohësisht. Goli i Cikalleshit nuk vlejti për Koniasporin që u mund me shifrat 3-2. Edhe Sokol Cikalleshi, ashtu sikurse pjesa tjetër e kuqezinjve, është vlerësuar nga Sofascore si një nga futbollistët më të mirë në fushë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Mesfushori i Shpresave shkëlqen në Angli, dy gola dhe një asist për konfirmimin

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Shpresave, Anis Mehmeti është bërë protagonist absolut mbrëmjen e djeshme duke shënuar dy herë dhe duke dhuruar një asist në fitoren 0-3 të Wycombe ndaj rivalëve të Plejmuthit.

22-vjeçari u hodh në fushë si titullar por shpërtheu vetëm në pjesën e dytë. Fillimisht, Mehmeti asistoi tek goli i shënuar nga Vokes në minutën e 62-të, ndërsa gjeti rrjetën dy herë në fundin e takimit, ekzaktësisht në minutën e 84-ët dhe 90-të.

Ky është sezoni i dytë për mesfushorin shqiptar me fanellën e Wycombes, teksa vitin e kaluar shënoi 3 gola dhe dha një asist në 29 ndeshje me fanellën e klubit anglez.

Paraqitja e fundit e Anis Mehmetit me fanellën e Shpresave është në datën 6 shtator të këtij viti në sfidën me Çekinë, ku kuqezinjtë u shkërmoqën me rezultatin 4-0.



 

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Është konsumuar bari i fushës, merret vendimi i papritur për “Air Albania”

Publikuar

-

Nga

Skuadrat e kryeqytetit do të duhet të privohen sërish nga të luajturit në impiantin më modern në vend, “Air Albania”. Gjatë ditëve të fundit në këtë stadium janë zhvilluar shumë ndeshje, duke përfshirë Superioren e Kombëtaren dhe përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushës kanë kërkuar patjetër që në terrenin e blertë të mos luhet për një javë.

Ndeshja e fundit që do të zhvillohet, përpara se fusha të nisë rehabilitimin, do të jetë ajo e Kombëtares së femrave ndaj rivaleve nga Norvegjia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Më pas, deri më datë 2 dhjetor, stadiumi nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshje.

Tirana është e vetmja skuadër kryeqytetase, që nuk ndikohet nga kjo lëvizje. Bardheblutë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Skënderbeut dhe Egnatias i luajnë në transfertë. Ndryshe ndodh me Dinamon dhe Partizanin, që do të duhet të spostohen në “Elbasan Arena”, fusha e të cilit u rigjenerua së fundmi dhe është në kushte të mira.



“Nëndetësja” do të duhet të dalë jashtë kryeqytetit për të luajtur si pritëse ndaj Kastriotit më datë 28 nëntor. Partizani gjithashtu do të spostohet në Elbasan për të luajtur duelin e fortë ndaj Teutës pas tre ditësh.

Ndaj Skënderbeut, ndeshje e planifikuar për t’u luajtur më datë 4 dhjetor, me siguri do të mund të luhet në “Air Albania” sepse në këtë datë fusha do të jetë e gatshme të presë ndeshje. Me këtë lajm, konfirmohet edhe vazhdimi i “zierjes së çorbës” me stadiumet në këtë nisje të sezonit futbollistik.

Shumica e skuadrave po e kanë të pamundur të luajnë në qytetet e tyre dhe në këtë mënyrë po ua bëjnë akoma më të vështirë tifozëve, për t’i ndjekur në stadium. Në të njëjtën kohë, ulen edhe të ardhurat e klubeve nga arkëtimet për biletat.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: