Connect with Us

‘Kë të besojnë demokratët’?/ Kadilli në eufori, shfaqet si shpëtimtar i PD

Politikë

‘Kë të besojnë demokratët’?/ Kadilli në eufori, shfaqet si shpëtimtar i PD

Publikuar

-

cna lajme politike

Fatbardh Kadilli ka dalë me një reagim pas vendimit të kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha, për shkarkimin e Nokës, nga Komisioni i Sigurisë.

Sipas Kadillit, shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.

Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi.

 Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat.

 Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi”, shkruan Kadilli në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

Sipas tij, përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim.

Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari.

 Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese”, shkruan më tej Kadilli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nga apartamenti 1 milion lekë në Tiranë në mijëra metra pyll/ Kjo është pasuria e deputetit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendit iu shtuan milionerët e rinj, të cilët zotërojnë llogari bankare dhe shtëpi me vlerë miliona lekë.

Tomor Alizoti, një nga deputetët e Bashës për qarkun e Beratit ka deklaruar në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion lekë të vjetra. Por kjo vlerë e deklaruar prej tij ka një diferencë të madhe në krahasim me vlerën e tregut imobiliar.

LEXO EDHE:  “Kryebashkiakët me të kaluar kriminale”/ PD: Prokuroria nuk po zbaton ligjin për të na dhënë informacion

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Do bëjmë realitet qeverinë e qytetarëve

Por nuk mbaron me kaq. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro.



Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.

Ndërkohë që pritet të shihet edhe se si do ndryshojë pasuria e deputetit edhe gjatë këtyre viteve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!



LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

LEXO EDHE:  “Po përgatitemi për më të keqen”/ Rushaj: Kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia vendos “pikat mbi i”/ Pro shtyrjes së afatit të vettingut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Venecia” është pro shtyrjes së afateve të komisioneve të Vettingut në Shqipëri, konkretisht KPK-së dhe KPA-së .

Burime për ABC News bëjnë me dije se Komisioni i Venecias thekson se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024, mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane.

“Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet se është në përputhje me standardet evropiane” thuhet në raport.

LEXO EDHE:  “Kryebashkiakët me të kaluar kriminale”/ PD: Prokuroria nuk po zbaton ligjin për të na dhënë informacion

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon nënkryetarin e tretë të PD dhe zyrtaren e re të Bashës



Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Nga ana tjetër, pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.

Finalizimin e kësaj e vendos bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës dhe tashmë me dhënien e mendimit nga ana e “Venecias”, forcat politike pritet të ndërmarrin veprimin e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE