Connect with Us

Disa orë para ndeshjes/ Meta foto me shall kuq e zi, në krah Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Poloni

Aktualitet

Disa orë para ndeshjes/ Meta foto me shall kuq e zi, në krah Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Poloni

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Sot Shqipëria do të përballet me Poloninë, në një sfidë vendimtare në rrugëtimin e saj drejt “Katar 2022”.

Nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta shfaqet me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, Paëel Michalak, duke pritur fillim e ndeshjes historike.

“Sot, përpara ndeshjes historike, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, z.Pawel Michalak”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  “Mirë që na survejojnë, por t’i mbajmë edhe me rroga”/ Nxehet Meta: Referendum popullor kundër fuks-shtetit

Të dy mbajnë të veshur rreth qafës nga një shall kuq e zi.

Ndeshja historike do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, ku pritet të ketë tifozë të shumtë në numër./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Video/ Televizionit të Irfanit i shpërthejnë llampat

Publikuar

-

Nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është përballur me një situatë të sikletshme dje në televizionin e Irfan Hysenbelliut.

Vokshi ishte e ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço ku ka folur për situatën në PD dhe përplasjet me Bashën.

Teksa është ndalur të komentojë dhe rastet e fundit të abuzimit me fëmijët, papritur mbi kokat e tyre ka shpërthyer një nga llapat e ndiçimit.

LEXO EDHE:  Po e gënjejnë apo po na gënjen Presidenti?

LEXO EDHE:  Paketa e censurës ndaj mediave/ Meta apel qeverisë: Thirrja e KiE kambanë alarmi

Siç shihet dhe nga video e më poshtme, megjithëse situata ka kaluar me sportivitet, të dyja duket se janë trembur shumë, ndërsa emisoni ka vijuar me ndriçim të reduktuar./CNA.al



 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Na keni nderuar”/ Rama ‘hap thesin’ për ushtrinë, premton sërish rritje pagash

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Forcat e Armatosura, ka lajmëruar rritjen e pagave për forcat e armatosura.

Rama tha se pagat për këtë kategori do të rriten me 30%, ndërsa bëri me dije se vitin e ardhshëm do t’i rrisë sërish ato.

“Nuk është rrija e parë e pagave që bëjmë, pas një periudhe shumë të gjatë me forcat tona të armatosura që mbeten shumë mbrapa. Kur u takuam pas zjarreve në gusht, unë ju thashë do t’iu rrisim pagat dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.



Sot po ju them se vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që forcat tona të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës. Nuk flasim për vendet e fuqishme, por për vende të tjera që janë më të forta ekonomikisht se ne, por ne në aspektin e forcave të armatosura nuk kemi përse të mos synojmë që do t’i arrijmë. Nuk kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO.

Nuk jemi as në krye, sepse aty askush nuk besoj se do të arrijë ndonjëhere, as në mes por as të fundit. Brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj se mund ta arrijmë. Jam i bindur se së bashku mund ta arrijmë. Është rritja me e madhe ndonjëherë për një sektor. Është më e lartë se rritja 25% për policinë e shtetit para disa vitesh.

Vjen si rezultat të asaj që ju keni dhënë dhe keni nderuar Shqiëprinë. E keni vendosur Shqipërinë në vështirësi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hetimi për 25 prillin/ Alibeaj paralajmëron kallëzim në SPAK

Publikuar

-

Nga

Ka nisur me akuza mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin. Kryetari Enkelejd Alibeaj ka theksuar se asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje për dokumentet që kërkon opozita.

Sipas tij, e vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje”, tha Alibeaj.



Kryetari i këtij komisioni ka theksuar se do të ribëjë kërkesat edhe një herë dhe ka paralajmëruar kallëzim penal.

LEXO EDHE:  Po e gënjejnë apo po na gënjen Presidenti?

LEXO EDHE:  Vdekjet nga Covid në Shqipëri u rritën me 38%/ Shumë më lart se gjithë shtetet e tjera të Europës

“Fakt se mos respektimit të urdhërimit të këtij komisioni për të hetuar. Jam i detyruar sigurisht të ribëj një njoftim për secilin institucion. Bashkë me të për ti paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyrë për secilin prej drejtuesve të secilit prej këtyre institucioneve. Nga i pari tek i fundit. Kjo është rrugë ligjore. Që do rivendosur në vend autoritetin. Po i bëj një thirrje të pari të vendit Edi Rama, për sa kohë që ka në varësi ministrat dhe agjencitë e tjera dhe 60 bashki, që të urdhërojë politikisht vartësit e vet partiak që të mos krijohet asnjë skenar paralel” tha Alibeaj.

LEXO TE PLOTE