Connect with Us

Kryeministri grek bën dozën e tretë të vaksinës/ Iu bën thirrje qytetarëve të pavaksinuar

Kosova & Rajoni

Kryeministri grek bën dozën e tretë të vaksinës/ Iu bën thirrje qytetarëve të pavaksinuar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid.

Krahas kësaj Mitsotakis iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Kjo thirrje më shumë ishte për qytetarët grekë që ende nuk kanë marrë asnjë dozë,

“Le të dëgjojmë deri në fund shkencëtarët. Le të shohim të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë dhe të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi. Sapo kam përfunduar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve. Do t’i kërkoja të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, si për dozën e tretë, por në veçanti për ata që nuk janë vaksinuar ende. Sepse tanimë të dhënat janë të qarta dhe përtej çdo dyshimi sa i përket efektivitetit dhe sigurisë së vaksinës”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Kujtojmë se Misotakis ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech në më 27 Dhjetor të 2020-s dhe të dytën më 18 Janar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Treni përplas makinën në Kosovë/ Plagosen 6 persona

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Klinë të Kosovës, ku një tren është përplasur me një makinë.

Sipas asaj që raportohet, lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë nënvizuar se të 6 të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital.



“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhej në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ulen ndjeshëm infektimet nga Covid në Kosovë/ Regjistrohen 14 raste të reja, ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitë 14 qytetarë, nga 1.153 testime të kryera.

Ndërkohë janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.



Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Miratimi i vaksinës anti Covid/ Agjencia amerikane e barnave jep udhëzime më të rrepta

LEXO EDHE:  Basha i trishtuar për situatën në Shkodër/ Shifrat që fshihen nga Rama janë më të rënda

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Eksplozivë, armë dhe anti-tank”/ Policia arreston 5 persona

Publikuar

-

Nga

I dënuar me burg në Zvicër/ Arrestohet në Morinë 45-vjeçari nga Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 5 persona, nën dyshime për kryerjen dhe planifikimin e një sërë veprash terroriste.

Sipas njoftimit të të Prokurorisë, gjatë bastisjes janë gjetur eksplozivë, armë, dronë, si dhe armë anti-tankë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “Kryerja e veprës terroriste” si dhe për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Ursula von der Leyen: Vaksina mund të shitet si një mjet luksi

LEXO EDHE:  Debati/ Cilët duhet të vaksinohen të parët kundër Covid-19?



Po ashtu të arrestuarit dyshohen për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale bën të ditur se brenda afateve kohore-ligjore do të bëjë kërkesë për caktim të paraburgimit për 5 personat e ndaluar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE