LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush e ka radhën pas Ylli Manjanit ?

10 Nëntor 2015, 10:10, Aktualitet CNA

 Largimi i Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe zëvendësimi i tij nga Ylli Manjani ishte impulsi i parë që kreu i LSI-së, Ilir Meta përmendi para pak ditësh lëvizje të nevojshme.

Emra të tjerë në qeveri, të paktën në ato ministri ku drejton Lëvizja Socialiste për Integrim, do të ndryshohen në ditët në vazhdim. Edmond Haxhinasto (ministër i Transportit dhe Infrastrukturës), Klajda Gjosha (ministre e Integrimit) dhe Edmond Panariti (ministër i Bujqësisë), duket se do të heqin dorë nga drejtimi i ministrive përkatëse për ti lënë vend impulseve të reja, por këto ndryshime mund të jenë edhe paralele.

Kush ikën dhe kush vjen në qeveri ?

Një nga emrat më të përfolur dhe që është më i mundshmi për t?u bërë pjesë e kabinetit qeveritar është Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së dhe ish ministër i Shëndetësisë. Vasili ka qenë mjaft aktiv dhe një nga zërat më të fortë të kësaj partie.  Një tjetër emër që vjen nga radhët e LSI-së është Luan Rama, jo shumë aktiv por me emërimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë duket se i ka rrugët e hapura për tu bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Ndërsa Edmond Haxhinasto, pritet të ngelet në qeveri por jo si ministër i Transportit dhe Infrastukturës.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta e ka në traditën e tij të kryejë ndërrime në ministri. Kjo ka ndodhur edhe më parë, kur Meta ishte kryeministër. Gjithashtu, edhe kur ishte në qeveri me Berishën, menjëherë pas zgjedhjeve lokale të vitit 2011, Ilir Meta bëri ndryshime në ministritë që drejtonte LSI-ja. Por këto lëvizje të pritshme, siç ishte ajo e djeshmja, janë goditje të rënda për qeverinë.

Ndërsa nga kampi socialist, Edi Rama ende nuk ka dhënë sinjale për ndonjë ndryshim të mundshëm të ndonjë ministri, edhe pse shumë nga ministritë që drejtojnë socialistët kanë qenë në qendër të vëmendjes nga mediat dhe nga opozita, e cila i ka akuzuar për afera koruptive dhe abuzime. Mjafton të përmendim ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë.

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga