Connect with Us

Dështon ankandi i dytë për blerjen e energjisë/ Shkak çmimet e larta

Aktualitet

Dështon ankandi i dytë për blerjen e energjisë/ Shkak çmimet e larta

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar sot një tjetër ankand për sigurimin e energjisë për periudhën 14-17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.

Sipas OSHEE nuk është arritur të blihet i gjithë volumi i kërkuar i energjisë elektrike. Konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MWh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Në vijim të ankandeve, të datës 11.10.2021, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A, pjesë e shoqërisë OSHEE Group, zhvilloi sot, më datë 12.10.2021, ankandin për sigurimin e profileve band dhe peak, për periudhën 14 – 17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 11:00-12:00-13:00), përmes platformës IT online. Në të morën pjesë 8 shoqëri.

LEXO EDHE:  Punime në disa kabina në Tiranë/ Ja zonat ku do të stakohet energjia për disa orë

Sasia e energjisë së kërkuar u sigurua pjesërisht, konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MWh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ishte e detyruar të skualifikonte disa nga ofertat për shkak të çmimeve shumë të larta, të cilat arrinin deri në 590 Euro./ MWh”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje OSHEE zhvilloi një ankand tjetër, ku u sigurua 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Plasin komplimentet në PS/ Rama mburret me Lindita Nikollën dhe Evis Kushin

Publikuar

-

Nga

“Nuk duhet harruar që Ministria e Arsimit është drejtuar për shumë vite nga njerëz, nga burra me grada, por periudha e suksesit, më domethënëse e Ministrisë së Arsimit, është periudha kur është drejtuar nga dy zysha, nga Lindita dhe nga Evisi, që jam i bindur që do të bëjë shumë, njësoj si Lindita”, kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e buxhetit 2022 për Arsimin.

Më tej ai shtoi se në çdo shkollë duhet vendosur fokusi tek mësueset gra, të cilat të mund të zëvendësojnë drejtuesit burra, që sipas Ramës iu ka mbaruar koha.

LEXO EDHE:  Shqipëria në krizë, KESH u shet sekserëve me çmim të ulët

LEXO EDHE:  Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr



“Selman, ti je burrë dhe e fillon me një të metë këtë proces, por duhen kthyer sytë vërtet nga mësueset, në radhë të parë, që janë nëpër shkolla dhe duhen gjetur aty tek mësueset në çdo shkollë drejtueset që duhet të zëvendësojnë këto burra”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama paralajmëron “tërmet” në arsim/ Kryeministri iu “kërcet dhëmbët” drejtuesve

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për Arsimin, kryeministri Rama paralajmëroi “furtunë” në radhët e drejtuesve të shkollave.

Rama tha se duhet bërë një skanim i plotë dhe kush nuk e meriton të jetë në krye të shkollave, duhet të largohet.

“Kemi drejtues që nuk e meritojnë të drejtojnë shkollat dhe janë nën nivelin e mësueseve dhe të një kolektivi mësimor dhe që janë “out” dhe këtu është e qartë për ministren, për drejtorinë e përgjithshme që duhet ndërhyrë që drejtuesit me vlerë të mbështeten dhe motivohen dhe drejtuesve që u ka kaluar koha të largohen.



LEXO EDHE:  Skandali i OSHEE/ Tender 4.3 miliardë lekë me ofertues të vetëm për makina me qera

LEXO EDHE:  Sa është vlera e ndërtimeve të reja në Tiranë/ Kush i blen ato dhe përse janë kaq të shtrenjta?

Nuk ka rëndësi çfarë bindjesh ke dhe nga je, apo cfarë statusi ke. Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv i drejtë, i të gjitha kapaciteteve të drejtuesve të shkollave dhe kush nuk e meriton të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër. 

Në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë ministrinë e Arsimit dhe jo më një shkollë. Duhen gjetur aty në cdo shkollë mësueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që u ka mbaruar koha me kohë e me vakt”, theksoi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëfeu dy vrasje të bujshme/ I penduari i drejtësisë përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja nga vrasja në Fier/ Identifikohet viktima

I penduari i drejtësisë Luftar Reçi, raportohet se është dërguar me urgjencë në spital, për të shkak të infeksionit me Covid dhe gjendjes së tij të rëndëuar shëndetësore.

Reçi duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës

Kush është Luftar Reçi?

Luftar Reçi, i njohur ndryshe si i ‘tmerrshmi i Dibrës’ është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj. Reçi është vënë në pranga për nje tjetër krim, autorësinë e të cilit nuk e ka pranuar ende.

I akuzuar për vrasje dhe trafik droge dhe prej 11 vitesh në burg, emri i Luftar Reçit është rikthyer në qendër të vëmendjes sot për shkak të rolit kyç që ka pasur në hetimet e bujshme të SPAK, për akuzat ndaj dy prej bosëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri, Lulzim Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre. Informacionet që ai ka dhënë si i penduar në dy vrasjet e bujshme të 26 dhe 27 shkurtit 2005 janë kyç për akuzat që SPAK artikuloi sot.



Luftar Reçi është vënë në pranga në vitin 2009, pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2005, i dyshuar atëherë për disa ngjarje kriminale dhe i akuzuar për vrasjes e Maks Lalës. Ai është vëllai i ish-biznesmenit Agim Reçi. Ky i fundit u ekzekutua në mënyrë mafioze rreth një vit më parë.

LEXO EDHE:  “Hajde mos vono më”/ Jonida Vokshi tregon ndjesitë e mrekullueshme të të blerit gjëra për bebin

LEXO EDHE:  Tirana nesër po energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Luftar Suleman Reçi ka qenë i akuzuar për ‘vrasje me paramendim‘, e kryer në bashkëpunim me grup të strukturuar kriminal, si dhe të ‘trafikimit të lëndëve narkotike‘”.

Reçi së bashku me nipin e tij Taulant Elezi, më 8 maj 2005, në aksin rrugor të autostradës Milot-Burrel, në afërsi të Ulzës, kanë vrarë me armë zjarri në pjesën e pasme të kokës Maksim Aleks Lalën. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, kanë djegur trupin e viktimës me napalm, duke e hedhur në vendin e quajtur “Ura e kallamishtesh” në Burrel.

Pas izolimit në burgun e sigurisë së lartë, në Burrel, Reçi është vizituar disa herë nga atëherë drejtori i Krimeve të Rënda pranë Ministrisë së Brendshme Agron Kuliqi.  Zbritjet e tij të bujshme nga helikopteri i kësaj ministrie në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit verilindor tërhoqi vëmendje të madhe në qytet. Për vrasjen e Maksim Lalës, Luftar Reçi është dënuar me 25 vite burg. /CNA.al 

LEXO TE PLOTE