Connect with Us

Ishte shtruar në një spital në Gjermani/ Covid i merr jetën piktorit të njohur

Aktualitet

Ishte shtruar në një spital në Gjermani/ Covid i merr jetën piktorit të njohur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Piktori i njohur Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare për shkak të Covid-19.

Sipas ABC, Kamberaj ka ndërruar jetë në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej disa kohësh që pas infektimit të tij me koronavirus.

Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale.

LEXO EDHE:  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Kohët e fundit artisti jetonte mes Tiranës dhe Mynihut ku ishte zhvendosur prej disa vitesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lista e delegatëve për Kuvendin/ Nesër publikohen emrat e një tjetër njësie

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Nesër do të publikohen emrat e delegatëve të gegës numër 7, të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, në datën 11 dhjetor.

Lista do të lexohet nga zyra e Edi Palokës, në orën 11:00.

Njoftim – Foltorja

Diten e Premte, ne oren 11:00 dega 7 Tirane do te publikoje emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit Kombetar dhe qe kane pranuar tu publikohet emri. Lista do te lexohet nga zyra e Z. Paloka.



LEXO EDHE:  Arratiset Saimir Tahiri?!

LEXO EDHE:  Ndryshojnë rregullat për testimin e pushuesve që kthehen në Gjermani/ Rivendoset karantina e detyrueshme

Ftojme mediat te marrin pjese.

Faleminderit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë këtu që edhe ditën e sotme janë lexuar emrat e delegatëve në njësinë 6 dhe 3

Lista është lexuar sot nga përfaqësuesja e këtyre dy degëve, Onelda Zefi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas nga dega 6./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Testi i drogës për policinë, rreth 200 efektivë kryejnë analizën

Publikuar

-

Nga

Rreth 200 punonjës policie i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë nga firmosja e urdhrit të kryepolicit, Gledis Nano për ekzaminimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Analizimi është kryer në mënyrë rastësore ndërsa efektivët e parë kanë qenë nga Drejtoritë Vendore të policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Testi i drogës bëhet përmes urinës dhe fijes së flokut për të parë nëse punonjësi i policisë ka konsumuar ose jo i lëndë narkotike të llojit kanabis ose kokainë në muajt e fundit.

Ky test më herët është diskutuar për t’u aplikuar tek drejtuesit e automjeteve si mundësi për të reduktuar numrin e aksidenteve rrugore. Megjithatë nga ana e policisë së shtetit është parashikuar se aplikimi i testit të drogës do të nisë fillimisht tek efektivët, e jo tek shoferët, sjellja e të cilëve shpesh herë është rrezik konstat për jetën e qytetarëve.



LEXO EDHE:  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

LEXO EDHE:  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike ose psikotrope parashikohet edhe në kodin rrugor, por aktualisht kontrollet kryhen vetëm në rastet kur ka dyshime pas aksidenteve, nëpërmjet analizave laboratorike.

Aplikimi i testit të drogës tek efektivët e policisë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano vjen pas përfshirjes së një numri të lartë të efektivëve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve./euronews 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë në Qerret/ Reagon Prokuroria

Publikuar

-

Nga

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka regjistruar procedimin penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në ambientet e hotelit ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës, ngjarje e ndodhur më 15 tetor të këtij viti.

Prokuroria bën me dije gjithashtun se janë marrë deklarimet e të gjithë personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe po vijon vlerësimi i provave në raport me njëra tjetrën për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

INFORMACION PER MEDIAT
Kavajë, 25 nëntor 2021. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 448/2021, parashikuar në Nenin 79 “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” të Kodit Penal, për ngjarjen e ndodhur datë 15.10. 2021, me pasojë vdekjen e 4 shtetasve rusë në mjediset e SPA të hotel “Gloria Palace”.

LEXO EDHE:  Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken fajëson Kinën për vonesën e përgjigjes ndaj koronavirusit

LEXO EDHE:  Mbërrijnë në Shqipëri edhe 117 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”



Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë. Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale. Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit.

Duke kërkuar mirëkuptimin e medias dhe opinionit publik në ruajtjen e sekretit hetimor, sigurojmë angazhimin maksimal të prokurorisë në përfundimin e hetimeve në një kohë sa më shpejtë.

 

LEXO TE PLOTE