Connect with Us

“Elvis Naçi nuk bën bamirësi”/ Flet Gjinishi: Kjo është arsyeja pse shqiptarët i besojnë kaq shumë para

Aktualitet

“Elvis Naçi nuk bën bamirësi”/ Flet Gjinishi: Kjo është arsyeja pse shqiptarët i besojnë kaq shumë para

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Ermir Gjinishi ka folur për bamirësinë që bëhet në televizione, duke marrë shkas nga rasti i Elvis Naçit.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” me Ylli Rakipin, Gjinishi është shprehur se ajo që bën Elvis Naçi nuk mund të quhet bamirësi.

Sipas tij, nuk mund të kosniderohet bamirësi pasi paratë nuk janë të tij por thjesht administrohen nga ai. Gjinishi e quan këtë më tepër si një marrëdhënie besimi pasi në fe nuk lejohet.

Çështja është tek fenomeni që ngre pikëpyetje.  Mirë do të ishte të vinin nëpër studio, fakti që i shmangen, nuk ka kuptim.

Nuk e pengon institucioni asnjë lider fetar të ketë biznes të vetin dhe aktivitet të dytë. Problemi është, në rast se bie ndesh me interesat dhe rregullat e institucionit.

Një nga problemet është, nuk mund të bësh publicitet me bamirësinë. Ka rregulla bamirësia.

Ka pafund fondacione në botë, që nuk bëjnë kurrë të tilla gjëra. Bamirësia duhet të bëhet në mënyrë konfidenciale, sepse respektohet dinjiteti njerëzor. Ky është fondacion i ngritur mbi premisat fetare.

Ti nuk mund të thuash bamirës, sepse paratë nuk janë të tuat. Këto janë administratorë. E gjithë kjo marrëdhënie është marrëdhënie besimi. Në fe kjo nuk lejohet“, shpjegoi Gjinishi.

I pyetur nga Ylli rakipi pse shqiptarët i besojnë kaq shumë para Naçit, Gjinishi shprehet se ai luan me komponentin nacionalist.

Është një individ që ka prapavijë religjioze. Kemi të bëjmë me bamirësi fetare.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Arrestohet avokati, kërkoi 3 mijë euro për tre gjyqtarët e Apelit

Ai luan me komponentin nacionalist, “shqiptarët për shqiptarët”. Po të shohësh, donacionet më të mëdha, janë nga Kosova dhe Maqedonia. Këto janë arsyet kryesore.

Kemi tre komponentë, një lider fetar bëhet bamirës dhe bamirësi bën biznesmeni. Nuk ka njeri kritika ndaj fesë, bamirësisë dhe biznesit. Por, një zinxhir i tillë, krijon hapësira për abuzim.

Për mua, të gjithë këto lloj modelesh, janë modele korruptive. Ja të sjell një rast. Të kujtohet debati me “Mjaft” dikur, ku i merr paratë? Sot treçerekun e “Mjaft”, e keni në politikë. Mos po prodhojmë modele që nesër do të ndikojnë shumë?

Problemi është ky, që ti e ke filluar biznesin para apo pasi fillove bamirësinë? Cështja është kjo, këto skema janë projekte.

Pikëpyetja që ngrihet, debate dhe shqetësimi është ky. Ky debat do të kishte vlerë, nëse një nga këta do të vinte këtu dhe të na thonë, i kam krijuar me paratë e mia, ja dokumentat, të bëjnë transparencë.

Në momentin që nuk del, dështon në një debat dhe gazetari sulmohet mediadikisht me një ushtri të heshtur që sillen si rrugaçë. Paska një ushtri të heshtur këtu që ne nuk mund të kritikojmë një njeri, dhe sulen thonë po na fyejnë imamin.Këto janë struktura që janë shumë më tepër se sa kaq.

Këto janë modele që promovohen nga politika, sepse kuron veten edhe pushteti me ta”, vijoi më tej teologu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bashën e braktis një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Sipas burimeve të CNA.al, Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme. Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.



Kashahu e ka mbajtu për 4 vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndërprerje energjie katër ditët e ardhshme në Tiranë/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se për katër ditët e ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

OSHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike zonat e mëposhtme:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 8-11 nëntor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 8-11 nëntor do të kryhen punime në disa fidera të NST Tec Kombinat. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Arrestohet avokati, kërkoi 3 mijë euro për tre gjyqtarët e Apelit

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

8 nëntor/ 09:00-14:00



Pjesërisht: Kombinat, “Rruga e Qelqit”, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharrë

9 nëntor/09:00-14:00

Pjesërisht: Yzberisht

10-11nëntor/ 09:00-13:00

Pjesërisht: Kombinat, Kasallë, Vishaj, Damjan, Prush

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për të qeshur e për të qarë”/ Spaho-Bashës: Ia kalon edhe ‘Ali Komikut’

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka sulmuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha, pas deklaratës së këtij të fundit kundrejt ish-kryeministrit Berisha.

Ai ka theksuar se PD-ja e Lulit, nëse ka një të tillë, është bërë për të qeshur e për të qarë dhe e ka cilësuar ate me nofkën “Ali Komiku.

“Hajde mos u gajas!!!

Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali.



I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte.

I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte “fitoret” e trupave te Sadamit.

PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut”, shkruan Spaho në një status në facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE