LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pak orë nga starti i Shqipëri-Poloni, FSHF me njoftim të rëndësishëm për tifozët kuqezi

12 Tetor 2021, 11:30, Sport CNA
Pak orë nga starti i Shqipëri-Poloni, FSHF me njoftim të

Shqipëria do të luajë ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, mbrëmjen e sotme në stadiumin ?Air Albania? në orën 20:45, të vlefshme për grupin ?I? të fushatës kualifikuese të Botërorit ?KATAR 2022?. Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate zyrtare ka publikuar për tifozët që do të mbështesin maksimalisht Kombëtaren në stadium, mbi orarin e hyrjes së fansave dhe sendet që nuk do të lejohen në brendësi të impiantit të ?Air Albania?-s.

NJOFTIMI ZYRTAR I FSHF-së ?

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar ?Air Albania? për të ndjekur ndeshjen ?Shqipëri?Poloni?, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror ?Katar 2022? mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

? Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.
? Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.
? Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj
? Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Duke ju falenderuar për mbështetjen e pakufishme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar shqiptar, shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

Lajmet e fundit nga