Connect with Us

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Aktualitet

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një kontratë abuzive, një marrëveshje midis një korporate shtetërore shqiptare me një kompani private, në emër të depozitimit të energjisë. Pra, në emër të një situate që kërkon të jetë zgjidhje për problematikat që mund t’I lindin KESH-it, është kthyer në një kontratë e cila thjeshtë dhe vetëm i ka dhënë KESH-it disa miliona euro më pak në buxhetin e tij.

Dhe këto para kanë kaluar tek një kompani private.

CNA.al ka denoncuar me dokumente ditë pas dite këtë skandal që ka filluar nga muaji mars.

Sipas dokumenteve të bëra publike prej disa ditësh nga CNA.al, gjithçka ka filluar me një kërkesë të nisur në datën 4 mars, nga kompania private NOA Energy Trade, drejt Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Dhe është kjo shkresë zanafilla e gjithçkaje.cna lajme aktuale

Pas kë rkesë së datës 4 mars, në datën 8 mars sërish NOA i dërgon KESH-it, në atë kohë e drejtuar nga Benet Beci, një tjetër kërkesë që është shprehje e interesit për lidhjen e marrëveshjes.

Pra, gjithçka ka ecur ditë pas dite. Në datën 4 dokumenti i parë, në datën 5 dokumenti i dytë, më pas shkresa përcjellëse drejtuar KESH-it. (Lexo këtu

Në atë kohë drejtor i KESH-it, ka qënë Benet Beci, i cili është tërhequr në datën 5 mars dhe gjithçka mesa duket e ka inskenuar thjeshtë dhe vetëm që të ishte një periudhë ku ai edhe ishte edhe nuk ishte drejtor, pasi kishte dhënë dorëheqjen se do të kandidonte për deputet.

Por, në fakt në institucion ka shkuar deri pas muajit maj, deri pasi është zgjedhur deputet.

Sot CNA.al po zbulon dokumentin e tretë, atë të datës 8 mars të vitit 2021.

Një dokument që mban firmën e Benet Becit, administratorit të KESH-it. Ky i fundit edhe pse ishte dorëhequr disa ditë më parë ka firmosur një shkresë drejtuar Autoritetit të Konkurencës dhe Entit Rregullator të Energjisë në lidhje me vlerësimin e shprehjes së interesit për shkëmbimin e energjisë elektrike.

CNA.al më poshtë po sjell dokumentet që tregojnë se është Benet Beci ideatori dhe strumbullari i asaj që është përkthyer më pas në një kontratë mes KESH dhe kompanisë NOA Energy, ku kjo e fundit fiton miliona euro, ndërsa disa thërrime i lihen Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Sipas dokumenteve të njëpasnjëshme. Në datën 4 del i pari. Më pas në datën 5 vjen dokumenti i dytë dhe në datën 8 shkresa përcjellëse dhe menjëherë Benet Beci, letrat që merr nga NOA Energy të cilat i çon tek Autoriteti i Konkurencës dhe Enti Rregullator i Energjisë.

Megjithëse kanë qënë këto institucione, të cilat dy vite më parë kishin amenduar këtë lloj forme apo marrëveshje kontrate të bërë nga KESH-i, e cila shiste apo depozitonte energji tek privatët.

Në rastin e kontratës për shkëmbimin e energjisë me NOA Energy ajo që ndodh është spektakolare dhe mund të quhet vjedhje, nëpërmjet një kontrate abuzive, apo korrupsion sepse qartazi duket se një kompani private, NOA Energy merr në orët e pikut mijëra megavat energji elektrike dhe këtë për shumë muaj, me justifikimin se depozitohet energjia. Dhe kjo energji shitet, sidomos në kohën e tregut tani me këtë krizë me rreth 400 euro megavati.

Ka pasur edhe çmime të tjera, në diferencë. Por, edhe pse shitet me këtë çmim, KESH-it i kthehet në orët e pas mesnatës.

LEXO EDHE:  Skandali në Pashaliman/ Ish-ministri i Ramës: Degjenerim i hapur

Dhe KESH në këtë rast merr nga 0.5 deri në 0.8 cent për megavat. Pra, në një mijë megavat apo në dy mijë të shitura, kompania private NOA Energy mund të fitojë nga 400 mijë deri në 800 mijë euro, ndërsa KESH merr pas 800 deri në 1600 euro.

Pra, kjo është ajo kontrata e famshme e filluar gjatë kohës që Benet Beci ka qënë drejtues i Koroporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

Duket se dorëheqja e tij e dhënë në datën 5 mars është thjeshtë një lëvizje që më pas të nxisë me shpejtësi skëterrë dokumentet për të miratuar tek Autoriteti i Konkurencës, një kontratë e cila mesa duket ka hequr nga arkat e KESH-it miliona e miliona euro, duke i kaluar këto në llogaritë e një kompanie private.

CNA.al do vazhdojë të sjellë në ditët në vijim të tjera dokumente që tregojnë sesi ka pasur një veprim edhe nga Autoriteti i Konkurencës por deri tek firmosja e plotë me shpejtësi të madhe për shkëmbimin e energjisë mes KESH-it dhe kompanisë NOA Energy Trade, e cila në finale nuk mban firmën e Benet Becit, megjithëse ky i fundit ishte drejtor deri ditën që është mbyllur procedura, le ta quajmë, dhe më pas firma finale është hedhur nga një administrator i përkohshëm.

Pra, dikush tjetër ka firmosur kontratën përfundimtare, por qartazi edhe në dokumentet e mësipërme dhe ato hap pas hapi, tregojnë se strumbullari, njeriu që ka drejtuar këtë proces deri në firmosjen e kontratës e ka emrin Benet Beci, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

CNA.al në ditët në vijim do të sjellë të tjera fakte dhe dokumente, të cilat tregojnë sesi është përfshirë Benet Beci, KESH dhe strukturat e tij në një kontratë skandaloze, e cila jo vetëm i ka sjellë miliona euro të mungura në arkën e korporatës shtetërore, por në këtë skandal duket se janë përfshirë edhe të tjera institucione. Pa përjashtuar këtu edhe Autoritetin e Konkurencës dhe ERE./CNA.al

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Gjykata Kushtetuese “vulosi” 30 qershorin/ PS: Dita e mësimit historik

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

PS ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka konsideruar të vlefshme zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, që kërkonte shpalljen antikushtetuese të procesit zgjedhor.

Përmes një reagimi në rrjete sociale kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla shkruan se sipas tij sot është dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është fjalë boshe dhe se askush nuk mund t’ja marrë qytetarëve sovranitetin siç thekson ai “për hesape të turpshme”.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila çertifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019. 30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike. 30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin”, shkruan Balla.

LEXO EDHE:  Skandali/ Qeveria prish Shën Valentinin, nuk të lë as të martohesh

LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ Ponstan shurup tërhiqet nga tregu europian, gjendet në farmacitë tona



Një meritë të veçantë, Balla shkruan se ka edhe Kuvendi.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë”, shton Balla.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Skandali në Korçë/ 4 muaj e sorollasin pa KEMP, Fiks Fare i zgjidh problemin

LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ Ponstan shurup tërhiqet nga tregu europian, gjendet në farmacitë tona

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

‘Green Pass’ për të hyrë në lokale/ Mjeku dhe avokati kundër vendimit: Diskriminuese!

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në parlament se të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të pajisen me ‘Greenpass’, certifikatë vaksinimi, për të hyrë në lokale.

Lidhur me këtë vendim ka folur mjeku Erion Dasho dhe avokati Redon Meksi, të ftuar në Syri tv.

Dasho thekson se pasaporta nuk imponon vaksinimin, kurse Meksi vlerësoi se vendimi është diskriminues dhe antikushtetues.

“Në Europë, pasaporta ka tre elementë. Pasapora nuk imponon vaksinimin. Edhe paratë që duhen paguar janë të mëdha, në raport me rrogat që marrin shqiptarët. Jam kundër faktit se një person nëse nuk vaksinohet, duhet që të ikë nga puna. Jam kundër faktit, që nëpërmjet presionit financiar, të detyrohet një zyrtar, por jam pro që të ofrohet testi, testim që është falas, e personi testohet tre herë në javë, kjo procedurë është baraz me të qënit i shëruar.



LEXO EDHE:  Skandali në Pashaliman/ Ish-ministri i Ramës: Degjenerim i hapur

LEXO EDHE:  Skandali me listat/28 nga emrat e rinj të PD-së me precedentë penalë

Testi është me çmim prej 50 lekë ose 100 lekë dhe testohet para se të hyjë në mësim. E gjykoj si metodë që e shikoj si të realizueshme. Për fëmijët nën 18 vjeç, edhe një dozë mjafton që të krijohet imunitet.”, tha Dasho.

Avokat Redon Meksi tha se ky vendim nuk është vetëm se diskriminues, por shkelt dhe konventa .

“Popullata diskriminohet, kemi konventa që shkelen. Këtu urdhërat vendosen me urdhëra goje. Këtu ka një problem, se opozitën e kemi edhe më pro se qeveria, sepse shkel parime bazë të Kushtetutës sonë. Ne nuk kemi vaksinë që të jetë e mirëstudiuar.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE