LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Edvin dëgjoji ato daulle se bien për ty”/ Berisha bën thirrjen e fortë

12 Tetor 2021, 15:56, Politikë CNA
"Edvin dëgjoji ato daulle se bien për ty”/ Berisha bën

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ka nisur ?Foltoren? në Kukës.

Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet t?i dëgjojë daullet që bien në Kukës, sepse ato bien për të.

Ai ka theksuar më tej se Rama nuk ka për të gëzuar më këtë mandat, pasi vetëm në zonat e tërmetit ka përdorur 160 milionë euro për vota.

“Kohërat janë kritike, vendimtare. Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat, dëgjoji, ato daulle, po bien për ty. Ti nuk gëzon, sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdor 160 milionë euro, për vota. Dëgjoji ato daulle, ke përdor patronazhistët, njëlloj si në kohën  e baballarëve të tu mizor. Mandat nuk ke ditë. Tek kryeministria e keni radhën me atë daulle?, tha Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga