Connect with Us

Noka: Pengu po “lufton” Ramën duke përjashtuar dhe përçarë demokratët

Politikë

Noka: Pengu po “lufton” Ramën duke përjashtuar dhe përçarë demokratët

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Flamur Noka është një nga deputetët e Partisë Demokratike që ka dalë hapur kundër vendimeve personale të kryetarit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti Noka shkruan se Basha po lejon “mbretërimin” e kryeministrit Edi Rama duke përjashtuar dhe përçarë demokratët.

Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës ,ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra  pengu i tij po e “lufton “atë duke  përjashtuar dhe  përçarë demokratët”, shkruan Flamur Noka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ish-nënkryetari i PD thirrje demokratëve/ Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka drejtuar një mesazh të fortë demokratëve, që t’I bashkohen Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhëtia ndaj sakfrificave të tyre për pazaret e kryetarit në detyrë.

Spaho thekson se vetëm të bashkuar, mund të shkohet drejt rrugës së fitores.

Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e një pas njëshme të peng kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhëtia ndaj sakfrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Për dosjet dhe pazaret e Bashës ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje!



LEXO EDHE:  Lulzim Basha kapet mat/ Faktet që “kryqëzojnë” kreun e Republikës së re

LEXO EDHE:  Lulzim Basha kapet mat/ Faktet që “kryqëzojnë” kreun e Republikës së re

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi pesë mijë delegatëve do të shënoje fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë permes një PD më të fortë më të hapur dhe më të bashkuar!

Të gjithë bashkë në 11 Dhjetor për të nisur rrugën drejt FITORES!”-shkruan Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi i PD dhe një përgjigje Tomor Alizotit

Publikuar

-

Nga

Nga Elvi FUNDO

Deputeti demokrat Tomor Alizoti dje në një dalje mediatike ka mbajtur qëndrimet e tij publike të përsëritura për Kuvendin e PD-së dhe debatet e brendshme të saj.

Alizoti është një ish-kritik i ashpër i Lulzim Bashës, por më pas me futjen në lista ai heshti, dhe tani po e shohim në një tjetër version. Atë as mish e as peshk. Totalisht të paqartë dhe pa asnjë qëndrim parimor, statutor apo politik të vërtetë.

Deputeti i Lulzim Bashës që regjistroi një rezultat katastrofik në Berat, për të cilin s’ka mbajtur asnjë përgjegjësi, luan me një kartë morali publik, të cilin e mbulon me teza që tregojnë se përtej një të persekutuari politik, kemi një mendje të paqartë që kërkon të marrë maksimumin pa dhënë asgjë, si ide apo veprim politik.

Alizoti tha në daljen e tij se nuk do marrë pjesë as në Kuvendin e Berishës, thirrur nga mijëra firma antarësh dhe drejtuesish strukturash e as atë të Bashës, thirrur nga Luli në formën e një antimitingu.

Asnjë prej tyre sipas Alizotit nuk e sjell PD në pushtet. Ky konkluzion është tërësisht i gabuar më këtë rast me ose pa qëllim, ai del nga konteksti i këtyre veprimtarive.

Po përpiqemi të arsyetojmë lapsusin e ish diplomatit, që mesa duket më e pakta nuk kupton detyrimet si anëtar i një partie politike dhe më e shumta luan për interesa të tjera që nuk ka arsye të merremi.

Kuvendin e datës 11 nuk e thërret Sali Berisha, por anëtarësia e PD, rast i veçantë në këto 30 vite.



Midis të tjerave në axhendë është dhe zgjedhja ose rruga për të zgjedhur kryetarin. Në këtë Kuvend po ndërtohet ajo që në tetë vite u shkatërrua qëllimisht dhe pse jo edhe të përsoset veprimtaria e partisë në këto 30 vite. Për ato që Alizoti i thoshte përpara se të merrte mandatin e deputetit, që janë parimore dhe të gjithë pranuara, asnjë e kritikuar as nga Bashisti më i madh.

Pra, është detyrim i anëtarit të një Partie Politike që të jetë prezent në këtë event, jo më Tomori që këto i ka kërkuar me zjarr studiove mediatike. Janë pesë mijë demokratë që të thërasin e ke detyrim jo dëshirë, është alfa e statutit. Çfarë do të thotë të bojkotosh shumicën absolute të strukturës të partisë?

Nese nuk të pëlqen Berisha për kryetar t’i ke mundësinë për të mos e votuar. Nëse askush nuk të pëlqen ti prap ke mundësinë për të abstenuar, mund të kandidosh dhe vetë më rregulla e garë të pastër. Por jo të bojkotosh sepse kjo do të thotë që t’i nuk njeh Partinë.

Kur mundesh të bojkotosh dhe të distancohesh?

Nëse ke prova që Sali Berisha po ushtron dhunë e trysni tek 5000 delegatët për t’i çuar në Kuvend (as Luli se ka thënë, firmat po deklarohen publikisht çdo ditë) si dhe nëse ti konstaton nëpërmjet verifikimit se 5000 delegatët janë të falsifikuara firmat e tyre për thirrjen e Kuvendit. Në këte rast je legjitim për mos njohjen e për rrjedhoje të mos marjes pjesë në këtë Kuvend politik historik për PD. Se kush e sjell në pushtet PD këtë askush nuk e di tani, Luli jo njëherë se është e provuar.

LEXO EDHE:  Basha pret në selinë e PD delegacionin Pan-Shqiptar/ Zbulohet çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  “Kjo është një ditë e madhe”/ PD thirrje shqiptarëve: Dilni për të votuar!

Jeni këtu për të rregulluar atë çka është shkatërruar në tetë vite si dhe për të përmirësuar atë që nuk u bë për 30 vite, sigurisht brenda familjes politike.

Veprimi që bëri z Agron Shehaj është veprimi me racional që duhet të bëjë çdo anëtar apo delegat i Kuvendit duke gjykuar me mendje të ftohtë.

Verifikoi procedurat për të qenë i bindur se nuk ka manipulim dhe më pas mori vendimin si një përfaqesues i forcës politike. Kjo ka ndodhur në shumë qytete, degë të PD, ku përfaqësuesit e tyre kanë zgjedhur të verifikojnë procesin e të qëndrojnë në krah të antarësisë dhe trupës elektorale të PD, që sot ka nevojë të shkundë lidershipin e degraduar të këtyre tetë viteve. Veprimet e tjera janë protagonizëm i dalë boje dhe për më tepër tregojnë që ose nuk kupton rregullat e lojës që janë të shenjta ose nuk do t’i kuptosh ato. Zgjedhjen e bën ti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E vërteta e Jozefina Topallit dhe përrallat e Desadës/ Mesazhi i fortë për Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sokol Drrasati, ish-i përndjekur politik, ka komentuar situatën politike në vend, dhe përplasjet në Partinë Demokratike.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Drrasati risjell në vëmendje sulmet që u bënë në drejtim të Jozefina Topallit dhe Lëvizjes për Ndryshim.

Ai thekson se Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, ishte njëlloj si lëvizja që po bën sot Berisha me Foltoren, por u sulmua, dhe u quajt bashkëpunëtore e Ramës.

Sipas Drrasatit, gjatë fushatës duke u nisur nga përrallat e Desada Metajt, se Jozefina Topalli, ka marrë para nga Rama, u sulmua Lëvizja për Ndryshim.

Më tej, ai i drejton mesazhe të forta edhe Berishës, ndërsa thekson se “Foltorja” është gjëja e duhur, por e vonuar.

Ai shkruan se minimalisht sot duhet ti kërkohet falje Jozefina Topallit dhe bashkëpunëtorëve të Berishës, që e ringritën PD, në vitin 1997.

Postimi i plotë:

JOZI, DOKTORI, LN DHE FOLTORJA.

Kater vite më parë, kur Jozefina Topalli do të bënte deklaraten e parë publike se Lulzim Basha po bënte pazare me Edi Ramën  në kurriz të demokratëve dhe të Opozitës, shumë nga ju që sot ziheni me njëni tjetrin për vendet e para të Foltores e akuzuat e shatë, shpifët për të….

Kaluat në skizofreni duke vjell vrer ashtu sikurse jeni kundër saj dhe kujtdo që po guxonte të thoshte të vërtetën e madhe të kapjes së L.B. nga Rama.

Dhe kjo zgjati për 4 vite.

Sot çuditërisht të gjithë po çjerren duke pohuar ato që për 4 vite nuk la mundësi pa përdorur për t’jua shpjeguar elektoratit të PD  por edhe gjithë shqiptarëve, derisa bashkë me një grup studentë dhe profesorë, intelektualë dhe shqiptarë të mirë i dha jetë LN-së.

Levizja për ndryshim nuk ishte asgjë as më pak dhe as më shumë sesa FOLTORJA e sotme.

Në pamundësi për të bërë një hap tjetër, kandidatet e LN u përballen me elektoratin e tre forcave politike.

Nga ku u përbalten, u fyen, u shpallen të shitur dhe të blerë nga Edi Rama (edhe sot ka nga ato injorantë të cilët i besojnë fabulës së Desada Metës se kandidatet dhe Jozefina morën para të madhe për ti hequr vota PD-së..

Mjeranë që nuk jeni tjetër, bëtë një fushatë kunder Jozefinës dhe LN në vend që të sulmonit PS dhe Tom Doshin.

Bile jini aq debila saqë në filmimet e fushatës e thoni troç, votoni edhe Tomen por Lëvizjen për Ndryshim asnjë votë.

E dini pse????

Sepse Lëvizja për Ndryshim i paraprinte FOLTORES,  ose thanë më mirë fundit të pushtetit të Lulit dhe Ramës.

Të pazareve të tyre..



LEXO EDHE:  Basha pret në selinë e PD delegacionin Pan-Shqiptar/ Zbulohet çfarë u diskutua

LEXO EDHE:  PD publikon dokumentin e ri/ “Fundoset” kryebashkiaku i Ramës?

Dhe të kurtizanëve të tij.

Sot Dr. Berisha po mundohet ta rikthejë PD, aty ku e la në 2013”..

Pra teorikisht po ecën pas.

Ska gja, më mirë një kthim mrapa e nisje si duhet sesa një gjendje agonie pa shpresë.

Ti Doktor, e solle LB.

Ti Doktor i dhe të gjithë forcën dhe pushtetet një gjarpëri i cili guxoi të kafshonte edhe mentorin e tij.

Ti reagove dhe fitove sepse brenda PD je një institucion.

Dhe mirë bane, vonë, por ma mire vonë se kurrë.

Të kam njigju në të gjitha Foltoret se ke kërkuar falje.

Gjesti ma fisnik.

Por nuk të kam dëgjuar duke i kërkuar falje bashkëpunëtorëve të tu të ngushte ndër vite ata me të cilet ringrite PD, në 97′

Forca Doktor, e nxjerri për zhelesh përjashta nga selia ata maskarenjë që përfituan nga ti.

Ata që kanë 8 vite që bëjnë pazare me Ramën kundër interesit kombëtar .

Sot jemi tetë ditë para fillimit te fundit të një prej “love story” më të çuditshme në politikë.

Atë të qeverisë me Ministrin e opozitës në qeveri……

E drejta vonon po nuk harron thotë populli.

Sot minimalisht i duhet kërkuar falje Jozefinës dhe Lëvizjes për Ndryshim. Duhet kërkuar falje kujdo që guxoi të dilte kundër kryetarit duke u përballur me kosto e saj.

Sot minimalisht duhen kujtuar këto 4 vite në mënyrë që mos të përseritet më.

Nuk fitohet lufta me armik mren…

I juaji SOKOL DRRASATI./CNA.al

LEXO TE PLOTE