LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha-demokratëve/ “Do të vendosim primaret, do të votoni ju dhe anëtarësia”

12 Tetor 2021, 17:07, Politikë CNA
Berisha-demokratëve/ “Do të vendosim primaret, do të votoni

Në Foltoren e Kukësit, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se “Foltorja” është një thirrje për të gjithë themeluesit e saj e deri te anëtarët e rinj, për tu bashkuar për të përmbysur regjimin e Ramës.

Gjatë fjalimit të tij Berisha iu drejtua demokratëve se do të jenë ata që do të vendosin dhe përcaktojnë të zgjedhurit e tyre.

Lideri historik i PD, tha se do vendosin primaret që të zgjedhurit vendor dhe qendror të Kukësit, Tropojës, Gjirokastrës, t?i zgjedhë anëtarësia.

?Foltorja është një thirrje për bashkimin e demokratëve nga themeluesit e saj e deri te anëtarët e rinj. Më mirë qiri i fikur se i fëlliqur. Ju do të përcaktoni të zgjedhurit tuaj.

Do vendosim primaret. Primaret janë që të zgjedhurit vendor dhe qendror të Kukësit, Tropojës, Hasit Gjirokastrës, t?i zgjedhë  anëtarësia e partisë, të votojnë për ta, të dalë në krye ai që merr vota më shumë. Varianti i dytë i primareve është që të votoni jo vetëm ju dhe anëtarët e partisë port ë votojnë edhe mbështetësit tanë. Të vijnë të votojnë me ne.Cilido që është i aftë të krijojë fraksionin është i mirëpritur që sot, ne s?kemi frikë nga liria. Fraksionet kanë rregullat e tyre, kush të dojë t?i krijojë sipas rregullit?, është shprehur ndër të tjera Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga