Connect with Us

Fundi i pandemisë apo një valë e re në dimër?

Shëndeti

Fundi i pandemisë apo një valë e re në dimër?

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjermania midis pohimeve se pandemia ka mbaruar dhe shqetësimeve për një valë të re të Coronës në dimër. Cilat janë faktet?

“Berghain”, tempulli më i famshëm i vallëzimit në Berlin, është përsëri i hapur. Sipas raporteve, brenda kishte një përzierje të muzikës dhe ekstazës. Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Karl Lauterbach, i njohur për fjalët e tij shpesh paralajmëruese për pandeminë, e mirëpriti këtë veprim. Hapja e klubit për të shëruarit dhe njerëzit e vaksinuar është një gjë “e madhe”. Me siguri do të ketë edhe të infektuar me virusin Corona. “Por ata që janë të vaksinuar nuk do të sëmuren aq rëndë. Ndaj mund të rrezikohet.”

A do të thotë kjo se Gjermania është afër tejkalimit të pandemisë? Jens Spahn, ende ministër i Shëndetësisë në qeverinë federale në largim, u shpreh optimist në një konferencë për shtyp: “Situata e pandemisë është e tillë që ne aktualisht nuk kemi probleme me të”.

Kështu duket se mendojnë edhe shumica e gjermanëve. Në një sondazh nga instituti për hulumtimin e opinionit “Infratest Dimap” thuhet se vetëm 42 përqind e të anketuarve janë të shqetësuar nga një rritje e sërishme e numrit të të infektuarve, që është shumë më pak sesa në verë, kur 62 përqind e të anketuarve kishin frikë nga mundësia e rritjes së shifrave të pandemisë.

Ndalohet vala e re

Kur shikojmë shifrat, shihet qartë se Gjermania e ka stopuar me sukses valën e katërt të pandemisë, e cila në verë dukej si e domosdoshme. Incidenca e infektimeve brenda shtatë ditësh është diku rreth 60 në 100.000 banorë. Ndërsa numri i të infektuarve është ndalur. Shifrat janë më të larta se në të njëjtën periudhë në vitin 2020, por sitata është tërësisht nën kontroll.

Por incidenca e shifrave javore më nuk është më standardi i vetëm i matjeve. Qeveritë federale dhe të landeve kanë rënë dakord që si indikator të përdoret edhe e ashtuquajtura shkallë e personave të shtruar në spitale, si pasojë e infektimeve me virusin Corona. Kjo shifër aktualisht më pak se 1.6 të shtruar në spitale në 100.000 banorë brenda një jave – që sipas ekspertëve është në fushën e gjelbër. Situata në repartet e kujdesit intensiv është po ashtu nën kontroll – përqindja e pacientëve me Covid në njësitë e kujdesit intensiv është pothuajse kudo në nivelin e përqindjes njëshifrore.

Por virusi është ende aktiv dhe i rrezikshëm. Në hartën e Institutit Robert Koch shihet se shumë rajone dhe qytete ende janë të shënuara me ngjyrë të kuqe, që do të thotë se shifrat e infektimeve javore në 100.000 banorë janë më shumë se 100.

Politika mbetet e kujdesshme

Berlin | Coronavirus - Pressekonferenz mit Gesundheitsminister Spahn“Ende është shumë vështirë të thuhet se ku jemi në këtë moment me pandeminë, për të cilën mund të supozojmë se do të zgjasë dy deri në katër vjet në të gjithë botën,” tha Berit Lange nga Qendra Helmholtz për Kërkimin e Infeksioneve, në një intervistë për DW. “Ajo që ne dimë është se në Gjermani nuk kemi ende imunitet të mjaftueshëm të popullatës për të shmangur plotësisht shpërthimet e reja që rëndojnë spitalet.”

Sipas shifrave zyrtare, shkalla e personave të vaksinuar plotësisht është aktualisht rreth 65 përqind. Shkalla e vaksinimit tek personat mbi 60 vjeç, të cilët janë veçanërisht të rrezikuar, është pothuajse 85 përqind. Ndërsa tek të rinjtë shumë më e ultë. Instituti Robert Koch thotë se shkalla e vaksinimit mund të jetë pesë pikë përqindje më e lartë, sepse shumë vaksinime nuk janë raportuar tek Instituti. Autoritetet thonë se evidenca mund të jetë më e ultë sesa shifra e personave të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, 1.673 të infektuar

Tani fillon sezoni i ftohtë dhe jeta po zhvillohet gjithnjë e më shumë brenda në shtëpi. Kjo rrit rrezikun nga infektimet. Politika e di këtë “por”… Pas mesazhit se situata është pak a shumë nën kontroll, Ministri Spahn dërgoi menjëherë një paralajmërim: Kuota e vaksinimit nuk do të jetë e mjaftueshme për një vjeshtë-dimër të sigurt. “Ne nuk duhet të ecim shumë shpejt, por hap pas hapi. Kështu që të mos kemi nevojë të kthehemi mbrapa”.

USA I Schüler im UnterrichtNjë “Freedom-Day” (Dita e Lirisë) si ajo në Britani të Madhe, në të cilën të gjitha masat do të përfundojnë, aktualisht në Gjermani nuk është në horizont. Epidemiologu Lange, nuk mendon se kjo është me rëndësi: “Pyetja nëse dikush do të caktojë një ditë të tillë është vetëm politike. Pyetja nëse një gjë e tillë vërtet ka qëndrueshmëri është – epidemiologjike”. Kjo sepse kur shkalla e infektimeve rritet përsëri, atëherë sistemi shëndetësor përballet me gjendjen, ndërsa politikanët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të rivendosin masat mbrojtëse.

Në fokus: nxënësit dhe të pa vaksinuarit

Politika është fokusuar aktualisht tek dy grupe – tek nxënësit dhe personat e pa vaksinuar. Nxënësit e grupmoshave nën 12 vjeç po përballen çdo ditë me pandeminë, e ata numërojnë mbi nëntë milionë  në Gjermani. Shumica e personave të infektur ndërkohë i takojnë këtij grupi. Por mjekët thonë se deri tani ka pasur vetëm disa raste të sëmundjeve serioze të fëmijëve. Virologia Jana Schroeder paralajmëron në një intervistë për DW se edhe fëmijët kanë përfunduar shpesh në spitale për shkak të Coronës.

Italien Rom | Protest gegen Green PassPër mbrojtjen më të mirë ende janë në fuqi rregullat e higjienës, urdhërat e testimit dhe karantinës, të cilat mund të dallojnë nga landi në land, por edhe nga nga shkolla në shkollë. Një pikë e zakonshme mosmarrëveshjeje është aktualisht mbajtja e maskave në shkolla. Instituti Robert Koch thotë se maskat duhet të mbahen, ndërsa shumë pediatër janë të mendimit të kundërt. Disa lande tashmë kanë hequr kërkesën për maska apo kanë kufizuar domosdoshmërinë e mbajtjes së tyre. Udhëzime për të gjitha shkollat dhe landet nuk ka.

Presioni nga ata që nuk janë vaksinuar

Grupi tjetër në fokus të politikës është ai i personave që nuk janë vaksinuar. Mendohet se rreth tre milionë persona të moshës mbi 60 vjeç ende nuk janë vaksinuar. Vaksinim me detyrim nuk ka, por presioni ndaj këtyre personave po shtohet. Në shumë restorante, në parukeri ose në koncerte dhe evenimente të tjera kërkohet dëshmi për vaksinim, shërim apo testim (3G). Restorantet lejohen të kërkojnë madje edhe (2G), që do të thotë se në restorante mund të lejohen vetëm të vaksinuarit apo shëruarit.

E gjitha kjo mund të shtojë presionin ndaj personave që nuk janë vaksinuar, sepse ndërkohë edhetestet prej datës 11 tetor janë me pagesë,për personat që nuk duan të vaksinohen. Një test tani duhet të kushtojë rreth 25 euro.

Shtrëngimi tjetër ka të bëjë me rregullat e karantinës. Deri me 1 nëntor do të hiqen pagesat në Gjermani për kohën e karantimit, për personat që nuk janë vaksinuar. Qëllimi është që të shtohet numri i të vaksinuarve dhe që të arrihet “imunizimi i tufës”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

63% e zviceranëve “pro” referendumit të Green Pass/ Erion Dasho mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Teksa vala e katërt e pandemisë së Covid 19 po detyron shtetet të vendosin kufizime të rrepta për të pavaksinuarit, pasaporta e vaksinave ka gjetur mbështetje në shumë vende të Europës.

E fundit ka qenë Zvicra, ku të paktën 63 për qind e zviceranëve votuan ”pro” në referendumin për ligjin që parashikon futjen e certifikatës antiCovid-19.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, i cili duke e vlerësuar këtë vendim në syrin e eksperit, shkruan se “Nëse unë vaksinohem, duke mbrojtur veten dhe të tjerët, kam të drejtë që shoqëria të më mbrojë!”

LEXO EDHE:  Debatet për AstraZeneca/ Manstirliu pas vendimit të EMA: I kemi besuar gjithmonë ekspertëve

LEXO EDHE:  Rrjepja e qytetarëve shqiptarë gjatë pandemisë/ A do të hetohet kasaphana?

REFERENDUMI I GREEN PASS-IT



Zvicra, një nga vendet më demokratike, ku çdo vendim i qeverisë apo edhe ligj votohet në referendum kur këtë e kërkojnë qytetarët, miraton me shumicë dërrmuese planin e qeverisë për të kontrolluar COVID-in.

Një nga temat kryesore të referendumit ishte pasaporta e gjelbër, të cilën me sa duket, qytetarët zviceranë e kanë mbështetur. Logjika është e qartë: “Nëse unë vaksinohem, duke mbrojtur veten dhe të tjerët, kam të drejtë që shoqëria të më mbrojë!”

Parimi “liria jote mbaron aty ku fillon liria ime” në veprim…

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Çfarë dimë dhe çfarë jo, mbi variantin e ri të Covid-it?

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që thonë se është bërë shkak për një rritje së fundmi të numrit të infeksioneve me koronavirus në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.

Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por ditët e fundit shkencëtarët në Afrikën e Jugut paralajmëruan Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe tashmë infeksioni po ndeshet tek udhëtarët që mbërrijnë në disa vende, nga Australia, në Izrael e Holandë.

Të premten, OBSH-ja e përcaktoi atë si një “variant që përbën shqetësim”, duke e quajtur “Omicron”, sipas një shkronje të alfabetit grek.

Çfarë dimë për Omicronin?

Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut Joe Phaahla tha se varianti ishte i lidhur me një “rritje të shpejtë” të rasteve në ditët e fundit.

Nga pak më shumë se 200 raste të reja të konfirmuara në ditë në javët e fundit, të shtunën Afrika e Jugut shënoi një rritje të rasteve të reja ditore në më shumë se 3,200, shumica në Gauteng.

Në përpjekje për të shpjeguar rritjen e papritur të rasteve, shkencëtarët studiuan mostrat e virusit dhe zbuluan variantin e ri.

Aktualisht, 90 për qind e rasteve të reja në Gauteng janë shkaktuar nga ky variant i ri i koronavirusit, sipas Tulio de Oliveira, drejtor i Platformës KwaZulu-Natal për Inovacionin e që studion mutacionin e viruseve.

Pse janë shkencëtarët të shqetësuar nga varianti i ri?

Pasi mblodhi një grup ekspertësh për të vlerësuar të dhënat, OBSH-ja tha se “provat paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar riinfektimi me këtë variant”, krahasuar me variantet e tjera.

Kjo do të thotë që ata persona që janë infektuar e shëruar nga Covid-19 mund të infektohet sërish.

Varianti duket se ka një numër të lartë mutacionesh, rreth 30, e cila mund të ndikojë tek lehtësia me të cilën Omicron përhapet tek njerëzit.

Sharon Peacock, e cila ka udhëhequr studimet për identifikimin dhe monitorimin e mënyrës se si ndryshon COVID-19, në Universitetin e Kembrixhit në Britani tha se të dhënat e deritanishme sugjerojnë se varianti i ri ka mutacione “që përputhen me një nivel të shpejtë transmetueshmërie”, por tha se “domethënia e shumë prej mutacioneve, ende nuk dihet.”

Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick-ut, e përshkroi Omicron-in si “versionin me nivel më të lartë mutacioni të virusit që kemi parë”, duke përfshirë ndryshime potencialisht shqetësuese, që nuk janë ndeshur më parë në të njëjtin virus.

Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë mbi variantin?

Shkencëtarët dinë se Omicron është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, duke përfshirë variantet Beta dhe Delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të transmetueshëm apo më të rrezikshëm. Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti shkakton simptoma më të rënda të sëmundjes.

Ka të ngjarë që do të duhen javë për të gjetur nëse Omicron është më infektues apo nëse vaksinat janë efektive për ta luftuar atë.



Peter Openshaw, profesor i mjekësisë eksperimentale në kolegjinImperial në Londër tha se ishte “jashtëzakonisht e pamundur” që vaksinat aktuale të mos funksionojnë, duke vënë në dukje se ato janë efektive kundër shumë varianteve të tjera.

Edhe pse disa nga ndryshimet gjenetike në Omicron duken shqetësuese, është ende e paqartë nëse ato do të përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik. Disa variante të mëparshme, si varianti Beta, fillimisht alarmuan shkencëtarët, por megjithatë ato nuk u përhapen dhe aq shumë.

“Ne nuk e dimë nëse ky variant i ri mund të ketë një përhapje të madhe në rajonet ku dominon Delta”, tha zonja Peacock nga Universiteti i Kembrixhit. “Ne ende nuk e dimë se si do të ndikojë ky variant aty ku tani po qarkullojnë variante të tjera të koronavirusit”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  I shtruar prej dy javësh te Shefqet Ndroqi/ Covid-19 i merr jetën zbuluesit të ‘Tulipanit Shqiptar’

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: Pse varianti brazilian i Covid-19, është një paralajmërim i frikshëm për gjithë botën

Deri më sot, Delta është varianti dominues i COVID-19, që përbën më shumë se 99% të sekuencave të paraqitura në bazën më të madhe të të dhënave publike në botë.

Si lindi varianti Omicron?

Koronavirusi ndryshon ndërsa përhapet dhe shumë variante të reja, përfshirë ato me ndryshime gjenetike shqetësuese, shpesh thjesht vdesin. Shkencëtarët monitorojnë sekuencat e Covid-19 për mutacione që mund ta bëjnë sëmundjen më të transmetueshme ose më vdekjeprurëse, por ata nuk mund ta përcaktojnë këtë thjesht duke parë virusin.

Zonja Peacock thotë se varianti “mund të ketë evoluar brenda dikujt që ishte i infektuar, por që më pas nuk ka mundur të pastrohet tërësisht prej tij, duke i dhënë virusit mundësinë të evoluojë gjenetikisht”. Ekspertët besojnë se e njëjta gjë ndodhi edhe me variantin Alpha, i cili u identifikua për herë të parë në Angli, pra virusi ndryshoi në trupin e një personi me imunitet të dobët.

A janë të justifikuara kufizimet e udhëtimit nga disa vende?

Ndoshta. Izraeli ndaloi hyrjen e të huajve në vend dhe Maroku ka ndaluar hyrjen në vend të të gjitha fluturimeve ajrore ndërkombëtare.

Një numër vendesh të tjera po kufizojnë fluturimet nga Afrika Jugore.

Duke patur parasysh rritjen e shpejtë kohët e fundit të rasteve me COVID-19 në Afrikën e Jugut, kufizimi i udhëtimit nga rajoni është “i kujdesshëm” dhe do t’u japë autoriteteve më shumë kohë për një përgjigje më specifike, tha Neil Ferguson, një ekspert i sëmundjeve infektive në Kolegjin Imperial të Londrës.

Por OBSH-ja vuri në dukje se masat e tilla shpesh kanë një efekt të kufizuar dhe u bëri thirrje vendeve të mbajnë kufijtë të hapur.

Jeffrey Barrett, drejtor i studimeve gjenetike mbi COVID-19 në Institutin Wellcome Sanger, mendon se zbulimi i hershëm i variantit të ri mund të nënkuptojë se kufizimet e marra aktualisht do të kenë një ndikim më të madh sesa kur u shfaq për herë të parë varianti Delta.

“Me Deltën, u deshën shumë, shumë javë në valën e tmerrshme të Indisë përpara se të bëhej e qartë se çfarë po ndodhte dhe Delta tashmë ishte përhapur në shumë vende të botës dhe ishte tepër vonë për të marrë masa për frenimin e tij”,tha ai. “Ne mund të jemi në një pikë më të hershme me këtë variant të ri, kështu që mund të ketë ende kohë për të bërë diçka për të”, shtoi ai.

Qeveria e Afrikës së Jugut tha se vendi po trajtohej në mënyrë të padrejtë sepse ka një program të avancuar gjenomik dhe arriti ta zbulonte variantin më shpejt dhe u kërkoi vendeve të tjera të rishqyrtojnë vendimet e tyre për ndalimin e udhëtimeve.

Dr. Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën, përgëzoi Afrikën e Jugut dhe Botsvanën për informimin e shpejtë të botës për variantin e ri.

“Me variantin Omicron të zbuluar aktualisht në disa rajone të botës, vendosja e masave për ndalimin e udhëtimeve që vënë në shënjestër Afrikën është një goditje ndaj solidaritetit global”, tha Dr. Moeti. “COVID-19 shfrytëzon vazhdimisht përçarjet tona. Ne do të jemi më të mirë në luftën ndaj virusit vetëm nëse punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje”, tha ai./voa

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Cilat janë variantet e COVID-19?

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se dy vitesh, bota po vuan pasojat e COVID-19, virusi me natyrë vdekjeprurëse i cili u përhap nga kontinenti në kontinent, duke përfunduar në pandemi botërore. Që prej viti 1918 me gripin spanjoll, pandemitë ishin vetëm pjesë e filmave fantastiko-shkencorë.

Por, realiteti ia kalon fantazisë, ka thënë Gëte. E që prej fillimit të vitit 2020, e gjithë bota ka ndryshuar mënyrë jetesë, duke iu përshtatur rregullave që na mbrojnë nga COVID-19.

Mirëpo duket se njerëzit nuk janë të vetmit që po gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për t’i mbijetuar apo për ta luftuar një herë e mirë virusin. Një proces përshtatjeje për mbijetesë po bën edhe vetë virusi, përmes mutacioneve të ndryshme në kohë.

Nëse në fillim të vitit 2020 kishte vetëm një variant të SARS-CoV-2, të zbuluar në Wuhan të Kinës, sot pas dy vitesh, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar 7 variante. I fundit, Omicron, nuk ka shumë kohë që është zbuluar, e megjithatë ka mbërritur nga Afrika Jugore në Azi dhe Evropë.

Cilat janë 7 Variantet e SARS-CoV-2?

Varianti Alpha

Prejardhja e këtij varianti është nga Mbretëria e Bashkuar. Alpha është më ngjitës se forma fillestare e virusit. Ky variant u bë lloji më dominues në disa shtete evropiane në dhjetor të 2020, deri me ardhjen e variantit Delta.

Varianti Beta

Varianti Beta u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut. Ashtu si varianti Alpha, edhe ky variant përhapet me shpejtësi të lartë duke qenë se është shumë ngjitës. Ky variant nuk është më aq i pranishëm në rang botëror.

Varianti Gamma

Varianti Gamma i COVID-19 shpërtheu në masë të madhe në Manaus, kryeqyteti i shtetit brazilian Amazonas. Ky variant është i ngjashëm me variantin Beta. Përgjigja imunitare për shkak të vaksinimit ose për shkak të infeksionit të mëparshëm me virusin mund të jetë më pak efektive kundër këtij varianti. Edhe varianti Gamma nuk është më shumë i pranishëm aktualisht në botë.



Varianti Delta

Varianti Delta është një ndër variantet më të njohura të COVID-19 për shkak të përhapjes dhe ngjitshmërisë së lartë. Ai u zbulua fillimisht në Indi në tetor të 2020-tës, për t’u përhapur më pas në të gjithë botën, duke sjellë një valë të re të infektimeve me këtë virus. Pavarësisht se është një variant i fortë, vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj tij. Aktualisht ky është varianti më dominant i COVID-19 në rang botëror. Ekziston edhe një degëzim i variantit Delta, AY.4.2, i cili duket se është pak më infektues se varianti origjinal nga ku buron. AY.4.2 ka pasur përhapje të lartë.

LEXO EDHE:  Rrëfimi i infermieres/ E pamundur të kujdesesh për të gjithë pacientët me COVID-19

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, 1.673 të infektuar

Varianti Lamda

Varianti Lamda i COVID-19 është zbuluar fillimisht në Peru, në gusht të 2020. Ky nuk është aq shqetësues sipas OBSH, megjithatë, disa sipas studimeve është më lehtësisht i transmetueshëm se varianti origjinal i COVID-19.

Varianti Mu

Mu u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar të 2021 dhe që atëherë janë raportuar raste sporadike nëpër botë, sipas OBSH. Mu “ka një plejadë mutacionesh” që sugjerojnë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave, sipas agjencisë e OKB-së ndërsa u theksua se nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë.

Varianti Omicron

Varianti Omicron është varianti më i ri i COVID-19 që është zbuluar. Omicron u identifikua fillimisht në Afrikën Jugore, por ditët e fundit janë konfirmuar raste në Hong Kong dhe në disa shtete të Evropës. Ky variant duket se po përhapet më shpejt se variantet e tjera, e për këtë OBSH ka ngritur alarm për masa të forta ndaj tij. Nuk është e qartë për momentin nëse ky variant i virusit do t’i përgjigjet vaksinave anti-COVID dhe as nëse është më i rëndë sesa format e tjera të COVID. Omicron mund të identifikohet nga testet PCR. Të premten, shtetet e Bashkimit Evropian kanë mbyllur kufijtë për të gjithë udhëtarët nga 7 shtete të Afrikës jugore, si masë për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të COVID-19 në Evropë.

Varianti Mu dhe Lamda janë më pak shqetësues se variantet e tjera të COVID-19, sipas OBSH-së.

Fillimisht variantet e reja janë identifikuar me vendin ku zbuloheshin rastet e para, si për shembull, varianti delta përpara se të kishte një emër cilësohej rëndom si varianti indian. Për të shmangur konfuzionin por edhe stigmatizimin, OBSH ka vendosur që të gjitha varianteve të COVID t’u vendosë emra nga shkronjat e alfabetit grek./euronews

LEXO TE PLOTE