Connect with Us

Igli Tara ua thotë në sy polakëve: Presioni është te ju, stadiumi do jetë plot

Kombëtare

Igli Tara ua thotë në sy polakëve: Presioni është te ju, stadiumi do jetë plot

Publikuar

-

/

Ish-bomberi i kombetares shqiptare dhe drejtori sportiv më i mirë në Itali, Igli Tare, ka komentuar për mediat polake ndeshjen e “Air Albania”. Figura e njohur e Kombëtares është shprehur se kuqezinjtë kërkojnë grupet e Botërorit.

“Të gjithë po e presin mbrëmjen. Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe tifozët do të përkrahin Shqipërinë. Ne shpresojmë se Shqipëria do të fitojë dhe pas Play Off, do të shkojmë në Botëror për herë të parë. Gjithsesi, presioni është te ju se jeni favoritët për vendin e dytë”, tha Tare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

FUTSALL/ Hidhet shorti për Kupën e Botës 2024, Shqipëria mëson kundërshtarët

Publikuar

-

Nga

Është hedhur shorti i Paraeleminatoreve të Kupës së Botës 2024 në Futsall. Shqipëria është shortuar në Grupin E në këtë kompeticion.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të ketë përballë Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Në përfundim të shortit ka folur dhe tekniku kuqezu për FSHF-në.



“Shorti është relativisht i vështirë, por ne jemi të detyruar të luftojmë fort për kualifikimin. Skuadra ka pasur rritje vitet e fundit dhe uroj që kjo të konfirmohet edhe në këtë edicion eliminator”.

Paraeleminatoret do të luhen në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill. Sipas rregullores, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Manaj: Te Barcelona nuk kisha hapësira, me Shqipërinë kualifikohem në Europian

Publikuar

-

Nga

Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares dhe Spezias në Serie A , ka gjetur golin e parë këtë fundjavë që shkoi për këtë sezon, duke u zhbllokuar nga ngërçi që po kalonte. Shqiptari është rrëfyer së fundmi për prestigjozen Marca në Spanjë. Ish-lojtari i Barcelonës ka treguar se pranoi huazimin 1 vjeçar në Serie A, pasi trajneri Koeman e bindi se do kishte pak minuta në ekipin e parë. Gjithashtu lushnjari tregon eksperiencën e re te Spezia dhe përshtatjen në një tjetër stil nga ai katalanas. Në fund edhe objektivi me Kombëtaren.

“Ndihem mirë te Spezia, e vërteta është se ishte pak e vështirë në fillim. Nuk është e njëjta gjë si te Spezia dhe te Barcelona, ndryshon shumë filozofia. Te Barcelona kërkonin shumë pjesën e kontrollit me topin, ndërsa te Spezia është filozofi tjetër loje dhe tani mund të them se jam ambientuar dhe po ndihem mirë.

Thiago Mota? Trajneri pëlqen të kemi topin ne duke e kontrolluar, por ka edhe shumë punë fizike për të bërë. Ai pëlqen që ekipi të jetë intensiv, të vrapojë shumë dhe gjithashtu seancat stërvitore janë shumë intensive. Ai është një trajner i mirë dhe ka hapësirë për rritje.



Barcelona? Në fillim pata disa vështirësi për t’u përshtatur me Barcelonën. Mes stilit të Barcelonës dhe skuadrave të tjera ka shumë dallime. Muajte parë nuk u ndjeva shumë rehat, por më pas arrita të përshtatem dhe shënova 14 gola në vit. Tani uroj se do të kem një numër dyshifror edhe për golat e këtij sezoni.

Si vendosa të largohem te Spezia? Kur po vinin ditët e fundit të merkatos, shkova të bisedoj vetë me trajnerin Koeman. Po ndihesha mirë te skuadra dhe kisha realizuar disa gola. Më tha hapur se kisha pak hapësira në projektin e tij dhe për t’u ndierë më i rëndësishëm për skuadrën, duhej që të shkoja diku në huazim për 1 vit. Duhet parë se çfarë do të ndodhë më vonë.

Kombëtarja? Ne kemi në grup lojtarësh me shumë cilësi dhe që janë vërtet të mirë. Jemi futbollistë të rinj, por që tani kemi marrë shumë eksperiencë nga e kaluara. Për këtë arsye, mund të themi se objektivi i Shqipërisë ka qenë kualifikimi në Europian dhe do e tentojmë. Në Botëror u renditëm në vendin e tretë dhe lamë pas Hungarinë”, tha Manaj.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Super Armando Broja mahnit përsëri! Vjen goli i tretë në Premier Ligë

Publikuar

-

Nga

Armando Broja vazhdon të lerë shenjë me golat e tij në kampionatin anglez të futbollit. Sot, i rreshtuar si titullar ndaj Brajton, sulmuesi kuqezi nuk ka zhgënjyer, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 29 të ndeshjes.

Broja përfitoi nga një përgjumje e  mbrojtjes duke marrë topin pranë zonës kundërshtare dhe pasi shmangu në mënyrë mjeshtërore një mbrojtës, dërgoi sferën në rrjetë.




Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në kampionatin anglez në këtë sezon.

LEXO TE PLOTE