LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manja takim me drejtuesit e burgjeve: Kërkoj vigjilencë maksimale

12 Tetor 2021, 18:33, Aktualitet CNA
Manja takim me drejtuesit e burgjeve: Kërkoj vigjilencë maksimale

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe të Policisë së Burgjeve.

Gjatë takimit theksi është vendosur tek sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve.

Manja ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve të IEVP-ve në të gjitha si dhe të efektivëve të Policisë së Burgjeve gjatë periudhës së pandemisë.

Gjithashtu ministri Manja kërkoi vigjilencë maksimale rreth gjithçkaje që ndodh në institucionet e vuajtes së dënimit si dhe theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve.

?Kërkoj me këmbëngulje vigjilencë maksimale për gjithçka ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit. Është detyrim që të realizohet puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrën. Të gjitha masat janë marr për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve. Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës?, është shprehur Manja./ CNA.al

09:37 Aktualitet

Basha sulmon TV Klan

Lulzim Basha, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, njer...

Lajmet e fundit nga