Connect with Us

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”/ Topalli ironizon Lulzim Bashën

Politikë

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”/ Topalli ironizon Lulzim Bashën

Publikuar

-

cna lajme politik

Jozefina Topalli ka ironizuar kreun e PD-së, në detyrë Lulzim Basha, pas vendimit të fubndit për shkarkimin e Flamur Nokës, nga drejtimi i Komisionit të Sigurisë.

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”, ka shkruar Topalli në rrjete sociale, me një ironi therëse ndaj Lulzim Bashës.

Reagimet pas shkarkimit të Nokës kanë qenë të shumta, me argumentin se Basha e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar me grupin parlamentar apo me strukturat e tjera të PD-së, njësoj si në rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

7 fenomenet politike të Foltores/ Ervin Goci: Ja çfarë i sekëlldis këta të hurit të litarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pedagogu Ervin Goci, i cili mbështet Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha, ka analizuar fenoment që kjo iniciativë sjelle dhe që ndikojnë pozitivisht në jetën politike.

Sipas Gocit, janë 7 fenomene politike në Foltore që u japin sekëlldi këtyre të hurit e të litarit.

Më tej pedagogu i njohur ka radhitur 7 situatat, që ka prodhuar Foltorja.

Takon politikanin me qytetarin në pozitat kur politikani ka ndikimin e autoritetit, dhe nuk shkon si bosi i plotfuqishëm. Nxjerr nga paraliza politike shtresa të fjetura të popullsisë që nuk janë pajtuar me pushtetin, por janë të paorganizuara për të vepruar në mënyrë autonome.

Vret të gjithe gjinitë e orkestruara të propagandës me evente e kronika lajmesh 100% të kontrolluara, dhe rikthen përballjen e drejtpërdrejtë me militantin.,



LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  PD organizon tjetër protestë/ Tenton mosbindjen civile sërish

Fliten për disa çështje që prej muajsh kanë dalë nga axhenda, se tani flitet për vetingje e për lobingje.

Me një të goditur i hodhi në erë të gjithë normativat boshe që rregullojnë aktivitetin e partive politike.

U jep mundësi aktorëve brenda partisë që të konturojnë aktivitetin e tyre në kushtet kur kanë rënë të gjithë hierarkitë e imponuara ekzistuese,

Në kushtet e tensionit, mundet që të rishkruhet statuti, ose kontrata që i bën aktorët të bashkëveprojneT”, shkruan Goci në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hetoni dhe arrestoni Metën”/ Rama merr në mbrojtje Presidentin, kapet me qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka njoftuar se Njësia Antikorrupsion ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK bazuar mbi prova të qarta abuzimi të zyrtarëve të administratës shtetërore.

Ky njoftim është shpërndarë në rrjete sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e qytetarëve, të cilët shprehet se nuk i besojnë kësaj nisme,

Madje qytetarët kanë folur me emra konkretë politikanësh, duke thënë se që andej duhet të fillojë hetimit.

Presidenti Ilir Meta është, një prej politikanëve që i është përmendur kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se hetimet duhet të nisin prej tij.

Por, Rama ka reaguar, duke marrë në mbrojtje Presidentin Ilir Meta, duke i thënë qytetares se për përralla mund të flisni sa të doni dhe se Qeveria nuk zëvendëson Prokurorinë.



Qytetarja nuk është ndalur me kaq, duke i thënë se korrupsion ka pasur edhe në rastin e Metës, madje edhe me video.

LEXO EDHE:  Një zgjidhje pas debateve të forta dhe dorëheqjes së Bujar Leskajt në Vlorë

LEXO EDHE:  “E shndërroi Shqipërinë në vendin e mjerimit”/ Berisha: Rama nuk meriton të qeverisë as tetë ditë

Qytetarja: Nëse jeni të sinqertë në këtë fushatë kundër korrupsionit, filloni me Metën. Peshku qelbet nga koka në Shqipëri, jo nga këmbët. Këto janë përralla me mbret që flisni.

Edi Rama: Zonjë, ne këtu flasim për një mekanizëm që mund ta përdori çdo qytetar që ka nevojë për mbështetje kundër ryshfetit apo vonesave në marrjen e një shërbimi dhe nuk flasim për ndonjë zëvendësim të Përokurorisë me Qeverinë, kështu që për peshkun, Metën dhe përrallat ju mund të flisni sa të dëshironi, po këto nuk hyjnë fare në këtë mes

Qytetarja: Po pse Meta nuk kërkoi ryshfet dhe u inçizua me video dhe u vërtetua nga organet përkatëse deri në United States? Oh harrova, Presidentët nuk quhen. Nëse do besimin e popullit fillo nga krerët jo nga sardelet.

Reagimet për ryshfet në institucione kanë qenë të shumta, të cilat po i sjellim më poshtë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-“Çmendet’ Ina Zhupa/ “Kërcënon” anëtarin e kryesisë së PD

Publikuar

-

Nga

“Kompania e inceneratorëve e fshehur në parajsa fiskale”/ Zhupa: Çdo zyrtar që ka firmosur…

Anëtari i Kryesisë së PD në Sarandë është kërcënuar, një ditë më parë është kërcënuar nga deputetja e Lulzim Bashës, Ina Zhupa.

 Gjithçka ka ndodhur kur një nga anëtarët e kryesisë së PD, Spiro Vaso,  ka njoftuar për mbajtjen e Foltores në Sarandë, raporton Syri.net.



Zhupa ka reaguar në grupin e WhatsApp-it, në mënyrë kërcënuese, duke i uruar anëtarit të Kryesisë ‘suksese në jetë’, një shprehje kjo e përdorur nga Ilir Beqja i Edi Ramës, kur shkarkoi nga puna një anëtar të PS, se nuk u paraqit në mbledhjen e partisë.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Rama ka hipotekë të jashtëzakonshme Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Hapja e laboratorit të dytë për testimet/ Spahia: Veprim i vonuar

Më poshtë po sjellim mesazhet kërcënuese të Zhupës./CNA.al

LEXO TE PLOTE