Connect with Us

“Jemi të gjithë kuqezi”/ 10 arsyet pse Shqipëria fiton sonte kundër Polonisë

Kombëtare

“Jemi të gjithë kuqezi”/ 10 arsyet pse Shqipëria fiton sonte kundër Polonisë

Publikuar

-

Shqipëria do të luajë sonte kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Qatar 2022”. Një sfidë që vlen shumë, një 90 minutësh që duhet doemos fituar për të fluturuar pikërisht drejt historisë. Në baste ekipi ynë përfaqësues shihet si jo favorit, megjithatë dëshira e futbollistëve për të qendisur me të arta emrin e tyre nuk mungon.

Ka shumë arsye se pse kuqezinjtë tanë mund të dalin sonte me 3 pikë nga “Air Albania”. Kombëtarja sonte është gati të bëjë krenar gjithë shqiptarë anë e mbanë botës.

10 ARSYET SE PSE FITON SHQIPËRIA KUNDËR POLONISË:

– Faktori fushë. Kuqezinjtë tanë luajnë përballë 22 mijë spektatorëve, lojtari i 12-të për ekipin përfaqësues.
– Shqipëria po kalon një moment fantastik dhe me këtë formë është gati të marrë para çdo kundërshtar.
– Kemi një trajner me eksperiencë të jashtëzakonshme. Edy Reja ka ndryshuar fytyrën e kësaj Kombëtareje duke injektuar mentalitetin e fituesit te çdo futbollist.
– Luhet ndeshja e jetës. Një fitore e mundshme do të shkruante historinë, pasi shansi është i madh për të shkuar në Botëror.
– Në skuadër është një sulmues si Armando Broja, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit. Individualisht i ka dhënë 6 pikë ekipit tonë përfaqësues.
– Statistikat nxjerrin fituese prapavijën e ekipit tonë Kombëtar. Shqipëria ka pësuar 6 gola, ndërsa Polonia 8, pra kemi një mbrojtje solide pavarësisht mungesave në këtë sfidë.
– Pavarësisht të disa mungesave të rëndësishme, alternativat në stol për trajnerin Edy Reja janë cilësore. Mjafton të përmendësh Odise Roshin që ka zgjidhur shumë herë disa ndeshje të kuqezinjve.
– Stërviten nga një italian, por kjo Kombëtare është bërë më sulmuesja në historinë e ekipit tonë përfaqësues. 15 pikë deri në tani në grupe, asnjëherë s’ishte arritur më parë.
– Fitorja 4-1 e ndeshjes së parë e Polonisë ishte e gënjeshtërt për atë që u tregua në fushën e lojës. Sot është momenti i hakmarrjes.
– Ekipi ka mësuar të sillet si pragmatist dhe në ndeshje të tilla i rëndësishëm është vetëm rezultati.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Futbollistët e kombëtares i bëjnë dhuratën e veçantë tifozit kuqezi

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë. Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së Wembley-t ndaj Anglisë.

Ai jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve. Etrit Berisha e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare. Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special. Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.



LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Anglia mund të festojë që sonte kualifikimin në Botërorin e Katarit

Publikuar

-

Nga

Anglisë i nevojiten 4 pikë nga dy ndeshjet e fundit në grup për të pasur të sigurt biletën e kualifikimit në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Por nëse sigurojnë 3 pikët sot kundër Shqipërisë dhe Polonia lë pikë me Andorrën, atëherë “Tre Luanët” shkojnë direkt në Katar pa qenë nevoja për një rezultat kundër San Marinos. Ata mund ta bëjnë një gjë të tillë edhe në rast se barazojnë sot me kuqezinjtë dhe Polonia humbet ndaj Andorrës.



Sigurisht këta janë skenarë gati të pamundur, duke parë se Robert Levandovski me shokë nuk pritet të hasin probleme kundër skuadrës modeste, e cila renditet në vend të 153-të në klasifikimin e UEFA-s.

Gjasat më të mëdha janë që Anglia të kualifikohet në ndeshjen e fundit të Grupit I, kundër San Marinos së vendit të fundit, të hënën më 15 nëntor.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Për çfarë luan Shqipëria sot ndaj Anglisë?

Publikuar

-

Nga

Shqipëria e trajnerit Edi Reja luan dy ndeshjet e fundit eliminatore për Botërorin “Katar 2022” të vlefshme për Grupin I. Momentalisht kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë në grup, duke qenë pesë pikë larg Anglisë së vendit të parë dhe dy pikë më pak se Polonia që renditet e dyta.

Duke qenë edhe 6 pikë në lojë, matematikisht, por edhe me një përllogaritje të çmendur, bën që Shqipëria të ketë shanse edhe për vendin e parë, por jo më për t’u renditur e dyta.

Por, logjikisht shanset janë të pakta për të dy këta objektiva, pasi dihet që sot në orën 20:45 luajmë në “Uembli” ndaj Anglisë, ku duhet të fitojmë këtë sfidë dhe të fundit me Andorrën, për të shpresuar më tej te hapat e gabuar të anglezëve me San Marinon, gjë që do të konsiderohej fatalitet botëror në futboll.



Ndërsa për vendin e dytë, ku llogaritë i kemi me Poloninë, duhet që kuqezinjtë të marrin 6 pikët e plota dhe Polonia të mos marrë më shumë se 3 pikë në dy sfidat e saj, fillimisht me Andorrën në transfertë dhe në fund polakët presin Hungarinë në shtëpi.

Pra, Shqipëria duhet të mendojë më shumë që të ruajë vendin e tretë në grup, pasi Hungaria është 4 pikë larg, por jemi të favorizuar për ta ruajtur këtë pozicion falë sfidës së fundit ku presim Andorrën.

LEXO TE PLOTE