Connect with Us

LAJMI FUNDIT/ Breshëri plumbash te “Komuna e Parisit”, çfarë po ndodh

Kronika

LAJMI FUNDIT/ Breshëri plumbash te “Komuna e Parisit”, çfarë po ndodh

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të shtëna me armë janë  regjistruar më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Mesohet se ka mbetur i plagosur në këmbë një person me inicialet R. B., 22 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se atentatori është larguar në drejtim të paditur dhe është ende i paidentifikuar.

Në vengjarje ka shkuar një numër i madh forcash policie .

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet autori

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pak orë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Ka patur një konflikt mes një grupi të rinjsh dhe dy vëllezërve ku si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën dhe tjetri është në spital nën kujdesin e mjekëve.



Sipas njoftimit të policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë vetëm pak orë pas sherrit është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes dhe i plagosjes në Elbasan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku pas një konflikti me një grup të rinjsh humbi jetën një nga vëllezërit, ndërsa tjetri është i plagosur rëndë.

Sipas bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës  thikë .



Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve  shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç,  ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Elbasan/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se viktima është rreth moshës 26 vjeç, ndërsa i plagosuri rreth 19 vjeç.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fushën e vjetër të sportit në Elbasan.



Sipas ABC, Florenc Kovaçi ka ndërruar jetë ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij Mikel Kovaçi.

Mollë sherri mësohet se ka qenë një femër. Pikërisht për të, sherri mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta./CNA.al

E rëndë në Elbasan/ Sherr me thika mes të rinjve, ndërron jetë njëri nga vëllezërit, tjetri i plagosur

LEXO TE PLOTE