Connect with Us

Korrupsioni me uniformat e Policisë/ SPAK mbyll hetimet, çon dosjen në GJKKO

Aktualitet

Korrupsioni me uniformat e Policisë/ SPAK mbyll hetimet, çon dosjen në GJKKO

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datë 11.10.2021 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.174/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve E.N.; F.Ç.; A.B.; A.M.; A.O.; F.D.; K.H.; K.B.; M.B.; G.M., akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05.2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH).

LEXO EDHE:  Nisin procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Adriatik Llallës

 Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: titullari i Organit Qëndror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, E.N., në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit F.Ç.; A.B.; A.O.; K.H.; A.M.;  si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave K.B.; F.D.; M.B. dhe G.M., të cilët, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Krime mjedisore në Zharrëz/ Nën hetim 4 zyrtarë të Bashkisë Patos

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ditën e djeshme në prangat e policisë ra një shofer kamioni, i cili gërryente tokën në Zharrëz, ndërsa sot mësohet se ka nisur hetimi për 4 zyrtarë, të cilët akuzohen si të implikuar në ngjarje dhe që shpërdoruan detyrën.

Nën akuzë për shpërdorim detyre është Kryeinspektori i Mbrojtes së Territorit në Patos, 2 inspektorët edhe specialistja e Mbrotjes së tokës në Zharrëz.

LEXO EDHE:  KLP merr vendimin/ Kush janë dy prokurorët që do i bashkohen SPAK

LEXO EDHE:  Tenderi 25 milionë euro për uniformat, policët ankohen për cilësinë e dobët të materialit



Vijon…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Akuzohet për shpërdorim detyre/ Arrestohet ish shefi i policisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish shefi i policisë , Adrian Nuha, 64 vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës. Nuha ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Me vendimin e datës 09.07.2021, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.



Ish-polici iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Unaza e Madhe/ Si do të devijojë trafiku në Tiranë nga dita e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se më sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.



LEXO EDHE:  Shënim/ Po Ilir Metës kur do t’i sekuestrohen pasuritë ?!

LEXO EDHE:  SPAK “mban peng”, mjekun Edvin Priftin/ Zgjat edhe gjashtë muaj hetimet

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE